Deklarata e fortë e Mogherinit: Rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga KE për Shqipërinë

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini shprehu sot besimin se Komisioni Europian në 3-4 muajt që vijnë do të japë një rekomandim të pakushtëzuar pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Në dëgjesën me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mogherini shprehu po ashtu besimin se “Këshilli Europian do të vendosë në qershor që të çelë negociatat e më pas të fillojë dialogu”.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një proces integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe nuk është një favor që ne bëjmë, është një çështje interesash edhe për vetë BE-në”, tha Mogherini.

Mogherini u shpreh se “nuk më pëlqen fjala zgjerim se i bie të jetë qendër që zgjerohet, ndërkohë që unë mendoj që është një ribashkim i kontinentit tonë. Është vala e parë e integrimit në BE që në fakt kthehet në ADN e historisë së unionit, që është paqja e pajtimi”.

“Në Ballkan, shoh në Shqipëri duke qenë se po flasim për të dhe e kam parë edhe gjatë këtyre viteve një vendosmëri një përkushtim një ndjesi të qenit europianë”, shtoi ajo.

Duke vlerësuar arritjet e pabesueshme të Shqipërisë, Mogherini tha se “kryeministri Rama foli për reformën në sistemin e drejtësisë. E kemi shoqëruar edhe këtu në Bruksel, ditë pas dite, jo të vetëm por kryesisht me. Është e vërtetë. Kemi punuar së bashku për këtë dhe kemi arritur, ju keni arritur rezultate besoj sepse kemi punuar së bashku për këtë dhe për gjëra të tjera”.

Sipas saj, reformat e bëra janë të jashtëzakonshme, por do të përqendrohesha te politika e sigurisë dhe e jashtme dhe puna që keni bërë në reformën në drejtësi.

“Procesi i vettingut është në fazën ku po prodhohen rezultate. Lufta kundër krimit të organizuar është një luftë që shumë vende e disa prej vendeve anëtare po e bëjnë në faza të ndryshme”, nënvizoi ajo.

“A jemi gati të ecim përpara sepse mendoj që është korrekte të themi se rreziku i të mos lëvizurit përpara është të mos rrëzohemi. Nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor nuk është aspak në interes të rajonit e aspak në interes të BE-së”, deklaroi zyrtarja e lartë e BE.

“Zgjedhja me të cilën ne përballemi si institucion është e qartë, që do të thotë nuk duam të humbim rezultatet e viteve të një pune të përbashkët”, përfundoi Mogherini. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Deklarata e fortë e Mogherinit: Rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga KE për Shqipërinë
Deklarata e fortë e Mogherinit: Rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga KE për Shqipërinë
https://3.bp.blogspot.com/-HeVn2WvxR8M/WrHGR1NlHCI/AAAAAAAAVK8/By2yaMINA2sJtU1q3I07fns-UtxoyufDwCLcBGAs/s640/049c0221-3fca-4e04-a0ef-f1a13e066d7e-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-HeVn2WvxR8M/WrHGR1NlHCI/AAAAAAAAVK8/By2yaMINA2sJtU1q3I07fns-UtxoyufDwCLcBGAs/s72-c/049c0221-3fca-4e04-a0ef-f1a13e066d7e-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/deklarata-e-forte-e-mogherinit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/deklarata-e-forte-e-mogherinit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy