“Der Standard”: Serbia ta harrojë ndarjen e Kosovës

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të cilësohet si historike, pasi do të lërë pas të gjitha mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Ajo duhet të vuloset nga fundi i mandatit të Komisionit Evropian vitin e ardhshëm. Përgjegjëse për këtë është shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, e cila kohët ë fundit është parë e vendosur, duke thënë se: “marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës mund të nënshkruhet vitin e ardhshëm”, shkruan Tirana Today.

E ndërsa nga ana tjetër së shpejti pritet të zhvillohen dhe bisedimet në nivel të lartë, mes Presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi për të vazhduar me dialogun. Në pranverë është planifikuar një takim gjatë samitit. Në fazat e hershme të përgatitjeve për marrëveshjen, secila palë përpiqet të pozicionojë veten.

Ideja e ndryshimit të kufijve

Ideja e ndryshimi të kufirit është një çështje e mundshme. Qëndrimi për ndryshimin e kufijve është përforcua dhe nga ministri i jashtëm pro-rus i Serbisë, Ivica Daçiç. Ai lutet për ndarjen e Kosovës në dy pjesë: në atë “serbe” dhe “shqiptare”. Kjo do të thotë de facto se veriu i Kosovës, ku jetojnë kryesisht serbët, do të ndahet nga Kosova. Daçiç madje e quajti këtë si: “zgjidhje e vetme afatgjatë dhe reale”.

Në fakt, Vuçiç dhe Thaçi kanë “marrëdhënie” të ngushtë me njëri-tjetrin, dhe shpesh shkëmbejnë dhe telefonata.

Ndërsa, ndarja e Kosovës do të kundërshtohej në mënyrë të qartë nga Kushtetuta e saj, megjithatë, kjo do të rrëzonte gjithë ndërtimin e Kosovës multietnike.

Kjo është arsyeja pse qeveria gjermane ka ndërhyrë. “Pas skenave u tha qartë se nuk ka negociata përtej kufijve”, thotë një diplomat për STANDARD. “Kjo do të sillte një rrezik, dhe të dy shtete duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin në një rrugë tjetër.”

Mesazh nga Berlini

Vuçiç ndërkohë kuptohet se e ka marrë mesazhin e Berlinit. Nga ana kosovare, njëri ende ka problemin e formulimit të qëllimeve të veta. Megjithatë, ka forca që hedhin një sy pas Luginës së Preshevës, e cila është në kufi me Serbinë e Kosovën, por, ku jetojnë shumë shqiptarë. Gjithashtu, flitet për shkëmbimin territori.

Për BE-në është e rëndësishme që të ketë një dokument në fund dhe jo vetëm një marrëveshje të përkohshme – dhe se kjo është ligjërisht e detyrueshme nga ndërkombëtarë. Por, nga ana tjetër ata nuk duan të sjellin një problem të dytë si Qipro në BE.

Pranimi, jo njohja

Sigmar Gabriel, deri disa ditë më parë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, kohët e fundit ka deklaruar qartë linjat gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës, tha ai. “Nëse Serbia dëshiron të shkojë përpara drejt Bashkimit Evropian, vendosja e sundimit të ligjit është kushti i parë, por edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”. Gabrieli nuk fliste për njohjen e pavarësisë, e cila u raportua gabimisht nga mediat.

Nuk ka të bëjë me një çështje formale, por me një njohje indirekte. Por madje edhe Daçiç e keqkuptoi Gabriel. “Njohjen e Kosovës ta shikojnë në ëndërr. Gabriel mund të thotë çfarë të dojë, asgjë nuk do të vijë”.

Për, kosovarët anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i rëndësishëm , e cila deri më tani është ndalur nga vota kundër e Rusisë dhe Kinës.

Nuk është e qartë nëse Rusia dhe Serbia do të pajtohen me anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të tërhequr votëk kundër. Brenda Komisionit të BE-së, është një ndjenjë optimizmi për këtë pikë.

Nuk ka interes nga SHBA

Në muajt e fundit është diskutuar gjithashtu nëse Rusia dhe SHBA duhet të ulen në tryezë në përfundim të marrëveshjes së propozuar. Ka zëra në Serbia do t’i japi Moskës një rol të madh, dhe ajo shikohet si më pro-ruse dhe jo pro-evropiane.

Ndërsa nga ana tjetër mbështetësi më ri rëndësishëm i Kosovës shikohet të jetë SHBA.

Por Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Mike Pence, tha një zyrtar i BE, tashmë e ka bërë të qartë se SHBA nuk ka interes të luajë një rol këtu. Një zyrtar tjetër madje përjashton se SHBA dhe Rusia mund të përfshihen.

Parimet e ligjit ndërkombëtar

Ndarja e shtetit të Kosovës do të kundërshtonte jo vetëm kushtetutën kosovare, por edhe të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos organizuar shtetet e Ballkanit përgjatë vijave etnike.

“Karta etnike”

“Karta etnike” në lidhje me Kosovën, së fundmi i ka vënë “flakën” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë për përvjetorin e pavarësisë, ai sugjeroi se “Shqipëria dhe Kosova mund të ketë një president të përbashkët “, si një shenjë e unitetit kombëtar dhe të një politike të përbashkët të sigurisë kombëtare. Kjo deklaratë e Ramës nxit frikën në rajon që mund të krijohet “Shqipëria e Madhe”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7904,Camëri,108,Editorial,1688,Ekonomi,414,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2354,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1768,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Der Standard”: Serbia ta harrojë ndarjen e Kosovës
“Der Standard”: Serbia ta harrojë ndarjen e Kosovës
https://2.bp.blogspot.com/-x_rgK9vXkHc/Wq8uMzxftkI/AAAAAAAAEfo/0M3mHg3yPBs_1r-579_MyEBrcAmM-g5pgCLcBGAs/s640/11-1516098165-498877_1516108163-7564860.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-x_rgK9vXkHc/Wq8uMzxftkI/AAAAAAAAEfo/0M3mHg3yPBs_1r-579_MyEBrcAmM-g5pgCLcBGAs/s72-c/11-1516098165-498877_1516108163-7564860.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/der-standard-serbia-ta-harroje-ndarjen.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/der-standard-serbia-ta-harroje-ndarjen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy