Thellohet çarja e kullës jugore në kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)

Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë. Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës por ajo e pozicionit ballor, ëshë duke u zgjeruar me shpejtësi.

Në 18 Janar çarja mbi këtë kullë duket qartësisht më e ngushtë se ajo e regjistruar sot vetëm 22 ditë më pas.

Por i kontaktuar për të sqaruar këtë situatë drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës Albert Kasi tha jashtë kamerave se çarja është thelluar vetëm me 1 cm në 15 vitet e fundit dhe se situata nuk është e rrezikshme.

Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që tregohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur pas këtij studimi.

UNESCO i rikthehet problemit në vitin 2014 ku në raportin me titull: “Manaxhimi i riskut të shkatërrimit në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri” e përmend rastin e Gjirokastrës si kritik.

Raporti sjell foto të të çarave në muret e kështjellës dhe shënon se ato mund të lidhen me paqëndrueshmërinë gravitacionale që është aktive përgjatë shpatit të kodrës mbi të cilën është vendosur kështjella.

” Përfundimisht një studim gjeomekanik dhe strukturor i detajuar i kreshtës konglomerate që është e vendosur nën kështjellë do të na lejonte ne të kuptonim më mirë proceset përgjegjëse për paqëndrueshmërinë gravitacionale”, thuhet në raport.

Më 18 Janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit por zyratarisht nuk ka asnjë vlerësim për këtë situatë të re./TCH//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thellohet çarja e kullës jugore në kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)
Thellohet çarja e kullës jugore në kalanë e Gjirokastrës (VIDEO)
Thellohet çarja e kullës jugore në kalanë e Gjirokastrës
https://4.bp.blogspot.com/-kmoHfDAFaUc/WoAid3Rf1lI/AAAAAAAASUg/1p-oj2Zxe_0AQ2_mocvSh4fmIyhjp98jwCLcBGAs/s640/Gjirokastra3.png
https://4.bp.blogspot.com/-kmoHfDAFaUc/WoAid3Rf1lI/AAAAAAAASUg/1p-oj2Zxe_0AQ2_mocvSh4fmIyhjp98jwCLcBGAs/s72-c/Gjirokastra3.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/thellohet-carja-e-kulles-jugore-ne_11.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/thellohet-carja-e-kulles-jugore-ne_11.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy