Zëvendëskancelari austriak trazon Kosovën, propozon autonomi për veriun

Një deklaratë e zëvendëskancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache i cili ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes, ka trazoi opinion politik në Kosovë. Këtë deklaratë në Prishtinë e shohin si tendencë për gjakderdhje të reja dhe konflikt të ri në Ballkan. Menjëherë pas kësaj deklaratë është dhënë edhe ideja për reciprocitet mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Sipas zëvendëskancelarit austriak, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton Koha.net. ai këtë deklaratë e ka thënë para shkuarjes në Beograd, i cili të hënën do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Gazeta e përmendur e ka cituar Strachen të ketë thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”, deklaratë të cilën sot e kanë cituar të gjitha mediet austriake dhe të tjera në botë, e sidomos në regjionin gjermnishtfolës të Evropës. Por më vonë, Zyra e zv. kancelarit e ka përgënjeshtruar deklaratën në këtë pikë. Zëdhënësi i zëvendëskancelarit ka thënë se Austria ka qenë një ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që atëherë është mbështetëse aktive e Kosovës. Austria mbështet perspektivën evropiane, si të Serbisë ashtu dhe të Kosovës. Ky është qëndrimi i Qeverisë Federale dhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë”.

Po ashtu edhe kryediplomatja austriake, Karin Kneissl ka reaguar përmes zyrës së saj të informimit, duke thënë se “njohja e Kosovës nga Austria është një fakt i pakontestueshëm dhe kjo nuk mund të ndryshohet”.

Strache ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë. Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

“Por, fatkeqësisht, për këtë duhen bisedime të gjata e të komplikuara”, tha zëvendëskancelari austriak.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai tha se në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia ka shtuar aktivitetet e kampanjës propaganduese kundër Kosovës, gjë e cila po implementohet nga mediat serbe të kontrolluara nga qeveria e atjeshme.

Kjo kampanjë sistematike, thotë Hoxhaj, shkon kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit.

“Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet e vazhdueshme në ndarje të territorit e ndryshim të kufijve janë pjesë e kampanjës sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndërkaq, edhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache, se duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës. Pacolli ka thënë se idetë e tilla sjellin gjakderdhje.

“Deklaratat si kjo e zëvendëskancelarit të Asutrisë janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”, ka thënë për Express Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli .

“Ne falënderojmë Austrinë për kontributin e madh që ka dhënë në Kosovë dhe rajon, por e kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e zëvendëskancelarit, duke konsideruar se ajo deklaratë është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosovë”, ka shtuar kryediplomati kosovar, sipas të cilit, idetë për shkëmbim territoresh e ndarje të Kosovës, sjellin luftëra të reja.

“Çdo iniciative e kësaj natyre mund ta hape ‘Kutinë e Pandorës’ dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje. Kosova ka shpallur pavarësinë e vet dhe është njohur nga shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjithëve duhet te jete lufta kundër krimit te organizuar dhe siguria e mirëqenia e te gjithë qytetareve ne veri te Kosovës”, ka shtuar Pacolli.

“Serbia duhet te heqë dore nga financimi i grupeve kriminale te serbëve në atë pjese dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta ushtrojë presionin e vet në këtë drejtim. Institucionet e Kosovës kanë kapacitetin e duhur që të vendosin rend dhe ligj në veri të vendit”, ka deklaruar Pacolli për express.

Ndërkohë, në Presidencën kosovare kanë thënë se në këtë fazë ideja e shkëmbimit të territoreve është spekulim. Në anën tjetër, në Qeveri kanë thënë se as në këtë fazë dhe as në faza tjera s’do të ketë skenar për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit të Kosovës.

Por, idenë për ndarjen e Kosovës e ka thënë një javë më parë ministri serb i Ushtrisë, Aleksandër Vulin. Ai tha se duhet të përfundojnë mosmarrëveshjet me shqiptarët duke e ndarë Kosovën. Ndërsa Lëvizja për Bashkim në Kosovë thotë se ndryshim territoresh apo shkëmbim nuk do të ketë, por duhet të ketë reciprocitet të të drejtave ndërmjet shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë, transmeton albinfo.ch/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zëvendëskancelari austriak trazon Kosovën, propozon autonomi për veriun
Zëvendëskancelari austriak trazon Kosovën, propozon autonomi për veriun
Zëvendëskancelari austriak trazon Kosovën, propozon autonomi për veriun
https://2.bp.blogspot.com/-j0_hV4j069E/WoGnijQMOEI/AAAAAAAASfE/osYaaCbd3_87LBXLOSuEwlU4_5lvo5B9ACLcBGAs/s640/ambasadori-austriak-768x474.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-j0_hV4j069E/WoGnijQMOEI/AAAAAAAASfE/osYaaCbd3_87LBXLOSuEwlU4_5lvo5B9ACLcBGAs/s72-c/ambasadori-austriak-768x474.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zevendeskancelari-austriak-trazon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/02/zevendeskancelari-austriak-trazon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy