Fqinj me Italinë e modës, por… lexoni kush na vesh ne shqiptarëve

Veshjet janë një pjesë e rëndësishme e tregut të konsumit në Shqipëri, për të cilat shpenzimet janë në rritje. Duke përpunuar të dhënat e tregtisë së jashtme, SCAN ka bërë një analizë të detajuar që përfshin vendet e origjinës të rrobave që hyjnë në vendin tonë.

Vendi i origjinës që kryeson tregun e rrobave është pikërisht Turqia, me rreth 33.6 milionë euro mallra të importuara.

Në vend të dytë, por shumë pranë vlerave të kryesuesit renditen veshjet nga Kina, për një total prej 31.4 milionë eurosh.

Shumë larg pritshmërive ndërkohë paraqiten veshjet nga Italia, me një vlerë në treg në vitin 2017 prej vetëm 8.6 milionë eurosh. Teksa INSTAT e rendit këtë shtet si vendin kryesor të origjinës për kategorinë “Tekstile dhe këpucë”, duket se pjesa më e madhe e këtyre mallrave shkon për industrinë fasone dhe rieksportohet jashtë vendit.

Pavarësisht mbizotërimit të emrave italianë të industrisë së modës të pranishëm në vend, këto marka duket se mungojnë në segmentin e konsumatorëve që i kryejnë blerjet në tregje.

Një surprizë në hartën e origjinës së veshjeve që shiten në Shqipëri është Bangladeshi. Edhe pse një prej vendeve me industrinë fasone më të zhvilluar, largësia gjeografike me Shqipërinë e bën mjaft interesante pozicionin në këtë listë, si vendi i katërt për importe, me rreth 1.7 milionë euro në vlerë mallrash.

Një arsye pse shohim në këtë listë vende si Bangladeshi, Kamboxhia, Sri Lanka, India dhe Vietnami, përpos kostove të lira të prodhimit të veshjeve, është edhe tregu në rritje i rrobave të përdorura.

Pikërisht këto shtete janë portat kryesore të tregut të dorës së dytë që transportohen më pas nëpër botë për t’u ricikluar apo për t’u ripërdorur.

Sa i takon veshjeve nga vendet e tjera europiane, Spanjë renditet e dyta pas Italisë me 1.2 milionë euro produkte, ndjekur nga Greqia me 757 mijë euro dhe Rumania me 630 mijë euro

Një prezencë të vogël në treg kanë ndërkohë veshjet nga rajoni, ku dominojnë ato nga Serbia me 445 mijë euro, ndjekur nga Kosova dhe Maqedonia me nga 96 mijë dhe 93 mijë euro mallra të importuara./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9252,Camëri,117,Editorial,2031,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1470,Iliridë,287,Kosovë,2684,Kulture,722,Luginë,61,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fqinj me Italinë e modës, por… lexoni kush na vesh ne shqiptarëve
Fqinj me Italinë e modës, por… lexoni kush na vesh ne shqiptarëve
https://1.bp.blogspot.com/-EUqLQ6exrJk/WqDpybl_w-I/AAAAAAAAUNs/A-dT0nFElIQwvVhbsAzhkwZebq07w9xAACLcBGAs/s640/veshje-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-EUqLQ6exrJk/WqDpybl_w-I/AAAAAAAAUNs/A-dT0nFElIQwvVhbsAzhkwZebq07w9xAACLcBGAs/s72-c/veshje-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/fqinj-me-italine-e-modes-por-lexoni.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/fqinj-me-italine-e-modes-por-lexoni.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy