Bëni ca krahasime të thjeshta: si ishim e si jemi?

Arben Duka - Nuk është thjeshtë çështje nostalgjie. Problemi është shumë më i thellë se kaq. Është rizgjuar ndërgjegjja shoqërore, shqiptarëve u ka dalë narkoza dhe bëjnë krahasimet me atë që humbën dhe me atë që fituan. Rrëzimi i bustit të shokut Enver, është akti i fundit, i turpshëm do të thoja, i rrëzimit të pushtetit popullor. Atë ditë njerëzit në shesh nuk rrëzuan Enver Hoxhën, po rrëzuan veten e tyre, pushtetin e tyre dhe e dorëzuan veten në duart më të zeza që kish njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë. Të shumtët ndihen fajtorë me atë që i kanë bërë vetes dhe Shqipërisë. Unë kam shkruar shumë për këtë temë, dhe është padyshim tema që ngjall më shumë interes në ditët e sotme. Ata që kanë jetuar në të dy sistemet, dinë t’i bëjnë vetë krahasimet dhe të nxjerrin përfundimet e duhura. Problem mbetet brezi i ri, që është gënjyer nga propaganda borgjeze dhe fashiste që zëvendësoi socializmin, se për komunizëm nuk mund të flitet.

Do t’i bie shkurt, që të mos e mërzis lexuesin me pallavra pafund. Socializmi që sistemi i pushtetit të popullit që gjithçka e bënte për mirëqenien e individit nga një gjer në njëmijë muaj. Futemi në temë. Atëherë çdo shqiptar pavarësisht gjinisë, racës apo ngjyrës kishte të garantuar arsimin falas nga klasa e parë dhe gjer në mbarim të universitetit. Çdo shqiptar e kishte të garantuar një punë dhe papunësia nuk njihej as si koncept. Çdo shqiptar kish të drejtën e kurimit falas në rrjetin e madh të spitaleve, ambulancave dhe qendrave shëndetësore. Për jetimët dhe pleqtë e vetmuar kish një rrjet të fuqishëm shtëpish fëmijësh dhe azilesh. Në Shqipëri qe zhdukur çdo sëmundje infektive, nëpërmjet vaksinave të detyruarë dhe falas për gjithë popullsinë,ndaj dhe popullsia u rrit rreth 5 herë në krahasim me vitin 1944.

Siguria e jetës qe absolute. Vrasja thuajse nuk ekzistonte si vepër penale. Qe zhdukur gjakmarrja dhe vëllavrasja. Kultura arriti në majat më të larta. Çdo fshat kish shtëpi kulture e bibliotekë dhe lëvizja amatore artistike, shpesh konkuronte dhe profesionistët. Çdo qytet kishte shtëpinë e pionierit, estradën dhe teatrin profesionist, shtëpinë qèndrore të kulturës së rrethit, të gjitha me donacione shtetërore. Janë shumë gjëra që dhe i kam harruar tani si shtëpitë e kulturës së ushtarakëve në çdo qytet. Mbrojtja e Atdheut, si detyrè mbi detyrat qe super e garantuar. Shqipëria dispononte të gjitha armët moderne të kohës, që nga nëndetëset bërdhamore e gjer tek raketat e avionët reaktivë. Fortifikimi i vendit qe i pathyshëm. Rezervat në tunelet gjigande ndën tokë qenë për njëzet vjet sikur mos prodhohej asgjë. U ndërtuan hidrocentrale gjigante dhe uzinat e çelikut, u hapën dhjetëra miniera dhe u ngritën dhjetëra qyteza dhe qytete tè rinj. Droga,prostitucioni dhe korrupsioni nuk njiheshin as si emër. Tani shih ku jemi dhe çfarë ndodh sot dhe bëni vetë krahasimet./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bëni ca krahasime të thjeshta: si ishim e si jemi?
Bëni ca krahasime të thjeshta: si ishim e si jemi?
https://3.bp.blogspot.com/-iQeBANSGbLs/WprxmjVV26I/AAAAAAAAT1Q/33fl1M89ds8XRKHHMhkZVt9TI_sry8R-ACLcBGAs/s640/2-19-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-iQeBANSGbLs/WprxmjVV26I/AAAAAAAAT1Q/33fl1M89ds8XRKHHMhkZVt9TI_sry8R-ACLcBGAs/s72-c/2-19-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/beni-ca-krahasime-te-thjeshta-si-ishim.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/beni-ca-krahasime-te-thjeshta-si-ishim.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy