Zbulohet skema/ Si po tentojnë pushtetarët për të shpëtuar pasuritë korruptive?

Gjyqtarë, prokurorë dhe pushtetarë të ndryshëm shumë shpejt do të duhet të përballen me sistemin e drejtësisë. Të premten u dhanë sinjalet e para se SHBA dhe mazhoranca po përgatiten për një aksion të madh në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa mësohet se për mjaft emra tashmë dosjet janë gati.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ishte i pari, ndërsa shumë të tjerë do e pasojnë, përfshirë dhe gjyqtarë dhe prokurorë. Gazeta në një cikël shkrimesh ka publikuar detaje nga hetimet që po bëhen në bashkëpunim me SHBA-BE për të zbuluar pasuritë e fshehura nga pushtetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Një rol vendimtar në këtë proces ka Drejtoria e Pastrimit të Parave, pasi përmes saj prokuroria, ndërkombëtarët dhe njësia Task Forcë “Forca e Ligjit”, po identifikojnë transfertat bankare të dyshimta dhe emrat që kanë pasuri të pajustifikuar. Por në kuadër të informacioneve që janë grumbulluar në bashkëpunim me agjencitë partnere, është zbuluar se shumë emra kanë bërë shpenzime marramendëse jashtë vendit.

Gjyqtarë, prokurorë, por dhe politikanë dhe zyrtarë kanë investuar qindra mijëra euro në bizhuteri floriri dhe diamanti. Ky fenomen është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, periudhë që korrespondon me miratimin e vetingut dhe reformës në drejtësi.

DPPPP dyshon se këta individë po tentojnë që të fshehin pasuritë e tyre, por dhe të ulin rrezikun e sekuestrimit të tyre. Nëse ata mbajnë para CASH, llogari bankare apo pasuri të patundshme ato mund të sekuestrohen nëse zbulohen skandalet që kanë bërë. Për këtë arsye, shumë individë kanë investuar në bizhuteri floriri e diamanti, për dy arsye: e para ato është shumë e lehtë të fshihen dhe dyta sepse nuk e humbasin vlerën.

Blerjet janë bërë në përgjithësi jashtë vendit dhe një pjesë e orëve, byzylykëve, varëseve apo unazave janë fshehur nëpër kasaforta në shtete të ndryshme të BE, ndërsa ka dhe nga ata që i kanë sjellë në Shqipëri, por që nuk i kanë deklaruar. Një burim i rëndësishëm i tha gazetës se për shumë emra janë zbuluar dyqanet ku janë bërë blerjet dhe të gjitha po verifikohen.

Paratë e krimit dhe korrupsionit jashtë vendit

Në faqen e saj në internet, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bërë me dije se përgjatë kohëve të fundit janë bllokuar 28.772.733 euro, ndërsa u sekuestruan 8 milionë prej tyre. Sipas DPPPP, pjesa më e madhe e parave të pista dalin jashtë vendit.

Gjatë vitit 2016 ka pasur 619 raportime nga banka të nivelit të dytë të cilat kanë raportuar për shuma të mëdha parash. Më pas vijnë shoqëritë e transfertave. Prej tyre ka pasur 209 denoncime.

Edhe në këtë rast ka pasur transferta jashtë vendit. Një tjetër teknikë që përdoret për pastrimin e parave është nxjerrja e tyre në mënyrë tokësore. Vetë Doganat kanë denoncuar 47 raste, ku individë të caktuar kanë kaluar me para të shumta më vete.

Por teknika tjetër më efikase është investimi i parave në pasuri të patundshme. Vetë Hipoteka ka evidentuar gjatë vitit 2016 plot 134 raste të dyshimta. Por sipas raportit të siguruar nga gazeta, ata që kanë rolin më të madh në pastrimin e parave janë noterët.

Ata kanë denoncuar plot 205 raste, kur individë të caktuar kanë nënshkruar akte noteriale, dhurimi, kalimi pronësie apo llogari bankare me vlera shumë të mëdha. Mirëpo në dokument deklarohet se ka dhe mjaft raste të tjera që noterët nuk raportojnë pranë DPPPP. Brenda 1 viti janë shënuar 1.300 raste të dyshimta të pastrimit të parave./Sot/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbulohet skema/ Si po tentojnë pushtetarët për të shpëtuar pasuritë korruptive?
Zbulohet skema/ Si po tentojnë pushtetarët për të shpëtuar pasuritë korruptive?
Zbulohet skema/ Si po tentojnë pushtetarët për të shpëtuar pasuritë korruptive?
https://2.bp.blogspot.com/-SQ0KjcfllDk/Wnbl031LbRI/AAAAAAAARZo/vN9yFK5uyYcanZfx1wqb4ZJYhnEKp6CogCLcBGAs/s640/Pastrim-parash-e1517736236202-720x397.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-SQ0KjcfllDk/Wnbl031LbRI/AAAAAAAARZo/vN9yFK5uyYcanZfx1wqb4ZJYhnEKp6CogCLcBGAs/s72-c/Pastrim-parash-e1517736236202-720x397.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zbulohet-skema-si-po-tentojne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zbulohet-skema-si-po-tentojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy