Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po mashtrojnë Vuçiçin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Daçiç tha se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur”, tha ai për RTS.

Ai po ashtu shprehet se Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të deklarohen nëqoftëse duhet të ekzistojnë ende marrëveshjet e Brukselit.

“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet që këto marrëveshje të zbatohen”– thotë Daçiç.

Ministri serb ka komentuar ndër të tjerash edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi.

Çollaku ka thënë se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohet që të zgjidhë problemin në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Daçiç e shikon si “shumë turpëruese” këtë deklaratë të Çollakut.

Ai më tutje shpjegon se Vuçiç “dëshiron që ta zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera.”

Shefi i diplomacisë serbe është shprehur disa herë se ka frikë që Vuçiç po gënjehet nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga një pjesë e komunitetit të ndërkombëtarëve.

” E shoh që ai ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për raportin me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Evropës, mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet që të avancojë përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke pasur për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe po e paralajmëroj Vuçiqin se ata po e gënjejnë, nuk duan kompromis, mirëpo duan njohjen e Kosovës.”

Presidenti Vuçiç ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, i cili do të pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po mashtrojnë Vuçiçin
Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po mashtrojnë Vuçiçin
Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po mashtrojnë Vuçiçin
https://4.bp.blogspot.com/-So14DsqRCz4/WqQhQYl7WnI/AAAAAAAAUe4/GzfyFOx3UhwL0pBYZ6ECc8xE2hmCJVH5wCLcBGAs/s640/vucic-dhe-dacic-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-So14DsqRCz4/WqQhQYl7WnI/AAAAAAAAUe4/GzfyFOx3UhwL0pBYZ6ECc8xE2hmCJVH5wCLcBGAs/s72-c/vucic-dhe-dacic-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dacic-shqiptaret-dhe-nderkombetaret-po.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dacic-shqiptaret-dhe-nderkombetaret-po.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy