Banka Botërore: Urbanizimi në Shqipëri nuk i ka shërbyer rritjes ekonomike dhe asaj demografike

Globalisht ekziston një marrëdhënie e fortë pozitive mes nivelit të urbanizimit të një vendi dhe PBB-së së tij për frymë. Lidhja midis këtyre dy variablave është e vështirë për t’u matur, po teoritë ekonomike mbi urbanizimin sugjerojnë se, sa më i lartë është urbanizimi në një vend, aq më e madhe është mundësia për të zhvilluar klasterat. Ekonomia e bazuar në klastera është tipike e qyteteve në rritje të popullsisë. Kur ndërmarrjet dhe punonjësit grumbullohen së bashku, janë në gjendje të ndajnë kostot e pandashme, të përputhin aftësitë dhe nevojat e tyre me lehtësinë më të madhe dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Së bashku, këto mekanizma çojnë në rritjen e niveleve të produktivitetit dhe kur agregohen, mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike të një vendi.

Për këtë arsye, qytetet shpesh quhen “motorë të rritjes”. Por Shqipëria, ndryshe nga vendet e Europës dhe Azisë (ECA) me ekonomi në proces tranzicioni, duket se nuk ka përfituar nga urbanizimi.

Banka Botërore, në një analizë të posaçme për efektet që po jep urbanizimi i shpejtë në këto vende, gjeti se ekonomia e Shqipërisë nuk ka përfituar. Zonat urbane kanë ndikuar në më pak se 50% në rritjen e PBB-së së vendit më 2016, por në vendet të tjera të urbanizuara të rajonit, kanë kontribuar në mbi 90% të rritjes ekonomike.

Studimet e Bankës Botërore kanë gjetur dy modele të kundërta të urbanizimit në vendet në zhvillim. Disa qytete po rriten në popullsi dhe po bëhen qendra e aktivitetit ekonomik, ndërsa pjesa më e madhe e qyteteve të tjera po pakësohet.

Qytetet në vendet në zhvillim të rajonit luajnë rol themelor në ekonomitë e vendeve të tyre. Ato kontribuojnë afërsisht në 70% të totalit të prodhimit ekonomik dhe rreth 70% të PBB-së për këto vende, përveç Shqipërisë.

Popullsia e Shqipërisë është përqendruar në rajonin e qendrës, Tiranë – Durrës, teksa 80% e qyteteve të Shqipërisë kanë humbur masivisht popullsinë e tyre në dekadën e dytë të tranzicionit (2000-2010), duke e renditur vendin në tonë në tre vendet me humbjen më të lartë të popullsisë së qyteteve në Rajonin e ECA (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani). Fenomeni që vijon të thellohet edhe gjatë 2011-2018, lajmëron një situatë stresuese, sipas Bankës Botërore.

Rënia e mprehtë ose rritja e papritur e popullsisë mund të çojë në kolaps financimin e infrastrukturës lokale dhe ofrimin e shërbimeve komunale. Nga ana tjetër, sfidat në qytetet me rritje të shpejtë të popullsisë krijojnë deficit në strehimin dhe plotësimin e nevojave infrastrukturore.

Qytetet e ECA-s po përjetojnë rënie të popullsisë në mënyrë të paprecedentë dhe në një shkallë të paparë, lajmëron Banka Botërore. Midis 2000 – 2010, rreth 61% e qyteteve në ECA shënuan rënie të popullsisë. Qytetet në rënie kanë humbur mesatarisht 11% të popullsisë së tyre ndërmjet viteve 2000 dhe 2010. Nga vendi në vend, ndryshimet janë të mëdha.

Për shembull, vende si Shqipëria, Moldavia, Rusia dhe Serbia kanë parë rritje në përqindjen e qyteteve që po pësojnë rënie. Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania kanë më shumë se 80% të qyteteve të tyre në rënie.

Para viteve 1990, popullsia në qytetet e vendeve lindore ishte e shtrirë sipas një planifikimi ekonomik. Për shembull, në disa raste, qytetet u krijuan në zona të largëta për të rritur dominancën gjeografike, si në rastin e Rusisë.

Në raste të tjera, rritja e qyteteve u ndikua kryesisht nga vendimet e imponuara nga qendra. Vendbanimet e vogla u rritën në mënyrë eksponenciale kur shteti u dha atyre statusin e veçantë të qytetit ose i bëri ato selinë e institucioneve të arsimit të lartë.

Migracioni gjithashtu luan rol themelor në formësimin e tendencave demografike kombëtare dhe urbane në ECA. Për disa dekada, Europa Perëndimore ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të migrantëve nga Europa Qendrore dhe Lindore. Për pasojë, lindshmëria po bie dhe popullsia e këtyre vendeve është në rënie.

Një rënie në popullsi dhe densitetit të saj mund të përkthehet në sfida të shumta për ofrimin e shërbimeve, të cilat përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe densitetit.
Përvojat e qyteteve në SHBA sugjerojnë se të parët që largohen nga qyteti janë ata që kanë më shumë burime ekonomike në dispozicion. Si e tillë, rënia e popullsisë lidhet me rritjen e shkallës së varfërisë. Në SHBA, shkalla e varfërisë në dhjetë qytetet me rënie të popullsisë është dy herë më e lartë se ajo kombëtare./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Banka Botërore: Urbanizimi në Shqipëri nuk i ka shërbyer rritjes ekonomike dhe asaj demografike
Banka Botërore: Urbanizimi në Shqipëri nuk i ka shërbyer rritjes ekonomike dhe asaj demografike
Banka Botërore: Urbanizimi në Shqipëri nuk i ka shërbyer rritjes ekonomike dhe asaj demografike
https://4.bp.blogspot.com/-c9U51pAoOkg/Wq3LDTo82HI/AAAAAAAAEW0/U2D8W5yWqoMkV30YgqyjSc_X8r0T2STkQCLcBGAs/s640/urbanizimi-300x300.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-c9U51pAoOkg/Wq3LDTo82HI/AAAAAAAAEW0/U2D8W5yWqoMkV30YgqyjSc_X8r0T2STkQCLcBGAs/s72-c/urbanizimi-300x300.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/banka-boterore-urbanizimi-ne-shqiperi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/banka-boterore-urbanizimi-ne-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy