Franca dhe kopilët e politikës shqiptare!

Nga Denis Dyrnjaja/

Franca hetoi ish-Presidentin Jackues Chirac, po heton tani ish-Presidentin Nikolas Sarkozy. Ky vend evropian që ka bërë revolucione në emër të shtetit, ka derdhur edhe gjak në emër të zhvillimit dhe progresit, na tregon sesa larg shtetit ligjor jemi, sesa larg dimensionit se çka është e ligjshme është e ligjshme dhe çka është e paligjshme është e paligjshme, jemi.

Dhe duhet theksuar se Presidenti ose Kryeministri i Francës pavarësisht emrit, nivelit dhe postit, nuk ndan kurrsesi të njëjtën vlerë me një president, ish-president apo kryeministër e ish-kryeministër të Shqipërisë në kuptimin më të thellë e të plotë të fjalës dhe peshës reale.

Sot jemi në Vitin 2018 e Sarkozy po hetohet për financimet të paligjshme të Vitit 2007, kur u zgjodh President. A mund të mendosh në Shqipëri të hetosh, Fotos Nanon, Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën apo Lulzim Bashën e shumë zara të tjerë poshtë tyre për allishverishet e shumëllojshme të panumërta të tyre?!

Kjo është pyetja, pergjigjia e munguar e së cilës është përgjigjja e vetë faktit pse ne nuk jemi e nuk kemi një shtet serioz, ligjor, demokratik dhe të barabartë në vlera, sepse dikush është i privilegjuar ose (kopil ndaj ligjit) që i ikën atij, që i fshihet atij, që e përçmon dhe fyen atë. Sigurisht kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, në një vend ku Presidenti, Kryeministri etj ruhen ende me super-eskorta jo për rëndësinë e posteve të shtetit, por për t’i dhënë rëndësi vetes së tyre dhe pushtetit.

Për ta bllokohen rrugë e eksitohen turma, ndërsa ligji ndaj tyre është impotent! Bota e qytetëruar dhe demokratike i ka rrëzuar mitet. Për ta nuk ka të paprekshëm, i paprekshëm është atje është vetëm ligji. Në Shqipëri është e kundërta, i prekshëm, i cënueshëm, i përçueshëm dhe anashkalueshëm është ligji, por jo individi!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Franca dhe kopilët e politikës shqiptare!
Franca dhe kopilët e politikës shqiptare!
https://2.bp.blogspot.com/-JkwFMIhlMH0/WrPjGQTjhhI/AAAAAAAAVOk/i7YFccxW-CU_xCqlOpd2_8J6IxkXqMnSwCLcBGAs/s640/denis-dyrnjaja-sakozy-640x360.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-JkwFMIhlMH0/WrPjGQTjhhI/AAAAAAAAVOk/i7YFccxW-CU_xCqlOpd2_8J6IxkXqMnSwCLcBGAs/s72-c/denis-dyrnjaja-sakozy-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/franca-dhe-kopilet-e-politikes-shqiptare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/franca-dhe-kopilet-e-politikes-shqiptare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy