“The Guardian”: Kosova 10 vjet shtet me korrupsion e ndotje, por me rini plot energji

, “The Guardian”: Kosova 10 vjet shtet me korrupsion e ndotje, por me rini plot energji

Gazeta presticioze “The Guardian” ka shkruar për Prishtinën, si kryeqytetin më të ri në Evropë, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke thënë se shteti përballet me korrupsion dhe ndotje, por që ka rini me plot energji.
“Guardian” ka përmendur faktin se 42 për qind e popullatës në Kosovë është nën moshën 24-vjeçare, ndërsa ka shtuar se Prishtina është vazhdimisht në ringjallje. “Ajo është rindërtuar dy herë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse lufta e fundit zbrazi qytetin nga shqiptarët, dëmtimet fizike vëreheshin në pak ndërtesa. Pas luftës, shumica e qytetarëve serbë u larguan drejt Graçanicës ose pikave në veri, dhe Kombet e Bashkuara morën kontrollin e institucioneve. Por krimi dhe korrupsioni mbretëruan, përfshirë edhe pjesën urbane të qytetit. Më 2000, drejtori për arkitekturë dhe planifikim urban, Rexhep Luci, që përpiqej të vendoste rendin dhe ligjin në qytet ku të pasurit po ndërtonin ilegalisht, u vra. Vrasja e tij akoma nuk është zgjedhur, dhe më 2014, kryetari Shpend Ahmeti mori pushtetin duke u zotuar për luftën ndaj ndërtimeve ilegale, që kishin arritur në 40 mijë”, shkruan “Guardian”, e sjell në shqip nga “Zeri.info”./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button