Të dhënat alarmante: Gjirokastra do “zbrazet” brenda dy dekadave

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se, popullsia e Shqipërisë është pakësuar me 6267 persona, rrjedhojë e migracionit neto, por edhe rritjes më të ulët natyrore, që pavarësisht gjithçkaje vijon të mbetet në territor pozitiv.

Qarqet e ndryshme të vendit regjistrojnë një dinamikë të ndryshme nga 1 janari 2017 në 1 janarin e 2018-ës.

Vetëm Vlora, Durrësi dhe Tirana regjistrojnë një rritje të popullsisë, ndërkohë që të 9 qarqet e tjera janë duke u tkurrur, thotë INSTAT.

Madje, për disa prej tyre tkurrja po kthehet në një fenomen të frikshëm.

Në harkun e një viti, popullsia e Gjirokastrës ka rënë me plot 4.7%, duke e vendosur në vend të parë sa i përket qyteteve që po zbrazen me ritmet më të shpejta.

Në rast se, ky trend do të vazhdojë i njëjtë, atëherë në harkun e vetëm dy dekadave Gjirokastra do të shuhej.

Qarku jugor i vendit regjistron një performancë të tillë duke qenë se është në vend të parë sa i përket qarqeve me numrin më të ulët të lindjeve, por edhe për fakt se ka një emigracion të lartë.

Në vend të dytë sa i përket qarqeve më problematike është Dibra, ku popullsia ka rënë me 3.8% në harkun e 365 ditëve.

Dibrës, do t’i duheshin 30 vite për t’u zbrazur tërësisht në rast se trendi do të jetë i njëjtë edhe përgjatë viteve të vijim.

Më pas ndjekin Berati, Kukësi, Korca, Elbasani, Lezha, Fieri dhe Shkodra.

Qarqet e vendit po zbrazen edhe për shkak se Tirana vijon të thellojë diferencën sa i përket mirëqenies, raporton televizioni Scan./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7934,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1773,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të dhënat alarmante: Gjirokastra do “zbrazet” brenda dy dekadave
Të dhënat alarmante: Gjirokastra do “zbrazet” brenda dy dekadave
https://3.bp.blogspot.com/-ET6uDJc0FKc/WoRerfkCVuI/AAAAAAAASqs/ATKdb06ogmssQcaPIKC2b540DYqNzordwCLcBGAs/s640/Gjirokastra-747x383-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ET6uDJc0FKc/WoRerfkCVuI/AAAAAAAASqs/ATKdb06ogmssQcaPIKC2b540DYqNzordwCLcBGAs/s72-c/Gjirokastra-747x383-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/te-dhenat-alarmante-gjirokastra-do.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/te-dhenat-alarmante-gjirokastra-do.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy