Vrasja barbare e Dedë Gjo Lulit nga serbët dhe a u tradhtua ai nga shqiptarët!

Nga Roland Qafoku - Kur mbushi 75 vjeç Dedë Gjo Luli tregoi trimërinë e fundit në jetë. I gjendur në një kurth, i lidhur këmbë e duar, i zhveshur pothuajse lakuriq, i vjedhur nga gjithçka që kishte në xhepa, atë 24 shtator të vitit 1915, plaku i maleve u vra përmes bajonetash të ngulura në trup dhe njëkohësisht nga plumbat e një batareje pushkësh, nga rreth 30 ushtarë serbë në Sheshëz të Oroshit, në Mirditë.

Shqiptari që kishte luftuar një jetë të tërë kundër serbëve, vetëm në këtë mënyrë mund të vritej prej tyre.

SKENA E KRIMIT

Dedë Gjo Luli kishte bërë shumë beteja në jetë kundër serbëve. Por në atë të së premtes së 24 shtatorit u gjend pa asnjë mundësi për t’iu kthyer atyre. Mes afro 50 malësorëve, i gjendur në një fushë në Orosh, përballë tyre plaku nuk kishte asnjë mundësi. Tufa e ushtarëve serbë e lidhën atë bashkë me të tjerët, e zhveshën, ia grabitën gjithçka në xhepa dhe në fund e ekzekutuan. Rapsodi mirditor e ka gdhendhur në vargje dhe muzikë momentin e vrasjes së tij:

Në bjeshkë të Oroshit na u derdh zani, se ç’ban me ne serbjani,/

Si ata trimat kanë rrethue, me vargonj na i kanë shtrëngue,/

Zana e malit t’jam ankue, curril gjaku tue u shkue/

Mu në Sheshëz burrit të botës, pa iu tremb qerpiku i lotës,

Serbi thikën i ngul në krahnuer/ Dedë Gjo’ Luli burrë malcuer,

Po i thotë këto fjalë açik: Gjaku em të shkojë fli, Për me pshtue të shkretën Shqipni.

Mes dëshmitarëve okularë ka vetëm një që ka lënë gjurmë. Fran Lulgjuraj ka rrëfyer si e ka parë të vdekur Dedë Gjo Lulin. Studiuesi Zef Përgega ka patur fatin ta intervistojë Lulgjurën dhe të sjellë dëshminë e atij moment. Në punimin e tij Si u vra Ded Gjo Luli në Mirditë, Përgega shkruan se Fran Lulgjuraj, në moshë 78-vjeçare i ka treguar:

“Në vitin 1980 kam takuar në Podgoricë në shtëpinë e tij, në rrethina, miditorin e zgjuar Frrok Bisaku. Malësorët dhe kosovarët e merrnin Frrokun kur kishin prombleme gjaku dhe ngatërresa, të cilat ai i zgjidhte si njohës i thellë i Kanunit. Sipas tij, 11 herë janë ndryshuar ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Ai më ka thënë se Dedë Gjo Lulin e ka parë të shtrirë përdhe të vrarë. Ishte vetëm trupi i tij pa jetë. Ia kishin marrë çakshirët, armët dhe e kishin lënë me mbathje të gjata, me çorape e këmishë të bardhë…”

SI U KRYE VRASJA

Deri më sot studimet njohin vetëm një variant për mënyrën e ekzekeutimit, por dy variante për autorësinë e kurthit që i është bërë Dedë Gjo Lulit. Nuk ka asnjë dilemë apo mungesë të dhënash se ai u vra. Por diskutimet dhe debatet vijojnë edhe sot se cilët ishin ata shqiptarë që e futën në kurth dhe bashkëpunuan me serbët për ta vrarë.

Studiuesit vazhdojnë të jenë të ndarë nëse kjo tradhti është bërë nga Gjon Markagjoni, apo e gjithë ngjarja ishte një kurth serb?

VARIANTI 1/ A KA GISHT GJON MARKAGJONI NË VRASJE?

Mbështetësi i tezës se bajraktari i Oroshit, Gjon Markagjoni kishte gisht në vrasjen e Dedë Gjo Lulit është Pal Doçi. Në librin e tij “Malcori I madh Dedë Gjo Luli” ndër të tjera ai shkruan:

“Në vjeshtën e vitit 1915, në shtëpinë e Ded Gjo Lulit, në Shkodër vjen një lajm prej kapedanit të Mirditës që e fton në Orosh për të biseduar “për fatet e vatanit”. Së bashku me të birin, Ded Gjo Luli, bën disa ditë rrugë nëpër bjeshkët e Mirditës vetëm e vetëm për mos t’i dalë fjale krerëve vendas. Por këtu, në këto bjeshkë, kishte zënë pusi vetë tradhtia.

Ndërsa shkonte drejt kishës së Oroshit, atij i dalin përpara rreth 30 serbë të armatosur. Plaku gjendet ngushtë dhe i befasuar, por e kupton menjëherë tradhtinë. Ai kërkon të takojë me bajraktarin e Oroshit, por ky i fundit, anipse e ka thirrur, diku është fshehur, pyjeve të mëdha të Oroshit.

Serbët pasi e lidhin e kontrollojnë Dedën nëpër xhepa. Ai kupton këtë kontroll dhe nuk mungon të thotë; “Haj, haj, po ju kini kujtue se unë kam luftue tan jetën për pasuri? Po kjo asht marre. Burri i Shalës lufton veç për vatan o shkja të ndymë!” Krismat e armëve presin në mes fjalën e trimit. Ishte 24 shtatori i vitit 1915.

Por për këtë variant ka një pyetje më se normale: A mund të fshihej bajraktari i Oroshit?

Ky detaj është pak i besueshëm. Rregullat dhe zakonet e asaj kohe nuk e pranonin që bajraktari të fshihej dhe si i tillë ky variant nuk është i mbështetur bindshëm.

VARIANTI 2/ KURTHI SERB

Serbët kanë qenë mjeshtra të ngatërresave dhe intrigave sidomos kur vinte puna për të eleminuar shqiptarët. Duket që ka qenë një plan i mirorganizuar duke lënë përshtypjen që edhe vetë shqiptarët të ngatërrohen me njëri-tjetrin. Gazetari, studiuesi dhe kryeredaktori i gazetës “Dielli” në Neë York, Dalip Greca, jep një version më se të besueshëm:

“Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte

në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vend të prijësve, i doli

përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: – paskemi mbarue!

Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten.

Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit” Askund nuk përmendet ndonjë bajraktar në ditën kur u vra Ded Gjo Luli. deri në vdekjen tragjike në Orosh të Mirditës nga dora gjakatare e pushtuesit serb.”

ESAD PASHA GISHT NË VRASJE?

Esad Pashë Toptani dhe Dedë Gjo Luli nuk janë takuar kurrë në jetë. Por të dy e kanë njohur mirë njëri-tjetrin. Esadi kishte dëgjuar për plakun që luftonte kundër serbëve, por edhe plaku Dedë Gjo Luli kishte dëgjuar për tradhtitë e Esadit. Po a ishte Dedë Gjo Luli

personazhi i radhës për të cilin Esadi kërkonte eliminimin për llogari të serbëve? Por fakti që atij iu bë një kurth ka një pikëpyetje të madhe: Përse plaku 75-vjeçar, i zgjuar nga natyra, udhëtoi drejt Oroshit kur rreziku ishte i dukshëm? Studiuesi Kolec Traboini nuk ka dilema për tradhtinë e Esad Pashë Toptanit.

“Forcat serbe kishin pushtuar Oroshin dhe me ta ishin forcat e Esat Pashë Toptanit, kryetradhtarit të Shqipërisë. Tre emrat që duhen përmendur për masakrën në Sheshëz të Oroshit janë Kapiten Gjura i Serbisë, Sheh Hamdiu dhe Ali Fehmiu, esadistë, bashkëpunëtorë të pushtuesve. Këta dy të fundit ndërsa morën me vete Kolë Tomën dhe Preng Mark Prengën e të tjerët, Dedë Gjo Lulin ua lanë në dorë serbëve, të cilët e morën të lidhur për në vendkomandën e tyre në Nënshejt, por rrugës e ekzekutuan…!”

VARRIMET

Dhe sipas “rregullit shqiptar” edhe pas vdekjes heronjtë i lëvizin. Pasi e vranë serbët nuk lejuan askënd që ta merrte trupin e Dedë Gjo Lulit. Ata e vendosën trupin në Shpellën e Akullit, në Mirditë duke e lënë aty të shoqëruar me roje. Por popullsia e zonës nuk e lejoi gjatë këtë përdhosje. Pas dy javësh trupi i tij u nxor nga shpella dhe u varros në oborrin e kishës së Oroshit, me një ceremoni fetare nderimi, që i takonte. Ndërsa varrimi i dytë i është bërë në vitin 1923, në Shkodër, në një ceremoni madhështore, duke i dhënë vlerën reale këtij heroi të papërsëritshëm.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vrasja barbare e Dedë Gjo Lulit nga serbët dhe a u tradhtua ai nga shqiptarët!
Vrasja barbare e Dedë Gjo Lulit nga serbët dhe a u tradhtua ai nga shqiptarët!
https://1.bp.blogspot.com/-Nz4NLBtlLnM/WojLKRuFQKI/AAAAAAAACAo/odYgRuLLD08uBwg6XwN1oeT-L359-kfzACLcBGAs/s640/dede-gjo-luli.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Nz4NLBtlLnM/WojLKRuFQKI/AAAAAAAACAo/odYgRuLLD08uBwg6XwN1oeT-L359-kfzACLcBGAs/s72-c/dede-gjo-luli.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vrasja-barbare-e-dede-gjo-lulit-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vrasja-barbare-e-dede-gjo-lulit-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy