Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

“Një qytet i suksesshëm për fëmijët, është një qytet i suksesshëm për të gjithë” – shkruan prestigjozja The Guardian duke renditur shembujt e disa qyteteve nëpër botë.
Tirana merret si shembull në artikullin e Laura Laker, pastaj Roterdami, Vankuveri, Bogota etj.
Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është një simbol i fortë dhe status për çdo individ – shkruhet ndër të tjera në artikull.
Më poshtë, artikulli i plotë përkthyer nga DITA:
*****
Laura Laker*
Imagjinoni sikur jeni një fëmijë 10 vjeçar, jetoni në një qytet mesatar dhe duhet të shkoni të takoni shokun tuaj të ngushtë, 5 minuta larg, për të luajtur në një park vetëm 10 minuta që aty. Por, ka një problem: juve dhe shokut tuaj iu ndan një rrugë e rrezikshme, dhe një tjetër po aq e rrezikshme ndodhet mes jush dhe parkut. U kërkoni prindërve t’ju shoqërojnë, por ata thonë jo, sepse janë shumë të zënë.
Si këmbim, në vend që të dalësh ti bisedon me shokun tënd në Snapchat, ose luan lojëra elektronike në divanin tënd. Ky është realiteti për shumë fëmijë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë domosdoshmërish kështu.
Tim Gill, autor i “No Fear: Groëing Up in a Risk Averse Society”, thotë se një qytet miqësor për fëmijët është ai që lejon “liritë e përditshme”.
“Nuk mjafton vetëm të flasim për terrenet e lojërave dhe hapësirat e bukura publike”, thotë Gill. Kjo, thotë ai, krijon “kënde lojërash – geto”, ku fëmijët duhet të shoqërohen nga të rriturit”.
Gabimi i shoqërisë, argumenton Gill, është se sistemet tona të planifikimit janë përshtatur për makinat, ndërtesat dhe ekonominë, dhe jo për mjedisin, shëndetin dhe cilësinë e jetës.
“Me siguri që nuk ka asnjë planifikues urban që nuk pajtohet me këtë”, thotë Gill. “Kjo, sepse vendimmarrësit tanë janë politikanë “afatshkurtër”, të cilët nuk shohin përtej dy apo tre viteve të ardhshme”.
Tirana
“Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve”, thotë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një studim në këtë qytet tregoi se prindërit e fëmijëve shpenzonin më shumë para për makinat se sa për fëmijët e tyre.
Pikërisht, këtë statistikë, Veliaj e përdori si bazë morale për të rishikuar prioritetet. Në një qytet me fonde të kufizuara, bizneset kanë sponsorizuar transformimin e kopshteve dhe çerdheve, duke i kthyer nga disa dhoma që u ngjanin qelive të burgut, në hapësira të bukura.
10 të tjerë janë në ndërtim e sipër përmes partneritetit publik-privat.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Në sheshin “Skënderbej” u ndalua jo pak herë qarkullimi i makinave dhe duket se kjo i bindi banorët e Tiranës që ta pranojnë këtë hapësirë, si një zonë krejtësisht pedonale. Çdo 3 muaj, zona pedonale shtohej me nga një rrugë të re, deri sa qendra e qytetit u kthye në një hapësirë plotësisht pa makina.
Treguesit e PM10 për ndotjen tregojnë se ajo është ulur tashmë me 15%. Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është një simbol i fortë dhe status për çdo individ.
Ndërtimi i një këndi të madh lojërash në Liqenin Artificial të Tiranës, shkaktoi shumë protesta, madje disa prej tyre të dhunshme.
“Një pakicë uturitëse, e cila ka lidhjet e saj për interesa të ngushta, bën gjithmonë zhurmë. Por, ne besojmë se shumica e heshtur do ta thotë fjalën e saj kur këndi të hapet”, tha asokohe Veliaj.
Në vitin e parë, kryebashkiaku i Tiranës mori thuajse 40 mijë metër katrorë nga ndërtimet informale, duke krijuar kështu hapësira për 31 kënde të reja lojërash. Një unazë pyjore që po krijohet me pemët që fëmijët i mbjellin për ditëlindje, po shtohet dita-ditës në Tiranë.
“Në një kohë kur shtete të tëra flasin për mure, ne po ndërtojmë mure pemësh, për të oksigjenuar qytetin”, thotë Veliaj.
Rreth 60% e pemëve ka ardhur si donacion i qytetarëve dhe bizneseve, këta të fundit mbjellin dy pemë për çdo makinë që kanë në pronësi. Ndërkohë, një tjetër unazë rreth qytetit për ecje, çiklizëm dhe transportin publik, është në ndërtim e sipër.
Tirana krenohet gjithashtu, edhe për një “Këshill bashkiak fëmijësh”, aty ku të vegjlit takojnë kryetarin e Bashkisë, debatojnë me të dhe përgjigjet që marrin, i diskutojnë edhe në klasë.
“Gjëja më e mirë për fëmijët”, shton Veliaj, “është se ata nuk kanë një axhendë të fshehur, por janë avokatët më të mirë për të ndikuar te prindërit që të riciklojnë mbetjet, të ecin apo të përdorin biçikletat”.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Roterdam
U votua si qyteti më pak tërheqës për fëmijët në vitin 2006 dhe që atëherë Roterdami ka shpenzuar 15 milionë euro për përmirësimin e hapësirave publike, ndërtesave dhe rrugëve të sigurta në lagjet e varfra, në përpjekje për të ndërtuar një qytet miqësor për fëmijët.
Një hapësirë mjaft e madhe në një “park-pyll” të qytetit është shndërruar në një park lojërash natyror, “Natuurspeeltuin de Speeldernis”, që u jep fëmijëve mundësinë për lojëra nga më të ndryshmet.
Fëmijët mund të shijojnë biodiversitetin e hapësirës “të egër”, të ndërtojnë stuhi, zjarre dhe barka, si dhe kampingje. Aktualisht parku tërheq 35 mijë vizitorë në vit.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Disa terrene sportive shkollore janë shndërruar në sheshe për komunitetin, me hapësira që përfshijnë nga këndet e lojërave, aktivitete si kopshtaria në komunitet, facilitete sportive, që u lejojnë fëmijëve të eksperimentojnë jetën brenda një komuniteti më të gjerë.
Roterdami, i cili është njohur historikisht për nivelet e larta të strehimit social, ka hyrë në një program ambicioz të gentrifikimit (proces i rinovimit të lagjeve të vjetra) të sponsorizuar nga shteti.
Qindra shtëpi të reja po ndërtohen rreth qendrës së qytetit, me shumë hapësirë të gjelbëruar, parqe lojërash dhe me një synim: të ketë dy shkolla të vlerësuara si të shkëlqyera për distrikt.
Programi “Droomstraat” (rrugët e ëndrrave) u lejon banorëve të bëjnë përmirësime në rrugë, duke shkëmbyer rrugët për makina dhe parkingje me lulishte, ose stola publikë. Përmirësimet duket se po funksionojnë: qyteti raporton se njerëzit tani po qëndrojnë në Roterdam me familjet dhe po ndërtohen shtëpi të reja.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Bogota
Ish kryebashkiaku i Bogotas, Enrique Peñalosa, dikur ka thënë: “Fëmijët janë një lloj indikatori. Nëse mund të ndërtojmë një qytet të suksesshëm për fëmijët, do të kemi një qytet të suksesshëm për të gjithë”.
Puna për t’i bërë hapësirat publike më të mira filloi dy dekada më parë me skemën ambicioze të “autobusit të shpejtë” të Peñalosa, korsitë e biçikletave dhe futjen e 1200 parqeve dhe këndeve të lojërave.
Në një nga lagjet më të varfra të qytetit, Ciudad Bolívar, anëtarët e komunitetit kanë punuar me “Urban 95″, një nismë e Fondacionit ‘Bernard van Leer’ për të përmirësuar hapësirën publike për njerëzit nën 95 cm të gjatë. Në një zonë ku krimi kap nivelet e larta dhe ka pak hapësira të gjelbra, komuniteti vetë identifikoi zonat e rrezikut dhe si duhej të trajtoheshin ato.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Përmes pikturave në rrugë dhe mbjelljes së pemëve u shënjua rruga midis kopshtit, shkollës dhe parkut, për të zvogëluar shpejtësinë e makinave dhe për të krijuar hapësira të reja për fëmijët. Ndërkohë që ndërtesat u pikturuan me ngjyra të forta.
Përmes “urbanizmit taktik” do të vlerësohet nëse këto ndryshime funksionojnë dhe nëse po, atëherë do të bëhen të përhershme.
Komuniteti që zhvilloi planet u inkurajua të ruante këto ndryshime dhe të ndihmonte në mirëmbajtjen e objekteve. Nëse nuk e bënin qyteti nuk do t’i mbante.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Leksington, Kentaki
Në Lexington, Kentaki, ku temperaturat e verës i kalojnë 27 gradët, ditët e nxehta janë të shumta. Për këtë arsye, familjet kishin filluar të thyenin rregullat duke luajtur në shatërvanet publike në Parkun Thoroughbred.
Por në vend që të penalizonte banorët, këshilli i qytetit vendosi t’i dëgjonte.
Në vitin 2015, “Gehl Studio” bëri një studim të hapësirës publike dhe zbuloi kërkesën e vazhdueshme për hapësirë-miqësore-familjare, në veçanti për të luajtur me ujë. Verën tjetër u vendos një shatërvan në Parkun Verilindor dhe impakti ishte transformues.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

I quajtur “SplashJAM”, instalimi i përkohshëm tërhoqi njerëz nga mbarë qyteti. Së bashku me një shatërvan u vendosën tavolina pikniku, çadra plazhi dhe tualete.
Njerëzit u dyndën në zonë, duke marrë me vete pije dhe ushqim, uleshin nën çadra, dhe shihnin fëmijët teksa luanin. Edhe njerëzit që nuk e kishin vizituar kurrë parkun gjenin arsye për të qenë atje.
Numri i vizitorëve ditorë pothuajse u trefishua, 80% e vizitorëve nuk ka qenë kurrë më parë. Para eksperimentit pjesa dërrmuese e vizitorëve të parkut vinin nga një rreze prej pesë blloqesh. Qyteti po kërkon të përsërisë suksesin e projektit edhe në parqe të tjera.

, Gazeta britanike ‘The Guardian’: Tirana, një nga qytetet më miqësore për fëmijët në botë

Vankuver
Politikat për lagjet “miqësore” në Vankuver, të përcaktuara në vitet ’90, dyfishuan përqindjen e fëmijëve që jetojnë në qendër të qytetit mes viteve 2001 dhe 2011. Udhëzimi për lagjet e dendura në qytet, specifikon se një e katërta e saj duhet të projektohet për familjet, me rrugë të përshtatshme për karrocat e fëmijëve, kënde lojërash dhe mundësi për lojëra në ujë dhe rërë.
Këto politika e vlerësojnë rëndësinë e mundësive të socializimit për të gjitha moshat.
Duke përdorur këto kritere Vankuver po ndërton River District – i njohur edhe si East Fraser Lands. Do të ketë 25 hektarë park të planifikuar dhe më shumë se një e treta u dedikohet familjeve. Ajo përmban një shkollë fillore, një qendër komunitare dhe katër çerdhe.
Strategjia për lagje më të mëdha ka për qëllim trajtimin e çështjeve akute të qytetit. Janë propozuar 72 mijë shtëpi të reja për 10 vjet, 40% për familjet dhe dy të tretat për t’u dhënë me qira. Gjysma do t’u shërbejë familjeve që janë nën nivelin e të ardhurave mesatare (rreth 80,000 dollarë).
Verën e kaluar, rikonstruktimi i sheshit të famshëm “Creekside Park” kapi shifrën e 900 mijë dollarëve. Tani sheshi më i madh i Vankuverit, ka instrumente muzikore, një kullë hipizmi, rrëshqitëse gjigande dhe një zip line, si dhe sheshe për lojëra me rërë dhe ujë. o.j/dita
****
Botuar nga The Guardian. Përkthimi nga Dita/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button