Çfarë mund të gjejë një turist nëse kalon pushimet në Shqipëri?

“Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës dhe vëzhguesit e zogjve: të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri”.

Kështu e ka hapur artikullin e saj për Shqipërinë, Agjencia Britanike e Guidave të Turizmit, e cila e shikon vendin tonë si një destinacion të rëndësishëm për të bërë turizëm elitar.

Artikulli flet për vende të cilat turistët e huaj mund të vizitojnë, duke filluar që nga malet e larta që sipas tyre janë streha e fundit për disa specie, vendndodhjen perfekte gjeografike të Shqipërisë për vëzhgimin e zogjve të ndryshëm, si dhe një sërë vendesh të tjera me rëndësi historike.

Në këtë shkrim përmendet gjithashtu pasuria e lartë që ka vendi ynë në turizmin kulturor dhe historik, diçka e cila nuk duhet t’i shpëtojë syrit të një turisti, gjithashtu një vend të veçantë zinte dhe kuzhina vendase, ku shkruhet se “Ushqim shumë i mirë peshku dhe vera lokale i japin kënaqësi atyre që janë të dhënë pas gastronomisë.”

Pothuaj çdo njeri mund të gjejë diçka nëse kalon pushimet në Shqipëri.

Shkrimi i plotë i Bradt Travel Guides

Pothuaj çdo njeri mund të gjejë diçka nëse kalon pushimet në Shqipëri. Vendi ndodhet më pak se katër orë larg me aeroplan nga Mbretëria e Bashkuar; malet e larta sigurojnë një strehë të fundit në Europë për arinjtë, ujqërit dhe rrëqebullin Ballkanik; ndërsa vendndodhja e vendit në një nga rrugët kryesore të migracionit e bën vendin një “Mekë” për turistët të cilët vijnë për të vëzhguar zogjtë. Kompleksiteti dhe pasuria e qendrave arkeologjike rivalizojnë Greqinë fqinje duke marrë një pjesë të turistëve. Qytetet antike, me shtëpitë e gurta dhe rrugët me kalldrëm, janë në listën e Qendrave të Trashëgimisë Kulture të UNESKO-s; kështjellat e saj mesjetare kanë çdo gjë të një kështjelle, vend-grumbullim për plehrat, cisternat e ujit dhe tunelet e fshehta. Ushqim shumë i mirë peshku dhe vera lokale i japin kënaqësi atyre të dhënë pas gastronomisë.

Muzeumet kombëtare ruajnë koleksione të pashoqe të sendeve të argjendta ilire, ikonave Bizantine dhe artit të Realizmit Socialist. Autoritet kombëtare dhe lokale kane filluar kohët e fundit të investojnë në ruajtjen e disa prej qendrave komuniste më të dallueshme dhe në kurimin e tyre me qëllim që shqiptarët dhe vizitorët të mund të mësojnë për këtë periudhë të vështirë dhe të debatueshme. Tani ka tre qendra kryesore në Tiranë: Bunk’Art 1, Bunk’Art 2 dhe Shtëpia e Gjetheve, si dhe qendra e Dëshmitarëve dhe Kujtesës në Shkodër që mund ta vizitoni për të mësuar më shumë për të kaluarën komuniste të Shqipërisë.

Kostumet tradicionale dhe sende shtëpiake mund të gjenden të ekspozuara jo vetëm në muzeumet etnografike, por edhe gjatë përdorimit të përditshëm në të gjithë vendin. Ndërkaq, kryeqyteti, Tirana, është qytet modern dhe plot aktivitet ku profesionistët e rinj pinë kafe apo koktejle në klube dhe bare moderne. Së fundi, sipërfaqet e gjera me rërë përgjatë bregdetit Adriatik, vendet e njohura të Jonit dhe resortet e Liqenit të Ohrit ofrojnë të gjitha aktivitet e plazhit. Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës dhe vëzhguesit e zogjve: të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8413,Camëri,113,Editorial,1843,Ekonomi,453,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1366,Iliridë,259,Kosovë,2482,Kulture,665,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Çfarë mund të gjejë një turist nëse kalon pushimet në Shqipëri?
Çfarë mund të gjejë një turist nëse kalon pushimet në Shqipëri?
https://3.bp.blogspot.com/-ncfJdFzJe3o/WrBjCnrsWnI/AAAAAAAAEik/Vxcw2o8GvXgLFy2v9-LTjh2lvKxIbPUPQCLcBGAs/s640/shepherd-and-his-flock_Butrint_Albania_2-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ncfJdFzJe3o/WrBjCnrsWnI/AAAAAAAAEik/Vxcw2o8GvXgLFy2v9-LTjh2lvKxIbPUPQCLcBGAs/s72-c/shepherd-and-his-flock_Butrint_Albania_2-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cfare-mund-te-gjeje-nje-turist-nese.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cfare-mund-te-gjeje-nje-turist-nese.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy