Gjiknuri: Brenda pranverës, gati projekti për aeroportin e Sarandës

Qeveria do të ketë në duar brenda pranverës studimin për ndërtimin e aeroportit në qytetin e Sarandës, i cili më pas do të ofrohet për kompanitë që do të shprehin interes për ta ndërtuar atë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha nga Saranda, se aeroporti do të ndërtohet për qëllime turistike dhe do t’i vijë në ndihmë edhe pasagjerëve që kanë destinacion Korfuzin, sepse ky i fundit i ka të shitura tashmë të gjitha fluturimet e sezonit.

“Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do t’i shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit, pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.”

Rruga hyrëse në qytetin e Sarandës do të përfundojë përpara se të nisë sezoni turistik. Sipas Gjiknurit, vonesat lidhur me përfundimin e saj erdhën si pasojë e mos parashikimit të fondeve në 2017-n.

Ndër të tjera ai tha se “janë marrë masat në buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë dhe të jetë funksionale tashmë me të gjitha parametrat e duhura.”

Projekti i 3-të i paketës së rindërtimit (1 miliard euro) do të jetë rruga Kardhiq – Delvinë, e cila do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti. Ky segment kap një vlerë prej 68 milionë eurosh dhe do të realizohet me paratë e kompanive private. Pas përfundimit të veprës, shteti do të nisë shlyerjen e fondeve./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjiknuri: Brenda pranverës, gati projekti për aeroportin e Sarandës
Gjiknuri: Brenda pranverës, gati projekti për aeroportin e Sarandës
https://1.bp.blogspot.com/-OnxMFFWHajM/WqY1pqU4x5I/AAAAAAAAUls/9H7FPCkuV3wPFfKwrW8m9HAGYB7R3Re1gCLcBGAs/s640/aeroporti_i_trete_i_stambollit-e1516181879354-720x409-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-OnxMFFWHajM/WqY1pqU4x5I/AAAAAAAAUls/9H7FPCkuV3wPFfKwrW8m9HAGYB7R3Re1gCLcBGAs/s72-c/aeroporti_i_trete_i_stambollit-e1516181879354-720x409-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gjiknuri-brenda-pranveres-gati-projekti.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/gjiknuri-brenda-pranveres-gati-projekti.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy