E quajti lojtar pa b****, Kosova i përgjigjet Panuçit: E kemi larë historinë me gjak

Refuzimi i Shqipërisë nga Edon Zhegrova bëri që trajneri Christian Panucci të shpërthente në konferencën për shtyp gjatë së hënës në ambientet e FSHFsë, mirëpo, kjo deklaratë dhënë përpara mediave në transmetim direkt, është përcjellë me shqetësim në kampin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për, Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, i tërheq vë- mendjen trajnerit kuqezi për të mos përsëritur të tillë rast, si dhe për t’i treguar që Kosova tashmë është realitet i ri, mbështetur edhe nga statuti dhe rregulloret e FIFA-s

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, iu drejtua në konferencë direkte përpara mediave Zhegrovës se “nuk ka b…”, pasi ka zgjedhur Kosovën. Si e komentoni këtë deklaratë publike?

Së pari, më duhet të them se ai është i ri për të kuptuar se si janë raportet e reja që janë krijuar. Ai nuk e di që futbolli në Kosovë është sipas rregulloreve të UEFA-s e FIFA-s. Madje, ne e kemi fituar me gjak këtë të drejtë për të qenë pjesë e këtyre organizmave, së bashku me FSHF-në, me të cilën kemi raporte të shkëlqyera. Në të shkuarën, lojtarët tanë, që kanë luajtur me Shqipërinë, kanë dhënë më të mirën dhe kanë pasur detyrimin moral dhe kombëtar. Tashmë, për asnjë lojtar të Kosovës nuk mund të pretendohet që do më shumë Shqipërinë sesa Kosovën. Tani është detyrim kombëtar. Kosova tashmë është një realitet i ri.

Shqipëria e ka rrugën e vet. Gjithashtu, zoti Panuçi duhet të kuptojë se lojtari ka lindur në Kosovë, çfarë lidhje ka me Kosovën, e për pasojë duhet të kontribuojë për Kosovën. Në aspektin e Kombëtares, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë përpos faktit që të dyja kanë marrëdhënie shumë të mira. Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, ekipit me të cilin do të luajë, në bazë edhe të rregulloreve dhe statutit të FIFA-s nuk e lidh asgjë me Shqipërinë. Unë i sugjeroj Panuçit që të mos dalë nga kornizat dhe detyrat e veta që ka. I them edhe një herë që është shumë i ri për të kuptuar raportet që janë krijuar./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9263,Camëri,117,Editorial,2031,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,288,Kosovë,2688,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: E quajti lojtar pa b****, Kosova i përgjigjet Panuçit: E kemi larë historinë me gjak
E quajti lojtar pa b****, Kosova i përgjigjet Panuçit: E kemi larë historinë me gjak
https://2.bp.blogspot.com/-dVZbfAKt2ec/WrhA7HjpXUI/AAAAAAAAFLM/FmDiga0wziUhIE0mmnr4BrGgCFxoU6MLQCLcBGAs/s640/auto_Kristian_Panucci_syri__41511545672.png
https://2.bp.blogspot.com/-dVZbfAKt2ec/WrhA7HjpXUI/AAAAAAAAFLM/FmDiga0wziUhIE0mmnr4BrGgCFxoU6MLQCLcBGAs/s72-c/auto_Kristian_Panucci_syri__41511545672.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/e-quajti-lojtar-pa-b-kosova-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/e-quajti-lojtar-pa-b-kosova-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy