Dhuna ndaj grave? Fenomen në rritje në Shqipëri. Në 2017 mbi 4500 denoncime

Në një vit 4500 gra denoncuan dhunë dhe krim në familje. Të dhënat tregojnë rritjen e fenomenit të dhunës, por në anën tjetër edhe besueshmërinë institucionale për sa i takon denoncimeve. Situata bëri që ekspertët të përmirësojnë ligjin ekzistues për parandalimin e dhunës, kur urdhri i mbrojtjes së nënës do t’i kalojë automatikisht fëmijës.

Gjatë vitit 2017, në polici, rreth 4500 gra denoncuan raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Krahasuar me vitin paraardhës, 2016, numri i denoncimeve është rritur me 380 raste. Të dhënat tregojnë fenomenin që është gjithnjë e në rritje, por edhe ndërgjegjësimin dhe besueshmërinë institucionale.

Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ndryshimet ligjore për parandalimin e dhunës bën që urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes të kalojë automatikisht nga nëna e dhunuar tek fëmija.

“Ne propozojmë që urdhëri i mbrojtjes për nënën automatikisht të parashikojë urdhërin e mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë”- pohoi Manastirliu.

Për sa i takon punësimit, gjatë 2017 zyrat e punësimit raportojnë për 23 mijë raste të ndërmjetësuar, dhe punësimin e 5200 rasteve gra të papuna.

“Rezultojnë të ndërmjetësuara për punë 23 136 persona nga të cilat 50.5% janë gra dhe vajza duke ulur hendekun gjinor me 2%”- tha ministrja e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Zv/Kryeministrja Senida Mesi iu referua një tjetër statistike.

“Rezultati flet vetë që një nga tre biznese të hapura të reja është jo vetëm i themeluar, por edhe i administruar nga një femër. Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka bërë buxhetimin gjinor, me qëllim nxitjen e politikave. Fondi është 15 miliardë lekë ose 90.1 milion USD, ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill shprehën rezervat e tyre në lidhje me mungesën e buxhetit për mbështetjen e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, si në nivel kombëtar ashtu edhe atë vendor”- u shpreh Zv/Kryeministrja./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7975,Camëri,108,Editorial,1712,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1289,Iliridë,251,Kosovë,2377,Kulture,629,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,156,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,498,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dhuna ndaj grave? Fenomen në rritje në Shqipëri. Në 2017 mbi 4500 denoncime
Dhuna ndaj grave? Fenomen në rritje në Shqipëri. Në 2017 mbi 4500 denoncime
https://2.bp.blogspot.com/-RcNKH7nJeF4/Wp5JwV8GulI/AAAAAAAAUCA/g7bGSb2YBSAz8Jc0JEoSTrr2bf6mRL17ACLcBGAs/s640/62AA0890-4357-4585-9E7E-6EA978ED0AEC_w1080_h608-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-RcNKH7nJeF4/Wp5JwV8GulI/AAAAAAAAUCA/g7bGSb2YBSAz8Jc0JEoSTrr2bf6mRL17ACLcBGAs/s72-c/62AA0890-4357-4585-9E7E-6EA978ED0AEC_w1080_h608-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dhuna-ndaj-grave-fenomen-ne-rritje-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dhuna-ndaj-grave-fenomen-ne-rritje-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy