“Çka ka qëllu”, restoranti shqiptar në zemër të Nju Jorkut, kulinaria shqiptare që po cmend amerikanët

Dashuria për rrënjët dhe kulturën e vendit tënd mbetet e pazëvendësueshme me asgjë tjetër, pavarësisht faktit se ku jeton, qoftë dhe përtej oqeanit. Kemi rastin më aktual të një shqiptaro-amerikani, z.Ramiz Kukaj nga Kosova, i cili njihet për restorantin e tij “Tradita”, një piceri e kthyer tashmë në oazin e shijes tradicionale shqiptare, ku shërbehet e hahet shqip në të gjitha kuptimet e saj. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shqiptarë të shumtë dhe biznesmenë të suksesshëm që kanë restorantet e tyre, dhe ndoshta deri diku nuk përbën ndonjë lajm, por në rastin e z. Kukaj, ka një tjetër ndryshim, pasi ai vetëm tre muaj më parë hapi dhe restorantin më të ri të quajtur “ Çka Ka Qëllu” në Bronz në New-York.

Ashtu si kuptohet dhe nga emri i referohet mikpritjes tipike shqiptare “ bukë e kripë e zemër”. Në kaq pak muaj ky restorant është bërë kaq i rëndësishëm, sa të duhet të bësh rezervim disa ditë më parë. Arredimi i përshtatet stilit të vjetër shqiptar, si synim për të promovuar jo vetëm ushqimin në këtë rast, por dhe kulturën e sofrës së famshme shqiptare.

Arredimi është konceptuar në dru, ku nuk mungojnë orenditë e vjetra që mbajnë vlera kulturore, gjithashtu kostumet tradicionale shqiptare që qëndrojnë në vitrinë i japin aq shumë atmosferë ambientit si dhe qilimat e punuar me dorë nga gratë e Prizrenit. Kjo shton edhe më shumë kuriozitetin e klientëve që vijnë jo vetëm për ushqimin fantastik që nga flija, e deri tek kafeja turke e servirur me aq mikpritje. Pra më pak fjalë në këtë restorant do të gjeni jo vetëm një ushqim të mrekullueshëm por edhe një pjesë të historisë dhe kulturës shqiptare.

Kuka është shprehur për Dritare.net, se ka qenë më shumë se një rastësi hapja e një restoranti të tillë. Një ditë, djali i tij 12-vjeçar e pyeti të atin, “Bab, gjithë shokët më ftojnë nëpër restorante greke, italiane, etj, do dëshiroja shumë t’i çoja për darkë një natë në një restorant të vërtetë shqiptar, sepse dua shume t’i njoh me ushqimet dhe kulturën e vendit tim, i thotë djali”, ndërkohë i ati mendueshëm nuk diti t’i kthente një përgjigje, sepse nuk njihte ndonjë restorant kaq tipik shqiptar ku mund të impresiononte të huajt. Që prej asaj dite z. Kukaj, i hyri seriozisht kësaj pune dhe ia doli më së miri. “Çka ka qëllu’ tani njihet jo vetëm si vendi i ushqimit më të mirë tradicional shqiptar, por dhe si “Shtëpia” e vipave të ndryshëm shqiptaro-amerikanë.

Për këtë restorant kanë folur e shkruar dhe mediat si, “Voice of America”, media të ndryshme shqiptare dhe qershia mbi tortë është pa dyshim një shkrim në “New York Times”, dedikuar “ Çka ka qëllu”, duke e quajtur si vendin e duhur për shijen e mrekullueshme të ushqimit. Çdo shqiptaro-amerikan që jeton në New-York ia di mirë vlerën këtij vendi, por jo vetëm, janë dhe të huaj të shumtë që e frekuentojnë këtë restorant përherë e më shumë./ZgjohuShqiptar.info


NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9405,Camëri,121,Editorial,2068,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,291,Kosovë,2754,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Çka ka qëllu”, restoranti shqiptar në zemër të Nju Jorkut, kulinaria shqiptare që po cmend amerikanët
“Çka ka qëllu”, restoranti shqiptar në zemër të Nju Jorkut, kulinaria shqiptare që po cmend amerikanët
“Çka ka qëllu”, restoranti shqiptar në zemër të Nju Jorkut, kulinaria shqiptare që po cmend amerikanët
https://4.bp.blogspot.com/-7LBBM_iumkk/WqiBF0J4L4I/AAAAAAAAD9A/RgUqymm4e94PzB7MY-knD7jgrBhvV31UACLcBGAs/s640/3-7.png
https://4.bp.blogspot.com/-7LBBM_iumkk/WqiBF0J4L4I/AAAAAAAAD9A/RgUqymm4e94PzB7MY-knD7jgrBhvV31UACLcBGAs/s72-c/3-7.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cka-ka-qellu-restoranti-shqiptar-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/cka-ka-qellu-restoranti-shqiptar-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy