“Urat i mori lumi”, Kumbaro: Riparimi ishte i pamundur, po shqyrtojmë rastin e Kalasë së Gjirokastrës

Raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Komisionin e Edukimit u shoqërua me debate të forta mes saj dhe kryetares së këtij Komisioni, Albana Vokshi.

Kumbaro raportoi për gjendjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvendosjen e artistëve nga Teatri Kombëtar.

“A e ndieni veten përgjegjëse që po shkatërrohen monumentet e kulturës? Nga prezantimi doli që është faji i natyrës”, iu drejtua Vokshi ministres Kumbaro.

“Në lidhje me objektet që në 3-4 shkurt pësuan dëme, ura e Hoshtevës në Zagori, Drejtoria Rajonale e Gjirokastrës kishte evidentuar problematika në këtë urë. Është bërë një evidentim i detajuar i situatës. Prurjet e ujit në këtë periudhë të vitit janë të shumta dhe terreni është i paaksesueshëm në këtë zonë dhe ishte e pamundur që ndërhyrjet të bëheshin në këtë periudhë të vitit. Ekspertët konstatuan se ndërhyrjet duhet të bëheshin në një moment tjetër”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.

Si zgjidhje, ministrja e Kulturës thotë se janë dy mundësi për riparimin e urës 200-vjeçare të Ali Pashës.

“Që të bëhet restaurimi me rrënojat që janë në vend dhe konservohet ajo që mbetet, opsion tjetër, më i pazakontë është rindërtimi me atë që ka mbetur dhe materiale të tjera”, tha ajo.

Top Channel kishte paralajmëruar përmes një reportazhi në 5 janar se ura monument po shkonte drejt shkatërrimit, por një ditë më vonë grupi i ekspertëve të Ministrisë dhe Monumenteve të Kulturës garantoi se rrezikshmëria nuk ishte e nivelit të lartë dhe se ura ishte e qëndrueshme e do të resturohej së shpejti në një periudhë pa reshje.

Në të njëjtën datë me këtë urë u shemb edhe Ura e Orgockës mbi lumin Osum në Kolonjë.

Ura, e cila daton në fund të shekullit të 17 ishte shembur pjesërisht para viteve ‘90, por dy ditë më parë edhe pjesa e mbetur është marrë nga rrjedha e lumit. Ndërtimi sipas të dhënave i përket periudhës osmane e përveçse një monument kulture i kategorisë së parë shërbente edhe për lidhjen e disa fshatrave në zonë.

“Edhe ajo është në terren shumë të vështirë. Në vitin 1963 është shpallur monument kulture”, deklaroi Kumbaro.

Kumbaro tha se çarjet e mureve të kalasë së Gjirokastrës është një problematike e trashëguar në dekada.

“Gjatë inspektimit të fundit në mjediset e kalasë dhe vëzhgimit vizual të terrenit në shpatin ku pozicionohet kalaja u konstatuan disa çarje si rezultat i të cilave janë krijuar dy blloqe shkëmbor që janë të paqëndrueshëm. Këto çarje janë shumë të vjetra, janë të shfaqura që në vitin 1965 siç na i konfirmon edhe inxhinier Agron Doraci.

Në këto momente që flasim Instituti i Monumenteve të Kulturës së bashku me Shërbimin Gjeologjik po bëjnë vlerësimin financiar për segmentin në të cilët përfshihet kulla verilindore me problematikën më emergjente e vënë në monitorim 10 vite më parë dhe ku është konstatuar një diferencë 1.5 cm në një nga çarjet e mureve të kalasë”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9266,Camëri,117,Editorial,2032,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2690,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Urat i mori lumi”, Kumbaro: Riparimi ishte i pamundur, po shqyrtojmë rastin e Kalasë së Gjirokastrës
“Urat i mori lumi”, Kumbaro: Riparimi ishte i pamundur, po shqyrtojmë rastin e Kalasë së Gjirokastrës
https://2.bp.blogspot.com/-iKMYgQ2988E/WpYCOqH23jI/AAAAAAAACuQ/MWfPszNlrwk1nvcmpV5dBT8yyOfmpSkLgCLcBGAs/s640/komisionok-300x300.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-iKMYgQ2988E/WpYCOqH23jI/AAAAAAAACuQ/MWfPszNlrwk1nvcmpV5dBT8yyOfmpSkLgCLcBGAs/s72-c/komisionok-300x300.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/urat-i-mori-lumi-kumbaro-riparimi-ishte.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/urat-i-mori-lumi-kumbaro-riparimi-ishte.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy