Vuçiq kërkon nga amerikanët marrëveshje me Kosovën, por të mos poshtërohet Serbia

Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por për kompromis nevojiten dy palë, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me senatorin amerikan Ron Johnson.

Siç raporton FoNet, senatori amerikan u ka bërë thirrje të gjithë popujve në rajon që të shohin kah e ardhmja dhe të përpiqen të falin gjërat e vështira të së kaluarës, të cilat nuk mund të harrohen.

Vuçiq, në një konferencë për shtyp, ka thënë se SHBA dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme mbi marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe senatorit amerikan i ka thënë se “Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi, por për këtë nevojiten dy palë”, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka kompromis nëse njëra palë është absolutisht e kënaqur, kurse tjetra nuk është. Ne jemi të hapur për bisedime, nuk ngutemi të dalim në opinion për atë që është e mundur dhe çfarë nuk është, ajo që është e lejuar dhe çfarë nuk është”, tha Vuçiq, duke potencuar se për popullin më e rëndësishmja është që të arrihet deri te një vendim, por që Serbia të mos poshtërohet.

Vuçiq tregoi se Johnson do të vizitojë Prishtinën dhe tha se e ka lutur atë që Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin një ndikim të fortë në pavarësinë e Kosovës, ta ndihmojnë Serbinë në stabilizimin e rajonit dhe të ndikojnë te shqiptarët për të arritur një kompromis të vërtetë.

“Johnson më siguroi se SHBA-ja dëshirojnë stabilitet të plotë, paqe absolute në rajon dhe se kjo është prioriteti i tyre, që për ne është një lajm i mirë dhe i rëndësishëm”, tha Vuçiq .

“Kam dashur t’ia bëjë me dije angazhimin tonë, qasjen e kujdesshme dhe fleksibile, dhe se respektojmë interesat kombëtare serbe, duke mos u përpjekur për të shkel dinjitetin e popullit shqiptar apo t’i lëndojmë në çfarëdo mënyre”, tha Vuçiqi.

Vuçiq theksoi se një marrëveshje në mes Beogradit dhe Prishtinës do të kishte një efekt pozitiv, sepse marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve do të zgjidheshin për të paktën 100 vjet dhe do të kishim paqe të plotë dhe stabiliteti ekonomik. /Telegrafi//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiq kërkon nga amerikanët marrëveshje me Kosovën, por të mos poshtërohet Serbia
Vuçiq kërkon nga amerikanët marrëveshje me Kosovën, por të mos poshtërohet Serbia
https://4.bp.blogspot.com/-SFhacl5J6w8/Wor-RZ74bXI/AAAAAAAATHA/Kbwb92YpbwAWG6itwOEq9jTa6PClSoQTACLcBGAs/s640/senatori-johnson-780x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SFhacl5J6w8/Wor-RZ74bXI/AAAAAAAATHA/Kbwb92YpbwAWG6itwOEq9jTa6PClSoQTACLcBGAs/s72-c/senatori-johnson-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vuciq-kerkon-nga-amerikanet-marreveshje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/vuciq-kerkon-nga-amerikanet-marreveshje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy