Celularët-bombë të Gentianit, media italiane "nxinë" shqiperinë, i lidh me terrorizmin

Mediat italiane, duke i dhënë hapësirë shpërthimit në një dyqan celularësh, ku mbeti i plagosur Gentian Hoxha që duket se po montonte një minë në një celular, e cila i plasi në dorë, ka zbuluar trafikun e këtyre minave me celular për në Itali.

“Një shpërthim aksidental në Tiranë zbulon trafikun. Ndalohen kamionët e destinuar për klanet në Puglia”, shkruan “Corriere.it”.

“Gentian Hoxha ka humbur të dyja duart, por është ende gjallë. Oficerët e policisë kanë rrethuar dhomën e spitalit ku ai ndodhet në Tiranë, duke pritur ta marrin në pyetje, por mbi të gjitha për të parandaluar eleminimin e tij, për ta marrë “sekretin” në varr.

“Me sa duket 35-vjeçari, të martën në orën 9:50, mbylli derën në dyqanin e tij të riparimit të celularëve, u zhvendos në laboratorin e vogël dhe filloi të punojë me një telefon celular që shpërtheu aksidentalisht. Hoxha po përgatiste një celular – bombë.

Kamioni në kufi

Dyqani është dy blloqe larg nga ambasada amerikane në kryeqytetin shqiptar. Por, për të kuptuar këtë rast, që nuk është aspak një rast i izoluar, ne duhet ta zgjerojmë gjeografinë.

Të spostohemi, ndonëse jo shumë dhe të mbërrijmë në Puglia dhe në luftën e mafies (beteja e fundit më 9 gusht, katër të vrarë në Foggia).

Një muaj më parë është ndaluar një kamion në kufi me Malin e Zi. Të fshehura brenda tij ishin tre nga këto porosi me destinacion Italinë. Mekanizimi në celularët bombë është i thjeshtë: gjysmë kilogramë tritol montohet në celular dhe pakoja vendoset poshtë makinës së objektivit. Duke telefonuar numrin e atij celulari aktivizohet një sensor që ndez bombën.

Gjatë muajve të fundit nga Tirana deri në Jug në Vlorë, janë hapur qindra dyqane celularësh për riparimin e tyre. Disa nga pronarët janë direkt të lidhur me xhamitë. Mund të jetë thjesht rastësi, por investiguesit nuk besojnë: Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët.

Kjo situatë ka gjithashtu një anë tjetër të medaljes po në Shqipëri, ku ish-policët e rinj të mbijetuar nga lufta civile dhe nga hakmarrja e skafistëve ja kanë dalë të rimarrin pozicione të larta. Janë 40-vjeçarë të rritur me mësimet e forcave italiane të rendit në atë kohë të vendosur në Shqipëri; kanë mësuar teknika, hetime dhe aftësi analizuese si dhe janë shndërruar në ndërveprues shumë të mirë. Zbulimi dhe zhvillimi i kësaj fijeje investigative të telefonave bombë lind nga këta investigatorë.

Për shembull në skuadrën e Vlorës drejtuar nga shefi i policisë Gentian Musabelliu dhe në Fier nga homologu Artur Selimaj, prej kohësh janë vënë në ndjekje të skafistëve që kanë investuar në hektarë plantacionesh. Rruga tradicionale mes Shqipërisë dhe Pulias është përdorur për ngarkesa të paligjshme. Mbi gomone dhe motoskafë janë fshehur edhe armë. Tashmë transportohen bomba.

Denoncimet e para

Blerja e armëve nga Shqipëria është një karakteristikë e zonës së Cerignolas. Por siç tregon për Corriere një burim i besueshëm, kjo armë e re, pra tritoli i montuar në celular tregon një rritje të nivelit, të strategjisë e së fundi edhe të veprimit.

Droga ka lënë llogari të hapura qoftë të brendshme, qoftë edhe mes shqiptarëve dhe italianëve. Bosi i Foggias, Saverio Tuçi u vra në tetor në Amsterdam; ekzekutuesi është italian, por në listën e njerëzve të tjerë të përfshirë duhet të ketë edhe shqiptarë.

Pas nxehtësisë mediatike të gushtit në Puglia ka rënë qetësia. Ndërkohë në Foggia ka nisur një revolucion i vogël i pazakontë: «Janë bërë denoncimet e para të mundimshme nga sipërmarrësit e prekur nga klani mafioz. Tashmë është radha jonë të japim rezultate të menjëhershme, përndryshe do të jetë e kotë », thuhet në shkrim./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8413,Camëri,113,Editorial,1843,Ekonomi,453,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1366,Iliridë,259,Kosovë,2482,Kulture,665,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Celularët-bombë të Gentianit, media italiane "nxinë" shqiperinë, i lidh me terrorizmin
Celularët-bombë të Gentianit, media italiane "nxinë" shqiperinë, i lidh me terrorizmin
Celularët-bombë të Gentianit, media italiane "nxinë" shqiperinë, i lidh me terrorizmin
https://2.bp.blogspot.com/-3LA3qYR0P-A/Wqv8iXZdkxI/AAAAAAAAU6o/XPLvbp-pGKISd3LKHAS4oqhxQO2gxWuZwCLcBGAs/s640/auto_Gentian_Hoxh1521136821-300x300.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3LA3qYR0P-A/Wqv8iXZdkxI/AAAAAAAAU6o/XPLvbp-pGKISd3LKHAS4oqhxQO2gxWuZwCLcBGAs/s72-c/auto_Gentian_Hoxh1521136821-300x300.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/celularet-bombe-te-gentianit-media.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/celularet-bombe-te-gentianit-media.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy