Durazzot, ambasadorë nga Parisi në Londër e deri diplomatë që fituan simpatinë e Napoleonit

Konica.al trajtoi më herët familjen aristokrate të Durazzove që drejtoi familjen e Gjenovës për 3 shekuj me radhë dhe shkëlqeu në fushën e diplomacisë, politikës, artit dhe tregtisë. Më poshtë paraqiten dy nga pinjollët më të suksesshëm të kësaj familjeje.

Gio Luca

Një ambasador tjetër i talentuar i kësaj familje ishte gjithashtu Giovanni (Gio) Luca Durazzo 1628-1679), dhe është e habitshme se të dy Durazzo-t kanë qenë ambasadorë dhe kanë bërë një veprimtari të madhe diplomatike për të njëjtën gjë në të njëjtën periudhë: njëri në Stamboll dhe tjetri në Paris. Dhe kjo ishte jetike për Republikën gjenoveze. Ai do të dërgohej dy herë në Paris: së pari në vitet 1659-1662, në oborrin e Luigjit XIV, që cilësohej atëherë “Mbreti Diell“, si dhe në vitet 1673-1675.

Gio Luca

Gio Luca Durazzo ishte nga të preferuarit ambasadorë të “Mbretit Diell Louis XIV“, që siç do të shkruhej nga kronistët e kohës, ai e vlerësonte atë për “Me sjellje të veçanta dhe një letrar i shquar që ka një ëmbëlsi të jashtëzakonëshme…“ Tiparet e këtij ambasadori të shquar i ka dhënë me shumë besnikëri piktori flamand Jacob Ferdinand Voet apo busti që i ka bërë Filippo Parodi një nga skulptorët e famshëm të Italisë, ku shumë vepra të tij ndodheshin në koleksionet e shumta të Durazzo-ve.

Siç na informon Angela Durazzo në librin e saj I Durazzi, da schiavi a dogi della Republica di Genova, si dhe Maristella Cavanna Ciapinna nê Dizionario Bibliografico degli Italiani (Vol.42), ai lindi në vitin 1628 dhe ishte djali i Girolamo Durazzo-s (1597-1664). Studimet e larta i kreu për filozofi në shkollën e jezuitëve të Gjenovës. Nga viti 1659 deri në vitin 1662, ai u dërgua ambasador i Republikës në Paris.

Madje në librin Viaggio del Cardinale Mazzarini, rreth udhëtimit të Mazarinit në Saint Jean de Luz më 1659, shkruhet: “Me ne u bashkua dhe markezi Giovani Luca Durazzo, i dërguar i Republikës së Gjenovës, i cili gëzon një vlerësim të jashtëzakonshëm nga oborri i mbretit për cilësitë e tij të shumta“. Dhe kuptohet, të jesh në shoqërinë e afërt të Mazarinit, nuk ishte privilegj për këdo. Pas një qëndrimi tre vjeçar në Paris, Republika e nisi me një mision në Londër, ku do të dërgohej si përfaqësuesi i Republikës për të uruar mbretin e ri Karli II Stuart, i cili do të kurorëzohej.

Gjatë katër muajve që qëndroi në Londër, ai shkroi raporte të mrekullueshme për gjendjen në Angli dhe situatën politike, ekonomike, mbi fenë dhe ushtrinë, etj, të cilat edhe sot të habisin për mjeshtrinë e fjalës dhe të mendimit. Punoi gjithashtu dhe ambassador në Perandorinë Osmane si dhe veproi nëpër misione diplomatike.

Në vitin 1672, e gjejmë në Gjenova me detyrën e Komisarit të Përgjithshëm të Ushtrisë, një detyrë që për nga rëndësia vinte pas atij të dozhit të Republikës. Në luftën kundër mbretërisë së Savojës të Carlo Emanuele, ai do të dallohet si një strateg i vërtetë ushtarak, edhe pse pasioni i tij ishte diplomacia.

Pasi kishte ndërtuar në vitin 1668 një pallat madhështor në Santa Margherita Ligure buzë detit apo “Villa Durazzo“, të cilën e ngriti bashkë me të vëllain, Eugenio, (i cili ishte akoma më i pasur se ai), më së fundi ata blenë nga familja Balbi dhe “Palazzo Reale“, pallat që këtej e tutje do të quhej “Palazzo Durazzo“.

Girolamo Durazzo

Girolamo Durazzo, i cili ishte nipi i Giacomo Durazzo-s do të ishte një nga të fundit ambasador (më pas ai do të bëhet dozh) i familjes Durazzo. Kur ishte ambasador në Vjenë, ku me parë kishte qenë me nje detyrë të tillë xhaxhai i tij, ai ishte një nga miqtë më intimë dhe të afërt të perandorit Joseph II.

Girolamo

Madje kur do të ishte dozh, vite më vonë, perandori Joseph II i erdhi si mik në familjen e tij. Ishte pikërisht ai që do të priste me pompozitet vetë Napoleon Bonapartin me të shoqen. Më 1805, ai do të nderohej nga Napoleoni me titujt “Senator i Parisit“ dhe “Kont i Perandorisë“, duke u dekoruar gjithashtu dhe me dekoratën e lartë “Grand officier de la Legion d’Honneur“.

Kur Gerolamo vdiq, zemra e tij, përmes një dekreti të posaçëm të Napoleonit, u vendos në një urnë në Panteonin francez. Ishte një mirënjohje që Perandori i bënte Gerolamo Durazzo-s. Padyshim që analet diplomatike në kryeqytetet e Evropës na rezervojnë shumë të panjohura, të cilat do ta plotësojnë historinë legjendare të kësaj familjeje, pinjollët e së cilës ishin qytetarë të mëdhenj të Evropës, të cilët ngado ku shkuan, ngjallën veç simpati për vlerat e tyre humaniste, për kulturën dhe dashurinë e tyre për artin./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Durazzot, ambasadorë nga Parisi në Londër e deri diplomatë që fituan simpatinë e Napoleonit
Durazzot, ambasadorë nga Parisi në Londër e deri diplomatë që fituan simpatinë e Napoleonit
https://3.bp.blogspot.com/-LNU5D0Cuwx8/Wp0R7SKfkxI/AAAAAAAADEk/t8IAPlFVQIMgLlfpv3LWirzyIgLodIA-gCLcBGAs/s640/IMG_0178-696x696.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-LNU5D0Cuwx8/Wp0R7SKfkxI/AAAAAAAADEk/t8IAPlFVQIMgLlfpv3LWirzyIgLodIA-gCLcBGAs/s72-c/IMG_0178-696x696.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/durazzot-ambasadore-nga-parisi-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/durazzot-ambasadore-nga-parisi-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy