“Dëshmova për Gërdecin në Shqipëri, 5 ditë më pas më arrestuan për vrasje”

Andi Belliu*

Quhem Andi Belliu. Jam me origjinë nga Lushnja e Shqipërisë dhe tani jetoj në New York. Kam punuar disa muaj në fabrikën e Gërdecit në Vorë pak kohë para shpërthimit tragjik që mori 26 jetë në 15 Mars, 2008.

Gjithashtu kam dëshmuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në gjyqin penal kundër Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe të tjerëve që ishin përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

Kam parë shumë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke përfshirë Gjeneralin Luan Hoxha, dhe qeveritarë të tjerë që vizituan Gërdecin. Asnjeri prej tyre nuk foli publikisht apo nuk vuri në dukje gjatë vizitës së fabrikës, kushtet jashtëzakonisht të rrezikshme në Gërdec. Konstatova se dy oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes ishin gjithmonë “roje” sepse konsiderohej zonë ushtarake.

Ata i shikonin me sytë e tyre fëmijët që punonin në çmontimin e municioneve dhe granatave, por ata nuk patën kundërshtim. Pyes veten nëse do të kishin ngritur zërin nëse fëmijët e tyre do të kishin qenë në të njëjtin rrezik. Për mua, Gërdeci ishte varianti shqiptar i fabrikave të kokainës në xhunglat e Kolumbisë ku fëmijët punojnë si skllevër duke bërë punë të ndyra dhe të rrezikshme.

Të punësuarit çmontonin municion, dhe si rezultat, dyshemeja nën këmbët e tyre ishte mbuluar me pluhur baruti që shpesh ishte i ekspozuar në diell. Me gjithë faktin që dyshemeja duhet të mbahej e lagur për të minimizuar rrezikun e shpërthimit, dyshemetë ishin pothuajse gjithmonë të thata. Ngjitur me atë pjesë të fabrikës ku ndodhi shpërthimi ishte një dhomë që lejohej pirja e duhanit. Në shumicën e vendeve të civilizuara, pirja e duhanit është e ndaluar me ligj në vendet e punës, duke përfshirë këtu zyrat dhe fabrikat. Por në fabrikën e Gërdecit, mbushur me materiale eksplozive dhe shumë të rrezikshme, lejohej duhani.

Mos vallë ata që ishin në pozicion për të ngritur zërin për kushtet e Gërdecit kishin frikë të flisnin? Sigurisht. Sepse po të flisnin ata do të humbnin punën dhe gradat. Mënyra se si Ministria e Mbrojtjes dhe Delijorgji i frikësonin të punësuarit aty më kujtonin Shqipërinë e kohës së komunizmit ku njeri të hiqte nga puna, dy të tjerë të fusnin në burg dhe tre të tjerë të dënonin me vdekje.

Berisha dhe kapot e tij e përshkruan tragjedinë e Gërdecit si aksident “teknologjik”. Unë nuk e kuptoj për çfarë lloj teknologjie e kishin fjalën, kur në bazë të atyre që pashë unë, “teknologjia” e Gërdecit ishte më e prapambetur sesa ajo e Arkimedit në Greqinë e lashtë. Në realitet, kushtet në Gërdec ishin më primitive sesa mund të priten në Europën e mesjetës.

Kur dëshmova për ngjarjet e Gërdecit, u mora në pyetje në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nga Arben Dollapi dhe prokurorë të tjerë. Kur u mora në pyetje nga prokurorët, vura re që ata ishin shumë të tensionuar dhe nën presion. Unë iu përgjigja pyetjeve të tyre dhe u dëshmova edhe më shumë.

Pesë ditë mbasi i kisha dëshmuar prokurorëve, u arrestova nga policia e Rajonit 2 në Tiranë i dyshuar për vrasje pa asnjë shpjegim. Policët më morën në pyetje për 10 orë rresht duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mia civile. Ishte tashmë shumë e qartë për mua se gjatë kësaj eksperience rraskapitëse, hetuesit merrnin urdhra nga lart. Kur më në fund më liruan, unë zbulova se më kishin hyrë dhe kontrolluar shtëpinë pa leje nga gjykata. Dhe ata e quajnë Shqipërinë demokraci? Ato që përjetova unë i përngjanin më shumë diktaturës së Enver Hoxhës.

MEICO ja dha kontratën e menaxhimit për Gërdecin, Albademilit, kompani që u krijua nga zyra avokatore e Argita Berishës për klientin e saj, Mihal Delijorgjin. Dhe bashkëpunimi midis Meicos dhe Albademilit krijoi katastrofën e Gërdecit. Në të njëjtën kohë, ata i shisnin municion AEY-it, kompanisë Amerikane që kishte kontratë për të furnizuar Pentagonin me AK47.

Qeveria e Berishës u mundua ta fshihte lidhjen midis Albdemilit dhe AEY-it. Por faktet tregojnë se të njëjtët njerëz që ripaketonin municionet për AEY në aeroportin e Rinasit ishin ata që ndodheshin mbas shpërthimit të Gërdecit.

Punoja në Gërdec më 20 Nëntor 2007, kur gazetari i New York Times do të vinte për të vizituar aeroportin e Rinasit për investigimin e skandalit të AEY. Gjithë natën, Dritan Minxholli, drejtori i fabrikës së Gërdecit, sillte kamione private nga Rinasi në Gërdec. Kamionët ishin mbushur me kutia metalike bosh dhe kishin shkronja kineze. Ato ishin të njëjtat kutia që AEY i kishte zbrazur armët AK-47 që fishekët e prodhuar në Kinë të ripaketoheshin për t’u çuar në Afganistan. Pashë tre kamione të ngarkuar me kutia metalike bosh që u sollën nga Rinasi në Gërdec.

Si ishte e mundur që kamionët civilë me materiale të rrezikshëm mund të hynin në zonë ushtarake? Munden nga një urdhër i veçantë “i telefonuar” nga Fatmir Mediu që në atë kohë ishte Ministër i Mbrojtjes. Pra, i njëjti person që orkestroi Gërdecin dhe AEY tani po mundohej të fshihte aktivitetet e ndyra nga aleati më i madh dhe strategjik i Shqipërisë – SHBA. Dhe kjo sepse nuk donte të zbulohej se ai abuzoi marrëdhëniet me qeverinë Amerikane dhe në këtë mënyrë ai abuzoi taksapaguesit Amerikanë.

Efraim Diveroli dhe Amerikanët të tjerë të lidhur me AEY u dënuan për krimet e kryera nga qeveria Amerikane dhe u burgosën. Por megjithëse dëmi nga shpërthimi i Gërdecit që i shkaktoi qeverisë dhe pronave private arriti shuma kolosale, dhe përveç faktit që qindra njerëz u plagosën dhe 26 vetë u vranë, ata që u akuzuan për katastrofën e Gërdecit, si Mihal Delijorgji, u lanë të lirë.

Ndërkohë, familjet e viktimave të Gërdecit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e njerëzve të dashur. Tragjedia e tyre duhej të ishte mbyllur me anë të një procesi legjitim gjyqësor sipas ligjit, dhe jo nga diktatura që bën Sali Berisha.

Që Shqipëria ka hyrë në sistemin kapitalist është e kuptueshme. Por në formën e kapitalizmit në Shqipëri, politikanët që kontrollojnë qeverinë dhe familjet e miqtë e tyre bëjnë fitimet. Kjo ndoshta mund të justifikohej nëse ata do të krijonin një ekonomi të qëndrueshme që hapte vende pune për ata që duan të punojnë. Por në të kundërt, pasuron një pakicë që janë të lidhur me pushtetarët, dhe i mbron ata nga drejtësia edhe kur kryejnë vrasje.

Kjo më kujton një shprehje popullore “na e shesin sapunin për djathë”.

*****

*Ky artikull është dërguar në DITA në 2016 nga zyrat e ADA-s, (Shqiptarët për Një Shqipëri Demokratike), një organizatë shqiptarësh në SHBA. Andi Belliu është anëtar i ADA-s. Ai punoi në fabrikën e Gërdecit dhe ishte dëshmitar në investigimin e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Dëshmova për Gërdecin në Shqipëri, 5 ditë më pas më arrestuan për vrasje”
“Dëshmova për Gërdecin në Shqipëri, 5 ditë më pas më arrestuan për vrasje”
https://2.bp.blogspot.com/-CuUVFH4bkS0/WqrKUCdQbEI/AAAAAAAAU30/5rchzTuVQ4csQnRqxrIJQ8Qv22c7BH1egCLcBGAs/s640/cache_3277743304-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-CuUVFH4bkS0/WqrKUCdQbEI/AAAAAAAAU30/5rchzTuVQ4csQnRqxrIJQ8Qv22c7BH1egCLcBGAs/s72-c/cache_3277743304-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/deshmova-per-gerdecin-ne-shqiperi-5.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/deshmova-per-gerdecin-ne-shqiperi-5.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy