“Uria” e BE-së dhe “patatja e nxehtë” që u servir nga Rama

Nga Anila Basha/

“Faleminderit, natën e mirë. Jam i uritur”. Ishte përmbyllja e 64-vjeçarit Jean Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, që e nisi fjalën e tij me batutë dhe po me batutë e përfundoi, pasi e priste shtruar ndërkohë darka që po serviret në godinën shtetërore të Kryeministrisë, dhe jo në ndonjë restorant, apo vilë tradicionale.

“Erdha në Tiranë për t’i shpëtuar klimës së Brukselit, por edhe këtu gjej të njëjtën klimë”, tha Presidenti i Komisionit Evropian, pasi ia kujtoi këtë fakt kryeministri Edi Rama që donte ta surprizonte mikun e Brukselit me kohë të mirë, por në Tiranë, e në Shqipëri, po ndodhte “qameti”.

Me kohën sigurisht, pasi siç u kuptua nga konferenca e përbashkët për shtyp e dy liderëve, pikat mbi “i” janë vendosur kohë më parë sesa kjo përballje publike me qytetarët shqiptarë.

Nuk ka asnjë dyshim se Brukseli i ka të qarta faktet për 17 gjyqtarët dhe prokurorët që kryeministri Rama deklaroi se kishin hequr dorë nga gjyqsori për shkak të procesit të vettingut;

Nuk ka asnjë dyshim se Brukseli e ka po aq të qartë operacionin kundër krimit të organizuar “Forca e ligjit”, pas impenjimit drejtpërsëdrejti edhe të komisionerit Avramopulos për këtë çështje me ministrin e Brendshëm Xhafaj;

Eshtë po aq e qartë për Brukselin vështirësia e reformës administrative, apo edhe aksionet që qeveria thotë se po ndërmerr në luftën kundër korrupsionit apo reformimin e administratës.

Ajo që mbetet “patate e nxehtë” dhe që Juncker do “ta shijojë” përpara se të rikthehet në Bruksel ku të vazhdojë axhendën me vendet anëtare të BE, është pikërisht, marrëveshja me Greqinë.

Para prillit, kur kryeministri grek Tsipras do të urojë nga Korça “Pashkë të mbara” së bashku me kryeministrin shqiptar Rama, duhet që marrëveshja Shqipëri-Greqi për të zgjidhur të gjitha ato çështje që nuk janë zgjidhur prej 70 vjetësh, të përfundojë. Sepse çështjet territoriale, sikurse Juncker e tha qartë gjatë gjithë konferencës për shtyp, mbeten problemet më madhore.

E meqënëse darkën do ta konsumojë në Kryeministri, patjetër që “patatja e nxehtë” e çështjeve me Greqinë do të jenë pjesë e bisedës dhe debatit. Nuk do të mbeten pas, në bisedimet e ethshme institucionale shqiptare, edhe ato që konsiderohen si probleme mes kryeministrit dhe presidentit, e sidomos për vazhdimin e negociatave me Greqinë.

Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e lajmit për sqarimet dhënë presidentit në konferencën e sotme për shtyp, e jo pa qëllim. E para, për të treguar se ekzekutivi nuk vepron pa Presidentin, dhe e dyta, për të garantuar zyrtarin e lartë evropian se qeveria nuk bllokon procesin.

“Topi”, siç duket, do të mbetet në anën e presidentit Ilir Meta. Me të cilin, presidenti Juncker do të takohet nesër që në mëngjes. E ku siç pritet, pas darkës së sotme në Kryeministri, vetë Juncker do të japë një mesazh për presidentin që kjo çështje të shkojë më tej.

I sigurt është fakti, që kur Edi Rama të udhëtojë në 1 mars drejt Sofjes në Bullgari, ku do të shtrohet dreka zyrtare nga kryeministri bullgar, për mysafirët evropianë, por edhe 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, do të ketë një përgjigje konkrete.

Paskësaj, Ramës i duhet të zgjidhë ato që në konferencën për shtyp i konsideroi “vende të veçanta që kërkojnë informacione shtesë” dhe për të cilat qeveria shqiptare po punon fort për t’u dhënë gjithë detajet e nevojshme. Duke pranuar kështu edhe publikisht, atë që në media është shkruar shpesh, se ka ende vende skeptike për këtë anëtarësim brenda bllokut evropian.

Por, thënë edhe më troç, Rama sot dukej i kënaqur, sepse duke filluar nga marsi e në vazhdim, deri kur Komisioni të çelë negociatat, do të ketë të paktën një çështje për të cilën të krenohet: atë të fillimit të rrugës evropiane të Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7981,Camëri,108,Editorial,1715,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Uria” e BE-së dhe “patatja e nxehtë” që u servir nga Rama
“Uria” e BE-së dhe “patatja e nxehtë” që u servir nga Rama
“Uria” e BE-së dhe “patatja e nxehtë” që u servir nga Rama
https://3.bp.blogspot.com/-1zOpK5X345U/WpPeh4uuivI/AAAAAAAATik/OtvNDHYRVQ4uiVsDX1FU1LkkGmJDChkTgCLcBGAs/s640/b03bcce288250f066c1487eed734399f_L.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-1zOpK5X345U/WpPeh4uuivI/AAAAAAAATik/OtvNDHYRVQ4uiVsDX1FU1LkkGmJDChkTgCLcBGAs/s72-c/b03bcce288250f066c1487eed734399f_L.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/uria-e-be-se-dhe-patatja-e-nxehte-qe-u.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/uria-e-be-se-dhe-patatja-e-nxehte-qe-u.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy