Gjermani: 18 vjeçari Shqiptar, gjithnjë e më afër Formula 1 (VIDEO)

Një djalosh i ri shqiptar 18-vjeçar me vendbanim nga Bochumi i Gjermansë, por me prejardhje nga Shkupi, e ka ëndrrën e tij të madhe: Pas sukseseve të tij në Formula 4 Lirim Zendeli tani synon klasën mbretërore të këtij sporti garues.

Shtëpia nën një kulm në Nordring, ku ai jeton së bashku me të vëllain Ilirin (20), nuk lëshon asnjë dhunti nga kjo botë. Dhe, Lirimi është gjithnjë e më pranë ëndrrës së tij të madhe që të inkuadrohet në sportin e Formula 1.

Modest, i zgjaur dhe i vetëdijshëm, ai ka biseduar me gazetarët e „WAZ“-it gjerman. I biri i prindërve shqiptarë, të cilët në vitin 1987 emigruan nga Maqedonia, duke u vendosur në Bochum për të kërkuar fatin. Babai Jauni udhëheq një firmë për ndërtime me punime të thata. Lirimi, i cili në vitin 2017 e përfundoi maturën në shkollën „Heinrich-von-Kleist“ (nota mesatare 2,8, përkundër 600 mungesave), ka kryer trajnimin në firmën e babait si nëpunës zyre, një profesion i sigurt dhe i kërkuar, por për te i dorës së dytë. Pasi gara sportive me vetura i tërheqin edhe babain edhe të birin njësoj.

Fillimisht, Lirimi i imitoi kampionët e botës Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel, njofton Shtegu.com. Në moshën dhjetëvjeçare, Lirimi e bëri qarkun e parë në pistën e Essenit, me ç`rast fitoi bindshëm në konkurrencën me më të vjetrit. Për të gjithë u bë e qartë: Djaloshi ri ishte i talentuar. „Por, për dallim nga sportet tjera, në garat sportive duhet edhe pak të holla më shumë“, është i bindur Lirimi.

Për këto suksese, ai i falënderon pa kufi prindërit e tij, të cilët sa të jetë e mundur më shumë, do ta mbështesin financiarusht. Si fat të vetin. Lirimi e cekë avokatin gjerman Thomas Durchlaub, i cili është ndër sponzorët e parë të vozitësit të talentuar. Në vitin 2016, Lirimi e realizoi sezonin e tij të parë në Formula 4. Në vitin e fundit, ai u bë më i miri i Gjermanisë në seri, pas tre fitoreve, duke fituar shpërblimin me renome „Post Speed Academy Aëard“ në dhjetor të vitit të kaluar. „Në moshën time është e pamundur të arrihet diçka më tepër“, ka pohuar Lirimi, njofton Shtegu.com. Jo vetëm për 65 mijë eurot e shpërblimit, por edhe si fillim i një karriere të ndritshme ndërkombëtare.

Në horizont, pas pushimit dimëror do të jetë pjesëmarrja me Formula 4 në garat „Charouz Racing System“. „Kjo është fabrika e talenteve të Ferrarit“, vazhdon më tej djaloshi shqiptar. Pas pak ditësh, ai do të fillojë vozitjen testuese në Abu Dhabi, ndërsa në muajin prill fillon sezoni i garave. „Ky do të jetë hapi im i ardhshëm“, është i mendimit Lirimi i cili ka një BMW privat dhe po që se i premton koha merret me ushtrime të fitnesit.

Për fat të keq, ai nuk ka kohë për mikeshë. „Unë jam singëll“, pohon Lirimi. Kohën e lirë e kalon me shokë dhe me familljen në Nordring. Idhulli i tij nuk është ndonjë ikonë gjermane e Formula 1, por britanezi Lewis Hamilton: „Ai është më i miri dhe i tejkalon të gjitha vështirësitë“, përfundon Lirimi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjermani: 18 vjeçari Shqiptar, gjithnjë e më afër Formula 1 (VIDEO)
Gjermani: 18 vjeçari Shqiptar, gjithnjë e më afër Formula 1 (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-wCOaT18Hb1c/WpoICFHz_bI/AAAAAAAAC-8/-Xm1-yw8D2AIEtrDvxLyukxBRh_osAVcgCLcBGAs/s640/170428_GTM_OSCHERSLEBEN_KPA0897-640x426.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-wCOaT18Hb1c/WpoICFHz_bI/AAAAAAAAC-8/-Xm1-yw8D2AIEtrDvxLyukxBRh_osAVcgCLcBGAs/s72-c/170428_GTM_OSCHERSLEBEN_KPA0897-640x426.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gjermani-18-vjecari-shqiptar-gjithnje-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gjermani-18-vjecari-shqiptar-gjithnje-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy