Clark: Beteja e UÇK-së në Pashtrik ishte hapja e terrenit për NATO-n

, Clark: Beteja e UÇK-së në Pashtrik ishte hapja e terrenit për NATO-n

…që të pushtonte Jugosllavinë nga toka
Askush nuk mund të flasë me mirë dhe me saktë për 78 ditët e luftës së NATO-së ndaj ish Jugosllavisë së mbetur në vitin 1999 se sa gjenerali amerikan Wesley Clark i cili ka udhëhequr të gjitha operacionet në terren. Wesley Clark në librin e tij “Modern War” (Lufta moderne) zbardh detajet e përgatitjes se kësaj aleance për të hyrë me forca tokësore ndaj Serbisë së Millosheviqit. Clark tregon se marrja e pikës strategjike në kodrat e Pashtrikut nga UÇK-ja i hapte rrugë NATO-së për të nisur me lehtë dhe me shpejtë operacionin tokësor ndaj Serbisë.
Në fillim të muajin maj të 1999, NATO mori të dhëna të konfirmuara dhe të besuara se forcat e UÇK kishin hapur një korridor strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fshatin Koshare.
“Luftimet në Koshare ishin të ashpra dhe të gjata, serbët detyroheshin shpesh të dilnin në terren të hapur dhe kështu bëheshin cak i lehtë për goditje nga avionët e NATO-së” tregon Clark. “Pak ditë me vonë morëm informata se UÇK-ja kishte trajnuar dhe nisur për Kosovë nga Shqipëria katër batalione me rreth 2 mijë ushtarë. UÇK-ja iu vërsul maleve të Pashtrikut (janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë) një terren jashtëzakonisht i egër dhe një maje e kodrës jashtëzakonisht strategjike për ta pasur nën kontroll gjatë luftës”.
“Kjo duhet shfrytëzuar nga NATO u thashë vartëseve te mi’’ shprehet Gjenerali Amerikan Wesley Clark, ndërsa zbardh detaje se ky terren do të shfrytëzohej si “pikë strategjike” nga NATO në planifikimin e saj për invadim tokësor të Jugosllavisë.
Strukturat komanduese dhe monitoruese të NATO-së arritën të kuptojnë se luftimet në Pashtrik nuk po shkojnë në favor të UÇK-së, ngase serbët kishin një përparësi absolute në makineri dhe artileri. “Thirra Ric Shinsekin zëvendësshef i Armatës Amerikane i thash qëndroni 24 orë mbi qellin e Pashtrikut, evidentoni dhe shkatërroni makinerinë serbe, UÇK-ja është vërsulur dhe ajo duhet ndihmuar. Shinsekin me informoi se UÇK-ja ishte nën zjarr të ashpër nga serbët, por ka arritur deri tani t’i ruaj pozicionet fillestare” tregon Wesley Clark.
Sipas tij ushtria shqiptare e informonte NATO për te gjitha zhvillimet në terren, madje ofronte edhe skica nga terreni dhe kjo paraqiste një ndihme të madhe për NATO-n.
Në gjysmën e dytë të majit kisha takim me shefat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Berlin, opsioni i ndërhyrjes tokësore sa vinte dhe u merrte me seriozisht, ndonëse kishe edhe hezitime dhe skepticizëm. Ju tregova atyre që UÇK ka marr pozicione strategjike në Pashtrik dhe kërkova që këto pozicione duhet ruajtur dhe duhet mundësuar UÇK-së avancimin përpara. “Nëse serbët rikthehen në maje të Pashtrikut, atëherë atë zonë ndoshta do të duhet ta marrim me gjakun e ushtareve tanë” shpjegon Clark bisedën e bërë me shefat e NATO-së në Berlin.
Nga aty u autorizuar përdorimi i avionëve B-52 për t’i sulmuar dhe neutralizuar forcat serbe përreth Pashtrikut të cilat gjithnjë e me shumë tregonin agresivitetin e tyre ndaj pozicioneve të UÇK-së. Avionët BE-52 ishin në gjendje të lëshonin qindra bomba të vogla, por me fuqi të jashtëzakonshme si dhe bartnin raketa të peshës një tona. Avionët B-52 kanë patrulluar dhe sulmuar përreth pashtrakut dhjetëra herë gjatë periudhës nga 26 maji deri me 2 qershor’’ tregon gjenerali Clark.
Me 28 maj stafi me barti linjën e komunikimit me shefin e shtabit të bashkuar të armatës Dennis Reimer dhe ishte i shkurtet në interesimin e tij. “Wes me thuaj pse nuk përdorni në rajonin e Pashtrikut raketa me rreze të gjata veprimi, i thash që për përdorimin e këtyre raketave na duhet personal i specializuar amerikan dhe aktualisht nuk gjendet ndonjë nga ta në bazat e NATO-së prej nga ndërmerren veprimet. Duhet nisur stafi dhe duhet nisur raketat m’u përgjigj Reimer, krahas kësaj duhet nisur përgatitjet për operacionin tokësor të NATO-së duke e shfrytëzuar terrenin e hapur të Pashtrikut” tregon Wesley Clark.
Krahas nisjes se përgatitjeve për invadim tokësor, diplomacia filloi t’i tregoi efekt. Beteja në Pashtriku vazhdoi deri në përfundimin e luftës, respektivisht deri në nënshkrimin e marrëveshjes se Kumanovës mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave me 9 qershor që parashihte tërheqjen pa kushte të policisë, ushtrisë dhe paramilitareve serbe. UÇK-ja arriti në Pashtrik jo vetëm t’i ruaj pozicionet, por edhe t’i avanconte ato.
Ndryshe në Pashtrik ka vepruar Brigada 128 komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati i njohur si “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me Njësinë Speciale Diverzanto vëzhguese e 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë. Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhrin për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut.
Komanda e brigadës me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë – Gryka e Lumës – Gorozhup – Maja e Pashtrikut – Kurora – Shpella e pëllumbave – Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë – Ura e Nashecit – Ura e Fshejtë, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkëngjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë – Nishor – Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Zonës Operative të Dukagjinit.
Formacioni i brigadës 128 “Pashtriku” ishte si më poshtë, Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i Ushtrisë Shqiptare të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup.
Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe Bataljoni i I- vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut, shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ërt i komanduar nga Abdurrahman Nazifi. Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.
Ndonëse zyrtarisht asnjëherë kjo nuk është pranuar, të gjitha indikacionet flasin se plani “Shigjeta” për ta marr rajonin e Pashtrikut nga ana e UÇK-së ndonëse i miratuar nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ishte i hartuar nga ana e eksperteve ushtarak të shtetit shqiptarë të cilët madje kishin stërvitur ushtaret për t’iu përgjigjur planit dhe teknikave që dilnin prej atij plani./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button