“Hipermarketi” i vjetër i Ballkanit, që ndodhej në Shqipëri (FOTO)

Pazari i Shkodrës i quajtur Pazari i madh apo pazari i vjetër ka qenë qendra ekonomike e qytetit dhe krahinës të Shkodrës dhe një ndër nyjet tregtare më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Hamdi Bushatit, pazari ka qenë i ndërtuar në rrëzë të kodrës së kalasë së Shkodrës, rreth 1 kilometër në jug të qendrës së tanishme të qytetit, mbi një rrafshinë që shtrihet deri në breg të lumit Buna. Ndërkohë, gojdhënat na thonë se pazari duhet të ketë zbritur nga Qafa në fushë shumë kohë para rënies së qytetit në dorën e osmanëve. Këtë e vërteton edhe Atë Marin Barleti në veprën “Rrethimi i Shkodrës”.

Qyteti i Shkodrës kishet qysh herët tregun e vet. Ai përmendet në Statutet e Shkodrës (dalë në dritë nga studiuesja e njohur Luçia Nadin) të fillimit të shek. XIV me emrin favolete, vend tubimi, merkatë, pra vend tregtimi. I lidhur në mënyrë organike me skelën lumore dhe me zhvillimin e garantuar nga administrimi i Bushatllinjve, pazari u bë një nga më të njohurit e tregjeve ballkanike duke luajtur një rol të rëndësishëm zejtaro-tregtar deri në vitet ‘60 të shek. XIX, ku arriti deri në 2500 njësi prodhimi e tregtimi.

Pas viteve ’60 të shek. XIX Pazari i Shkodrës dha shenjat e para të rënies ekonomike, politike e kulturore për shkak të ngritjes së manifakturave kapitaliste që konkurronin esnafet në sasi prodhimi. Edhe hapja e kanalit të Suezit më 1869 apo ndërtimi i hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1874 dhanë “kontributin” e tyre në këtë rënie.

Rëndësi patën edhe aneksimi i Ulqinit dhe Tivarit nga Mali i Zi më 1880, përmbytja nga ujrat, dekadenca e përgjithshme si e administratës osmane ashtu dhe mosrinovimi, të përmendura nga Z. Tafilica në librin “Pazari i Shkodrës”, apo avulloret në Danub, rritja e Adrianopojës, Selanikut dhe tërmeti i fuqishëm i vtit 1905.

Me pushtimin disaditor malazez, natën para se të largoheshin në maj të 1913 i vunë zjarrin Pazarit duke djegur sokaqet më të mirë të drithërave dhe elbnave, të cilat u shkatërruan plotësisht. Pa llogaritur dëmet e tjera, u dogjën 250 dyqane.

Sipas R. Dizdarit, Pazari i Shkodrës ka njohur tre zvogëlime:

a. Mortaja e viteve 1814-1819.

b. Ndërrimi i rrjedhës së lumit Drin, si rrjedhojë fryrja e Bunës në drejtim të fushës dhe përmbytja e pjesës më piktoreske të Pazarit.

c. Më 1940 me ndërtimin e rrugës Molo-rrugë e Bahçallëkut, u kufizua krahu buzë ujit.

Pas hyrjes së regjimit komunist, më 1944 u bë vendbanimi i emigrantëve grekë, dhe më 1968 u sheshua dhe u bë park-lulishte.

Ndërsa sot është kthyer një kompleks baresh e restorantesh si dhe një vend shëtitjesh buzë mbrëmjeve. Me projektin absurd dhe pa asnjë vlerë që del kundër çdo lloj norme mjedisore e estetike dhe që nuk ka asnjë funksion, atë të baypass-it, pazari i vjetër ka humbur jo pak/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7933,Camëri,108,Editorial,1700,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1280,Iliridë,251,Kosovë,2363,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1772,Reportazh,154,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,494,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Hipermarketi” i vjetër i Ballkanit, që ndodhej në Shqipëri (FOTO)
“Hipermarketi” i vjetër i Ballkanit, që ndodhej në Shqipëri (FOTO)
“Hipermarketi” i vjetër i Ballkanit, që ndodhej në Shqipëri (FOTO)
https://4.bp.blogspot.com/-eS6CWjikyHc/WqDozs36E4I/AAAAAAAAUNk/kTYqnWnh6n4RpT0dSMtJLpItRPROOAnmQCLcBGAs/s640/auto_pazari_i_shkodres1520155453-696x449.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-eS6CWjikyHc/WqDozs36E4I/AAAAAAAAUNk/kTYqnWnh6n4RpT0dSMtJLpItRPROOAnmQCLcBGAs/s72-c/auto_pazari_i_shkodres1520155453-696x449.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/hipermarketi-i-vjeter-i-ballkanit-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/hipermarketi-i-vjeter-i-ballkanit-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy