A ka ndikim Moska në Tiranë?

Prej disa ditësh, në mediat shqiptare qarkullon shkrimi investigativ i revistës prestigjioze amerikane “Mother Jones”, në të cilën trajtohej marrëdhënia e ngushtë financiare e Lulzim Bashës me kompaninë skoceze të quajtur “Biniatta Trade”.

Kjo e fundit i kishte mundësuar kryetarit të Partisë Demokratike takimin me Presidentin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Investigimi i tre gazetarëve amerikanë faktoi se në të vërtetë kjo kompani ka lidhje të ngushta me Rusinë, dhe se dërgimi i Bashës në Uashington është mundësuar nga Kremlini.

Në artikull, Rusia përmendet si ndërhyrëse në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Shqipëri dhe nga vizita e fundit e filozofit rus, Alexander Dugin në Shkup lihet të kuptohet se kjo mund të jetë e vërtetë, shkruan DITA.

Alexander Dugin, i njohur ndryshe si “filozofi i preferuar” i Presidentit rus Vladimir Putin, u shpreh në konferencën e zhvilluar në Shkup se “liberalizmi perëndimor ka dështuar dhe se maqedonasit duhet të kenë besim tek fqinji sllav.”

Kreu i ideologjisë së Kremlinit kundërshton fuqishëm vlerat liberale të Perëndimit dhe propagandon një vëllazëri alternative pan-sllave, që përfshin fuqizimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të drejtuar nga Rusia.

Gjatë konferencës, ai tha se Perëndimi është duke rënë, së bashku me Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje vendimin e Britanisë për të lënë BE-në si dhe rritjen e “euro-skepticizmit në Poloni, Greqi, Itali dhe Hungari. Turqia tashmë ka hedhur poshtë idenë e anëtarësimit në BE”.

“Kur ata të thonë se nuk ka alternativë për të qenë pjesë e BE dhe NATO-s, kjo nënkupton kolonizim, poshtërim, dhe shantazh”, shtoi duke i bërë thirrje Perëndimit të shikonte drejtimin e tij.

“Ideologjia liberale është totalitare. Kërkon të shkatërrojë traditat. Shumë shtete e kanë hedhur poshtë atë për të mbrojtur kulturën, gjuhën dhe fenë e tyre. Jemi të kënaqur që Rusia u bë një simbol i këtij procesi”, vazhdoi Dugin.

“Ne po ju themi që ju keni një alternativë dhe se çdo shtet duhet të zgjedhë për veten e tij. Pavarësisht vendimit tuaj, ju do qëndroni të ngeleni miqtë dhe vëllezërit tanë, por ju duhet të vendosni drejt.”

Ai këmbënguli se Bashkimi Ekonomik Euroaziatik ishte një forcë demokratike, ndryshe nga BE-ja.

“Krijimi i Bashkimit Evropian është bazuar në ideologjinë e frikës. Ajo u krijua në mënyrë që disa vende perëndimore të ndalonin ndërhyrjen midis njëra- tjetrës”, tha Savin, duke shtuar se “Brukseli është satelit i Uashingtonit”.

Nga ana tjetër, ai tha, se me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik “mundësohet integrimi bazuar në respekt, pa patur parasysh nëse vendi ka 2 milion apo 200 milion njerëz.”

Savin e quajti Bashkimin Euroaziatik “një sintezë të sovraniteteve të ndryshme” bazuar në vendimmarrje konsensuale.

“Nëqoftëse një vend anëtar nuk pranon diçka, kjo gjë nuk zbatohet. Kjo është ajo çka quhet një demokraci e vërtetë”, tha ai.

Ai argumentoi se nëse Maqedonia zgjedh t’i bashkohet klubit të udhëhequr nga Rusia, identiteti dhe tradita e tij do të ruheshin, gjë që nuk do të funksiononte në rast se, sikurse tha ai, Maqedonia vendos të bashkohet me NATO-n dhe BE-në.

BE dhe NATO krahasohen me ‘Rajhun e Katërt’

Një nga të ftuarit e panelit, nënkryetari i partisë jo parlamentare të Maqedonisë së Bashkuar, Stefan Vlahov Micov, ishte më pak i përmbajtur sesa mysafirët e tij rusë, kur fliste për Perëndimin.

Ai i quajti Shtetet e Bashkuara, Nato-n dhe BE-në “Rajhun e Katërt Fashist”, duke thënë se Amerika dëshiron luftë me “botën e lirë”- i drejtohet vendeve si Rusia, Kina, Irani dhe të tjerëve- dhe asgjësimin e Serbisë dhe Maqedonisë.

“SHBA është e vendosur të shkojë në luftë me Rusinë deri në qëndrimin e fundit evropian, dhe me Kinën deri në qëndrimin e fundit aziatik.”

Micov i bëri thirrje Maqedonisë që të lirohet nga “kthetrat anglo-saksone” dhe të bashkohet me një sindikatë pan-sllave ku ajo “përkon natyralisht”.

Teksa disa pjesëmarrës nga audienca i kërkuan “zërave” rus që t’i ndihmonin në çështjen e emrit, Dugin paralajmëroi se Rusia mund të ndihmojë vetëm vendet që kërkojnë ndihmën e saj.

“Për të ndihmuar dikë, ai duhet të kërkojë ndihmë”, tha Dugin duke këmbëngulur se Moska nuk ndërhyn para se të marrë një kërkesë zyrtare nga një vend tjetër.

“Presidenti i Sirisë Bashar al- Assad erdhi në Rusi dhe kërkoi ndihmë. Rusia më pas vendosi të stabilizonte situatën në Siri, duke dërguar heronjtë tanë për të luftuar dhe për të vdekur për popullin vëllazëror Sirian”, shtoi ai duke e përmendur si shembull.

Dugin këmbënguli se mënyra më e mirë për ta mposhtur Liberalizmin Perëndimor përfshin përdorimin e disa prej metodave të saj të preferuara, si agjitacionet e rrugëve dhe fushatat e mediave sociale.

“Kur miliarderit amerikan filantropist Soros nuk i pëlqen një qeveri e caktuar, ai i nxjerr njerëzit në rrugë. Ne mund të përdorim të njëjtat metoda-rrjetet sociale janë një fushë e mirë për të luajtur dhe kështu janë dhe protestat”, i tha ai audiencës.

Zhvillimi i kësaj konference la të kuptohej që në të vërtetë lufta e Rusisë përkundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar të intensifikohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo përpjekje propagandistike për shkëputjen e synimit të Maqedonisë nga BE-ja dhe Nato mund të përkthehet si një lëvizje e përllogaritur mirë për të përftuar sa më shumë vende krah të saj.

Shumë afër nesh. Më afër nga ç’mendohet./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A ka ndikim Moska në Tiranë?
A ka ndikim Moska në Tiranë?
https://2.bp.blogspot.com/-EGxsyHfzLio/WqXCN84-iFI/AAAAAAAADpY/5-oVw41Mmi0NrnKYsZU89Lv7n9JNLR9bACLcBGAs/s640/aleks-1-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-EGxsyHfzLio/WqXCN84-iFI/AAAAAAAADpY/5-oVw41Mmi0NrnKYsZU89Lv7n9JNLR9bACLcBGAs/s72-c/aleks-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/a-ka-ndikim-moska-ne-tirane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/a-ka-ndikim-moska-ne-tirane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy