Është vetë Shqipëria që nxjerr njerëz si Berisha!

Nga Ben Andoni

Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, në intervistat e ditëve të fundit, kanë qenë cinike, të hidhura por edhe shumë arrogante. Në këto dy ditë, ai artikuloi ashpër për vrasjen e Azemit, historinë e familjes Haklaj, akuzoi hapur një gazetar, jo vetëm nuk shprehu pendesë për ngjarjet e 21 Janarit, por u shpreh shumë ashpër kundër kryeministrit aktual Edi Rama me një ligjëratë që nuk e përjashtonte në asnjë çast vdekjen. Për fat të keq, në vetëm pak raste, kolegët tanë e ndaluan dhe t’ia vendosnin vendin atje ku i takon.

Në të vërtetë, kjo duket e vështirë, se paçka tagrit të tij gjithmonë e më të ulët zyrtar, ai mban një vend publik gati të barabartë me kreun de jure të Opozitës.

Kryeministri Edi Rama jo me këtë lloj ligjërimi vdekje, por me një cinizëm të pafre nuk lë moment pa u kapur me këdo. Fillon që nga statuset në facebook me njerëzit e thjeshtë, që i shprehin ankesa por edhe e qesëndisin për dukjen e tepruar dhe vazhdon me bejtet në parlament, që ia delegon këdo që e shënjon si objektiv. Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, deri pak ditë se të ulej zyrtarisht në presidencë, madje edhe kur ishte i zgjedhur, akuzonte hapur dhe bënte kërcënime gati lufte ndaj kundërshtarëve të tij në zgjedhje.

Të gjitha këto fakte të bëjnë të mendosh se ne jemi popull që na kënaq kaosi, na kënaq loja pa rregulla dhe shtirja. Mbase këtë e kuptoi shumë mirë Enver Hoxha, kur duke parë talljen e madhe që i bëhesh fesë, përgatiti i qetë udhën duke e nxjerrë jashtë besimin duke e mbajtur vendin në një diktaturë, të cilës ne, vetë, i ngritëm këngë, i shkruam poezi dhe romane pafund.

Mjaftoi idili që regjimi dikurshëm prodhoi për arritjen e socializmit dhe sloganet se ne ishim vendi i vetëm në botë që punonim me forcat tona dhe ne shqiptarët rrinim të nanuritur ëmbël. Ashtu si pas viteve ’90 iu kënaqëm përrallës së fajdeve dhe vazhdonim t’i mbronim dhe kur të gjithë autoritetet e huaja thoshin: Mjaft. Jemi mu ata që u ngritëm kundër njëri-tjetrit, spinuam pa fund dhe që ricikluam komunistë fanatikë si Berisha dhe shumë individë nga PS-ja të shndërruar në demokratë apo të tjerë pseudo që kishin lidhje me trashëgiminë e të së shkuarës. Një pse ka vend për antropologët, por një përgjigje e kemi të gjithë. Neve duam t’i bëjmë gjërat shkurt dhe pa menduar, duke u përpjekur të marrin më të pamerituarën në kurriz të gjithkujt. Ne duam të ofendojmë dhe të marrim nëpërkëmbë këdo që s’na përgjigjet, para se t’i tregojmë vendin politikanëve si Berisha, të cilët ende kërcënojnë me vrasje apo zyrtarë si Rama që qesëndisin çdo gjë.

Për fat të keq, duket se nuk ka për të ndryshuar asnjëherë, paçka se ne besojmë se shqiptari i shekullit XXI po bëhet i vetëdijshëm. Të mjafton të shikosh brezin e ri dhe shikon të njëjtat simptoma, ku bjerraditja dhe idhujtaria koti janë gjërat kryesore. Koha ka treguar se geni mund të përmirësohet por kurrë të ndryshojë nëse nuk bëhesh i vetëdijshëm për sfidën. Popujt e mëdhenj shpesh i kanë shpallur luftë genit dhe janë aty ku ne vetëm i sodisim. Ndaj, pra.. ka sërish zë Berisha & Co të na kërcënojnë dhe tallin. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8763,Camëri,115,Editorial,1916,Ekonomi,470,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1410,Iliridë,270,Kosovë,2534,Kulture,691,Luginë,58,Moti,2,Politik,1850,Reportazh,175,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,505,Video,546,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Është vetë Shqipëria që nxjerr njerëz si Berisha!
Është vetë Shqipëria që nxjerr njerëz si Berisha!
https://4.bp.blogspot.com/-jrhdqYF8gsM/WqCGYJkIc1I/AAAAAAAADXo/x7kD8vWdQcYV7OfLREBqVFh2foRP-O2yACLcBGAs/s640/Ben-Andoni2.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-jrhdqYF8gsM/WqCGYJkIc1I/AAAAAAAADXo/x7kD8vWdQcYV7OfLREBqVFh2foRP-O2yACLcBGAs/s72-c/Ben-Andoni2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/eshte-vete-shqiperia-qe-nxjerr-njerez.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/eshte-vete-shqiperia-qe-nxjerr-njerez.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy