Dita e Verës, festa pagane e gjithë shqiptarëve

Dita e Verës-festa pagane e gjithë shqiptarëve

Dita e Verës në Tiranë

konica.al/ Ndërsa politikanët kryesorë marrin pjesë në festimet e Ditës së Verës në Elbasan, 1 milionë qytetarë të Tiranës ndjekin aktivitetet e shumta që Bashkia e Tiranës ka anonçuar për këtë ditë feste. Që në mëngjes qytetarët e Tiranës të veshur hijshëm e të pispillosur kanë vërshuar nëpër destinacionet e festës. Sipas kryebashkiakut Veliaj, krahas inagurimit të Pazarit të ri, që ka tërhequr dhe vëmendjen e shtypit të huaj, do të zhvillohen 14 aktivitete në Tiranë. E gjithë shëtitorja kryesore do të ketë ndalesa me lojëra dhe argëtim për fëmijët e moshave të ndryshme. Në Bulevard do të vazhdojë Panairi i biznesit lokal që ka startuar më datën 12 Mars. Një nga shfaqjet më interesante është ajo e 400 artistëve të huaj te Piramida, Super Street Party në Bllok, një koncert i madh festiv para hotel Dajtit, dj dhe një parakalim karnevalesh te liqeni.

Po ç’është Dita e Verës?

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizen zjarre purifikues që shërbejnë për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashtë të (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Ç’është Dita e Verës sipas Konicës?

Është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perëndinë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri dhe qaset pranvera e buzëqeshur, njeriu shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Ndaj në këtë ditë stërgjyshërit tanë ndienin nevojën tu faleshin perëndive që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundit të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjitha shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do ti vënë përmbi kryet e shtëpive. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriu.

Traditat pagane te diellit, edhe ne tatuazhet moderne

Origjina e vjetër

Tempulli ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm. Në kalendarin e vjetër, njerëzia orientohej me diellin, hënën dhe gjelbërimin. Ndërsa sot është fiksuar 14 Marsi si ditë e festës së lashtë, që shënon ndryshe fundin e dimrit të acartë dhe hyrjen e pranverës së çeljes së luleve. Në kohën antike, të parët tanë, Ilirët, udhëtonin nga të katër anët për t’ju falur perëndisë së ripërtëritjes dhe gjithësisë, Dianës.

Ballokumja

Ballokumja është ëmbëlsire karakteristike e kësaj feste. Ajo ka qenë dhe është sinonim i Ditës së Verës.

Ja si përgatitet:Në një enë të posaçme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, vezë, majë, miell misri dhe pak finje zjarri.

Të gjitha asortimentet përzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet të jetë prodhuar në fshat dhe të këtë një ngjyre të veçantë. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Më pas hidhen vezët një e nga një, ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës së miellit të misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dorë. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi dhe futet në furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Ritualet

Buka e derrit

Sytë lahen me lulet e verës, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet ujë në “bukën e derrit”, që është një zhardhok që gjendet nën tokë në zonat me pyje dhe gjelbërim. Uji në “bukën e derrit” simbolizon një vit te shëndetshëm dhe të begatë. Gjithashtu, një zakon tjetër që ruhet në këtë ditë, është zjerja e vezeve natën e dates 13, dhe larja e syve me ujin e vezeve të zjera në mengjesin e ditës së verës. Veç kësaj, diten e verës, lidhet në dorë një “verore” që është si byzylyk i formuar prej një fijeje të kuqe dhe një fijeje të bardhë. Verorja hiqet kur sheh dallëndyshen e parë, dhe hidhet në ferra që dallëndyshja ta marrë për të bërë fole.

Veroret

Mëngjesi i 14 marsit nis me vizitat tek të afërmit, ku djali me i vogël i familjes nxiton të dërgoje hisen e ndarë. Pikniku nis në orën 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet për rastin e festës nisin një orë më parë.

Kopshtarët e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtarë me nam dhe këngëtarë të shpirtit. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli kataraftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës. Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila të ardhur nga disa vende të botes, nga Egjipti deri ne Holandë. Gjate natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion te veçante këngët e mjeshtrit te muzikës popullore qytetare të Isuf Myzyrit.

Koha dhe ritet sot, çfarë ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat që burojnë nga shpirti i vetë njerëzve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrën e pelegrinazhit. Festa ka një ndikim te çuditshëm tek te gjithë. Jo vetëm shtëpitë, por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Ne vigjilje të festes, ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Ndërsa ndërmarrja e gjelbërimit mbjell lule dhe sipërfaqe të gjelbëruara. Për çdo vit, bashkia Elbasan akordon një fond te veçantë për festën. Në pikat turistike dhe në parqe janë programuar të organizohen koncerte, lojëra popullore, pjesë humori etj.

Si e festojnë festën qytetet e tjera?

Dibër

Dibranët festojnë dhe Natën e Verës ku gjithë qyteti duket sikur e ka pushtuar djalli me zjarret e ndezur. Ku fëmijët e vegjël bëjnë parapërgatitje 1 vit përpara, duke mbledhur goma që pikërisht të ndizën Natën e Verës ! Pas kësaj vjen dhe me e bukura, ku njerëz të ndryshëm bëhen te gjithë rebelë për një natë. duke mbyllur dyert e shtëpive në qytet dhe fshatra. Të nesërmen është dita kur thyhen me mijëra vezë derisa të dalë veza fituese më e forta nga te gjitha!

Vlorë

Në fshatin Nartë çdo vit si një shenjë mirëseardhjeje të ditëve verore, organizohen karnavalet, një festë kjo që tashmë bashkon komunitetin e kësaj zone në fshatin që po braktiset. Banorët thonë se kjo festë fetare ka marrë jetë nga viti 1922. Sipas banorëve dhe gjatë regjimit komunist, ku të tilla festa u ndaluan, karnavalet në Nartë bëheshin edhe fshehurazi. Besimtarët ortodoks në këtë fshat janë shumë të dhënë pas kësaj feste, çka duket tek mënyra se si i organizojnë, pjesëmarrja e tyre masive, madje dhe shqiptarët emigrantë vijnë nga vendet fqinje për të qenë të pranishëm në këtë ditë pranë vendit te tyre.

Tropojë

Kjo festë në Tropojë grumbullon shumë njerëz në fshatin Luzhë ku ata kërkojnë ndihmë dhe mbarësi nga tyrbe të kthyera tashmë në idhuj. Të mëdhenj dhe të vegjël udhëtojnë me kilometra ne terrene malore për të mbërritur ne këto tyrbe vërtetë të shenjta dhe hyjnore.

Tropoje

Skrapar dhe Lushnjë

Në këtë ditë fëmijët në Skrapar shkojnë derë më derë duke kënduar këngën e ditës së verës, ndërsa ju jepen si dhurata vezë të ngjyrosura te cilat i thyejne nëpër koka. Gatimi tipik i Skraparit për këtë festë, përveç ballokumeve është edhe anak (lakrorë) me hithra. Ashtu si edhe ne Tropojë dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje, për të bërë sa më shumë tym dhe me tymin t’i jepet lamtumira të vjetrës dhe të këqijave, ndërsa fëmijët këndojnë dhe hedhin valle rreth zjarrit.

Në Lushnjë bashkë me vezët zihet edhe misri e gruri, se sa misër zihet e dinë gratë lushnjare që duhet tu japin fëmijëve që vijnë duke kënduar, dhe dukë përplasur dy gurë më njëri-tjetrin. Ata kërkojnë misër ose vezë të ziera.

Pogradec

Qyteti piktoresk e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe. Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Elementët e përbashkët nga veriu në jug i japin kësaj dite një unitet që tregon për karakterin pagan shqiptar. Ilirët, të cilët mendohet të jenë paraardhësit e shqiptarëve, kanë qenë popull pagan që kanë adhuruar dhe besuar shumë “hyjni”. Ritet e lashta kanë mbërritur deri në ditët e sotme dhe në familjet shqiptare tashmë vështirë se mund të bëhet diferencimi.

Kosova

Dita e Verëzës është festuar edhe në krahinën e Opojës me 19 fshatra shqiptare, mbi 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit, në komunën e Sharrit, po ashtu edhe në lokalitete të tjera të Prizrenit, në jug të Kosovës, sipas një tradite të lashtë, e ngjashme si Dita e Verës në Elbasan. Pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para, vallëzimi e këndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri po nuk janë si ballokumet e Elbasanit.

Fshat ne krahinen e Opojes, ne Kosove

Në këto anë me blegtori të zhvilluar, ndër shumë bereqetet që shtrohen në sofër janë mishi i qengjit dhe flija. Kjo festë bëhet me besimin se Dita e Verëzës sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore dhe ritet ndërlidhen me zgjimin e bimësisë, gjallimin dhe kalimin nga dimri në pranverë.

Gostivar, Karshiak

Më shumë në fshatra dhe disa qytete. Gostivari, Karshiaka, Kërçova e të tjera janë disa prej zonave të cilat më së shumti, kremtohet. Piknikët familjare nëpër parqe dhe pika të tjera turistike janë një prej aktiviteteve më popullorë, në Shkup ku destinacioni i preferuar është Kalaja.

Menyja e festës ka gatesën tradicionale për këto zona, specialiteti prej brumi i pjekur në saç – flia, si edhe disa lloje ëmbëlsirash.

Tipike për këtë ditë janë edhe frekuentimet e “vendeve të mira”. Përkatësisht shpellave të njohura për efektet shëruese dhe fatsjellëse.

Korça

Korça së bashku me Kolonjën e festojnë ditën e Verës, duke e konsideruar si çelje të motit dhe mbrëmjen para se të çelë dita, të rinjtë e qytetit dhe fëmijët dalin nëpër lagje dhe ndezin zjarre. Zakonisht fëmijët bëjnë gara që kush e kush të bëjë zjarrin më të madh. Ditën 14-të fëmijët dalin me verore në duar dhe me vezë të ziera. Veçanërisht veroret bëhen nga vajzat e pamartuara të cilat ato më pas i vendosin në shkurre. Nëse zogjtë i marrin ato verore, mendohet se vajza mund të gjejë fatin e saj./konica.al/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7887,Camëri,108,Editorial,1679,Ekonomi,411,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2347,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1761,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dita e Verës, festa pagane e gjithë shqiptarëve
Dita e Verës, festa pagane e gjithë shqiptarëve
https://3.bp.blogspot.com/-xMSpa43qmB8/WqkpdxTDcEI/AAAAAAAAUyw/T9gvomi7H20aepSyVWIL7bFFjwXTBpQZgCLcBGAs/s640/IMG_0613-696x464.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-xMSpa43qmB8/WqkpdxTDcEI/AAAAAAAAUyw/T9gvomi7H20aepSyVWIL7bFFjwXTBpQZgCLcBGAs/s72-c/IMG_0613-696x464.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dita-e-veres-festa-pagane-e-gjithe_14.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/dita-e-veres-festa-pagane-e-gjithe_14.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy