Vota kundër SHBA në OKB/ Edi Rama merr një falenderim nga Palestina…

Kuvendi i Shqipërisë të enjten gjatë seancës plenare rrëzoi një rezolutë të paraqitur nga Partia Demokratike, përmes të cilës i kërkohej qeverisë Rama të rishikonte votën e saj në OKB në 21 dhjetor.

Shqipëria u rendit në vendet pro rezolutës së paraqitur nga Turqia, e cila kundërshton shpalljen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Votimi në OKB për rezolutën erdhi pasi më 6 dhjetor Presidenti Donald Trump firmosi dekretin për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Vota pro rezolutës së paraqitur nga Turqia shkaktoi një seri debatesh në Tiranë, ndërsa Qeveria e argumentoi këtë qëndrim në unison me atë të Bashkimit Europian.

Në anën tjetër BE nuk kishte asnjë qëndrim të unifikuar, pasi në votim disa prej shteteve anëtare abstenuan ose nuk morën pjesë në votim.

Votimi në OKB u shoqërua gjithashtu me një qëndrim të fortë të Presidentit të SHBA-ve, i cili paralajmëroi se asnjë dollar amerikan nuk do të shkojë në drejtim të këtyre shteteve.

Por pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët socialistë rrëzuan propozimin e opozitës për të riparë votën, kundrejt rregullave të OKB-së, duket se Kryeministri Edi Rama ka marrë një falenderim.

Ka qenë ambasadori i Palestinës në Tiranë Yasser Al-Najjar që përshëndeti vendimin e Qeverisë Shqiptare, ndërsa shtoi se ky qëndrim nuk e ben Shqipërinë nje vend antiamerikan.

“Miqtë nuk bihen dakord, aleatet nuk bihen dakord. Them aleatë brenda BE, brenda NATO-s, në botën arabe, janë dakord për shumë gjëra, por nuk jane dakord dhe për gjera të tjera.

Nuk është votë kundra. Kur votohet kundër nje rezolute të sjellë nga Shtetet e Bashkuara apo nga çdo shtet tjetër, nuk do te thotë qe nuk doni marrëdhënie me ate vend, apo nuk jeni më aleate.

Amerikanët e kuptojnë këtë gjë shumë mirë dhe shpresoj që shumica e liderëve politikë shqiptare ta kuptojnë këtë gjë.

Duhet të shikojmë përpara. Çështja e Jerusalemit është një çështje madhore për Palestinën, myslimanët, arabët dhe për të gjithë botën, por marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë janë shumë të forta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Jerusalemin”,- tha diplomati palestinez përmes një deklarate./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vota kundër SHBA në OKB/ Edi Rama merr një falenderim nga Palestina…
Vota kundër SHBA në OKB/ Edi Rama merr një falenderim nga Palestina…
https://2.bp.blogspot.com/-xmqNdi1Rye0/WoBN2tpUAkI/AAAAAAAASWk/HA2FL36LwqkLHBL6cr4hqVY5x8mjcqB1ACLcBGAs/s640/auto_trump_rama1517392424%2B%25281%2529.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-xmqNdi1Rye0/WoBN2tpUAkI/AAAAAAAASWk/HA2FL36LwqkLHBL6cr4hqVY5x8mjcqB1ACLcBGAs/s72-c/auto_trump_rama1517392424%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vota-kunder-shba-ne-okb-edi-rama-merr_11.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vota-kunder-shba-ne-okb-edi-rama-merr_11.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy