Historia e emrit,traditës dhe kulturës shqiptare të Myzeqes…

Në mesjetë në Myzeqe, marshuan, ngritën kampe dhe luftuan ushtritë e Bizantit, të gjermanit e të Normanëve.Në Fier më 7 gusht 1912 nën drejtimin e Ismail Qemalit u mbajt Kuvendi i Fierit, ku morën pjesë 300-burra, gjithë paria patriotike dhe komandantët e çetave të Toskërisë, duke filluar nga Tetova e deri në Janinë.Në territorin e saj gjarpëronte autostrada më e gjatë dhe më moderne e lashtësisë, rruga Egnatia së bashku me degën jugore të saj. Myzeqeja ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe studiuesve të huaj. Në përshkrimin që i kanë bërë ngjarjeve dhe vetë kësaj treve, e kanë quajtur me emra të ndryshëm por në të shumtën e rasteve dominon emri “Myzeqe”.

Myzeqeja është një nga krahinat më të mëdha të Shqipërisë. Por është dhe fusha më e madhe dhe më e begatë e saj në gjithë Ballkanit jug-perëndimor. Mban në gjirin e saj një vendbanim 50 000-vjeçar të jetës siç është Kryegjata, pa harruar këtu Apoloninë, qytetin më të ndritshëm dhe më të zhvilluar të kohës antike si dhe Arnisën e bukur. Në territorin e saj gjarpëronte autostrada më e gjatë dhe më moderne e lashtësisë, rruga Egnatia së bashku me degën jugore të saj. Në këto qytete kanë jetuar ilirët taulantë dhe parthinë. Në Myzeqe u rrit Pirrua i Epirit. Ka studiuar perandori August Oktaviani si dhe kanë qëndruar ciceronë të shquar të Romës, kanë marshuar e luftuar burra si Filipi i V, konsulli romak Sulpici, gjeneralë, si Pompeu e Jul Qezari.

 

Në mesjetë në Myzeqe, marshuan, ngritën kampin dhe luftuan ushtritë e Bizantit, të gjermanit Manfred Hohenshtaufenit, të Normanëve. Më vonë Myzeqenë e shkeli ushtria e Karlit I Anzhu. Më 1336 në Despotatin e Beratit do të shkelte për herë të parë këmba e ushtarit turke.

Në kohën moderne, në Myzeqe (në Portëz) u krijua më 1835 “Besëlidhja e Portëzës”, vendimet e së cilës ishin me karakter autonomist dhe shtet-formues. Po në Myzeqe (Fier) erdhi dhe bisedoi Avdyl Frashëri, i cili gjeti një mbështetje të sinqertë nga populli dhe paria e Fierit (Familja Vrioni) për Lidhjen e Prizrenit.

Në Fier më 7 gusht 1912 nën drejtimin e Ismail Qemalit u mbajt Kuvendi i Fierit, ku morën pjesë 300-burra, gjithë paria patriotike dhe komandantët e çetave të Toskërisë, duke filluar nga Tetova e deri në Janinë. Prej këtij Kuvendi, Ismail beu mori rrugën për në Stamboll dhe nëpër kancelaritë e Europës. Po nëpërmjet Rrugës së Karatoprakut, që kalonte në pjerrësitë perëndimore të kodrave të Ardenicës, kaloi burri i pavarësisë, Ismail Qemali në Nëntor 1912.

 

Në dimrin e vitit 1913, në zonën Grizë dhe Libofshë u përqendrua gjithë Armata Turke e Vardarit, e cila në prill të atij viti, u imbarkua në Portin e Semanit drejt Turqisë.

 

 

 

 

Origjina e emrit Myzeqe

Myzeqeja ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe studiuesve të huaj. Në përshkrimin që i kanë bërë ngjarjeve dhe vetë kësaj treve, e kanë quajtur me emra të ndryshëm por në të shumtën e rasteve dominon emri “Myzeqe”.

Në vitin 620 para krishtit 200-kolonë (fshatarë grek) me në krye të dëbuarin Gylak, të ardhur nga tre fshatra greke, u lejuan të futeshin në Apoloninë ilire. Këta kolonë fshatarë u përpoqën që fushës së bukur të Myzeqesë t’i jepnin emrin e Gylakut. Ata e quajtën Gylakion Pedion (Fusha e Gylakut).

Herodoti (484-425 p.Kr) e quan fushën e Myzeqesë si Fusha e Apolonisë

Autorja bizantine, Ana Komnena në shekullin e XII, e quante Myzeqenë fushë ilirike. Përcaktimi i fushës “Ilirike” është një dëshmi shumë interesante. Ky përcaktim (ilirike) tregon se kjo trevë deri në këtë kohë ruan vazhdimësinë e etnisë ilirë jo vetëm si popull, por dhe si emërtim, kur pjesë të tjera të vendit kishin kaluar nën emërtimin “arbëri” apo Principata e Arbërit.

 

Madje, me emërtimin etnik “Ilire”, e quan Myzeqenë dhe albanologu i shquar, Johan Georg Von Han. Duke folur për këtë krahinë, Hani thekson se Myzeqeja është fusha e Ilirisë jugore dhe e quan atë, një Lombardi të egër.

Një dokument venedikas i vitit 1412, përmend“ kështjella e Pirgut të Myzeqesë” (castrum Pirgi de Musachia). Ky dokument, jo vetëm na dokumenton emrin “Myzeqe”, por na dëshmon se në Pirg ka patur kështjellë.

Milan Shuflai emrin “Musachia” e lidhte me familjen princërore Muzakaj, të cilët ishin zotër të kësaj krahine.

Një informacion mbi emrin “Myzeqeja” na vjen dhe nga një dokument raguzian. Kështu ky dokument i vitit 1417, përmend “Via de Musachia” Në mesjetë Myzeqeja quhej “Savra”. Këtë e pohon Barleti, kur flet për betejën midis Karl Topisë dhe Balshës II e quan fushën “planicies saura” afër Beratit.

Por një dokument Venedikas i vitit 1570 përputh emrin “Savra” me emrin “Musachia”, ku shkruhet: “spatiose pianuredella savra la quale in un altro nome si dice Musachia”

Një mendim për emrin e Myzeqesë na vjen dhe nga Gjon Muzaka. Ky princ në kronikën e shtëpisë Muzaka shkruar në Itali më 1510, shkruan: “Myzeqeja në kohët e vjetra banohej nga popujt Molosë, nga ku u quajt Molosia, dhe meqenëse ne kemi qenë gjithnjë zot të këtij vendi, morëm mbiemrin Molosaku, por fjala Molosia u deformua dhe u bë Myzeqe, që në shqip thuhet Muzakiti” Zef Jubani hedh mendimin se emri Myzeqe vjen nga emri “Muzika”. Ai shkruan: “nuk ka dyshim, pra se shqiptarët, në përgjithësi janë të pajisur me ndjenjën e muzës dhe të melodisë.

 

Filozofët tanë të vjetër zbuluan praninë e saj dhe prandaj i kushtuan perëndisë së muzikës qytetin e Pojanit, tash i rrënuar mbi brigjet e Adriatikut, dhe e ngritën për të qenë si mësim dhe si model për kombin e vet dhe për popujt e huaj. Banorët e atyre vendeve mbajnë ende me vete emrin myzeqar, që don me thanë, njerëz të prirun kah muzika, të cilët i përgjigjen edhe sot me fakte këtij atributi tradicional. Kur shpirti i tyre tronditet nga misticizmi i muzës, shihen si të dehun e të lëkundur deri në ekstazë dhe, atëherë, shihet çasti në të cilën improvizojnë kangë simbas shijes kombëtare, me koncepte të madhnueshme dhe të jashtëzakonshme, tue ua përshtat melodinë e ambël dhe prekëse në mënyrë origjinale. Në këtë pikëpamje, kangët e Shqipnisë së mesme ose ato të Myzeqesë, janë më të mirat dhe ma të kërkuemet e këtij kombi”.

Kurse Eduard Lir e quan fushën e Myzeqesë, fusha e Apolonisë. Ai më 17 tetor 1848 ndaloi në Manastirin e Ardenicës. Eduart Lir ishte poet dhe piktor anglez. Për Ardenicën, nusen e bukur të Myzeqesë, ai shkroi: “ Ardenica ishte vërtet e mrekullueshme….prej andej dukej gjithë bota. Në veri humbisnin në mjegull malet e Shkodrës, Krujës e Tiranës. Në lindje, fare pranë, ngrihej hijerëndë Tomori. Në jug shtrihej fusha e Apolonisë e valëzuar nga kodra të buta e ndërsa në perëndim shkëlqen deti”.

 

Ndërsa sipas albanologut rumun Nikolla Jorga, emri Myzeqe vjen vjen nga fjala muzg.

Mendimi im është se emrat “muzak” dhe “Myzeqe” e kanë marrë emrin nga epiteti i Apolonit. Apoloni identifikohej si perëndi e dritës, poezisë, muzikës dhe gojëtarisë. Si perëndi e poezisë, Apoloni drejtonte mbledhjet e muzave. Për këtë arsye, ai (Apoloni) mori (mbante, thirrej) me epitetin Muzaket-i .

Për kujtesë, në botë njihen mbi 30 qytete antike me emrin Apoloni, por më e madhja, më e bukura dhe e para është Apolonia jonë.

Myzeqari ecën në rrugën e tij të jetës, pa u ndeshur me të tjerët. Përvoja e ka mësuar t’u shmanget përplasjeve. Nga jeta e myzeqarit ka dalë dhe shprehja “hiq shkopin zvarrë dhe mos bëj vijë”. Ai e di mirë, se kur duhet të goditet stralli me hekur që të ndizet zjarri.

 

 

Perla e Myzeqesë .GUNA ME RRËKE

Myzeqari njeh mirë masën dhe e përdor atë me shumë art. Njeh mirë kufirin, kur durimi pushon së qeni virtyt. Dije se kur merr zjarr myzeqari, e ke bërë hak flakën. Myzeqari nuk para e thotë fjalën e keqe. Ai e di mirë, që llafi i mirë zbut dhe gurin, pa le burrin. Fjala është si fara – shprehet myzeqari, po mbolle lule do thithësh nektar. Po mbolle gjëmbaç shpejt a vonë do të hash kopaç.

Myzeqarët udhëhiqen nga mirësia. Kjo bënë që ata të merren vesh me kodin e heshtjes, duke u parë sy më sy. Durimi, qetësia dhe dashuria janë trekëndëshi i jetës për myzeqarin. Myzeqarët merren vesh jo me fjalë, por me zemër. Janë të qetë dhe duken të ftohtë. U mungon natyra entuziaste. Fjalët myzeqari i nxjerr si kokrra gruri, rrjedhshëm, të lehta e të buta, plot bukuri e hijeshi. Biseda e tyre u ngjan cicërimës së zogjve. Nderi tyre të ngroh, jo si zjarri i hapët, por si prushi në vatër. Vështirë se mund të depërtosh në vetëdijen e tij. Tek myzeqari ka gjithmonë diçka të palexueshme.

Myzeqari kurrë nuk i ka kënduar sundimtarit, beut dhe agait. Ai i ka kënduar punës, ku gjen lumturinë; fëmijës, ku gjen gëzimin e jetës.

Myzeqari nuk ka primare forcën. Forca për të është diçka e huaj. Ai fle me libër te koka dhe me laps në dorë. Kulti i tij është mendja, urtësia, dija, libri dhe jo shpata. Shpata për myzeqarin është e fundit, vetëm atëherë kur ai është tërhequr deri tek muri. Ky është dhe momenti, kur ai të hidhet në gryk dhe me thonj të mbyt.

Myzeqarët janë dashamirës dhe mirëkuptues me njëri-tjetrin. Ata priren nga vlerat më të mira njerëzore si urtësia, toleranca, ndershmëria, besnikëria e sinqeriteti.

Myzeqarët i largohen së keqes. “Le ta gjej nga ndonjë tjetër” – shprehen ata. Urrejtjen myzeqari e shuan në ujë, miqësinë e gdhend në gurë Përgjithësisht nuk e praktikojnë dhunën dhe vetëgjyqësinë. Janë për respektim të ligjit dhe shtetit. Ai e di mirë se të jetosh është detyrë njerëzore. Jetës ai jep karakter të shenjtë. Kjo i bënë atë evropian në gen.

Myzeqari nuk nxitohet. Ai vëzhgon, dëgjon dhe me logjike vepron. Ka aftësinë e drejt-orientimit në momente të vështira. Nuk është kolaboracionist e kuisling. Përherë është orientuar nga vlerat, nga perëndimi. Të mirat që bënë nuk ti kujton. Kur të tjerët i thonë sherrit lepe, lala i thotë s’kam ngeh.

Myzeqarët janë njerëzit e dallëndysheve. Në Myzeqe gëzimi është i bukur. Në Myzeqe gjuha shqipe ka qënë flamuri i shqitarizmës që nuk e shkulën dot armiqtë…

Myzeqari, lumturia e gruas e sheh si lumturinë e familjes. Myzeqeja i zbut njerëzit, dhe kur nxehen kërkojnë gurë nuk gjejnë, kërkojnë hekur nuk gjejnë, pastaj i bien tëmthit të kokës pse gabova dhe në mënyrë të natyrshme i drejtohen logjikës.

 

Myzeqarët kurrë nuk e braktisën atdhenë. Ata i ngjajnë atyre zogjve që pavarësisht stinë të vitit, nuk e ndërrojnë folenë. Në Myzeqe dielli lind herët dhe perëndon vonë.

Myzeqarët janë kokërr dhe jo hime. Myzeqari zemrën e ka sa një mal dhe peshon sa Tomorri i lashtë. Kur të përqafon myzeqari trupi i tij lëshon oksitocinë, e aftë që të shërojë dhe lëndimet fizike. Myzeqarët janë njerëz të ditës dhe si të tillë janë bijë të diellit dhe jo njerëz të natës dhe bij të hënës së murrme me njolla. Myzeqarët janë një popull që u rritën nga mirësia dhe lartësuan nga dija. Shpirti i myzeqarit është vullkan i heshtur që nuk shuhet kurrë. Ai shpërthen sa herë që në qiell del re e zezë.

Myzeqari është qelq human. Ashtu si qelqi që nuk kalbet mbi shtresat e dheut, edhe shpirti i myzeqarit nuk kalbet nga stuhitë e zeza të historisë.

Lala (Myzeqari) të vret me pambuk, labi me pushkë. Myzeqari ta fut sot gjëmbin në këmbë dhe pas një viti e ndjen në zëmër. Myzeqari e zgjidh hallin jo me shkop, por me borzilok.

Në Myzeqe jeta vjen era nder dhe natyra vjen era diell. Që këtej kemi dhe shprehjen “bëj të mira dhe hidhi në det”. Nuk flet për veten e tij, megjithëse ka bërë vepra me peshë për shoqërinë e atdheun. Kjo është një mangësi, sepse nuk le kujtesë, kur të tjerë janë plot grykësi.

Myzeqari di t’i falet punës. Nuk i lyen duar me gjak. Ai mbjell vetëm lule dhe nektar. Është një popull që buzëqesh si fëmijë. Myzeqarët ka qënë gjithmonë të lirë sepse gjithmonë ka qënë të mirë me njeri tjetrin, me fqinjët dhe me të ardhurit. Forca e myzeqarit është (dija) dhe durimi.

Në Myzeqe edhe ajri lëngëzon urtësi. Mushkritë e Myzeqarit thithin vetëm mirësi. Bashkëjetesa për myzqarët është diçka natyrore. Ajo është ligj mbi ligjet.

Myzeqari është i qëndrueshëm në vështirësi. Durimi i tij shkon në kufijtë e pathyeshmërisë. Si njeri “kokë ulur”, ai bënë jetë të qetë, pëlqen atë pak pasuri dhe nuk është lakmues i pasurisë së tjetrit. Në pamjen e parë duket natyrë e mbyllur dhe indiferente, por në fakt është shumë i vëmendshëm, për mos të thënë vigjilentë. Ai nuk të bënë mik kollaj. Testimi që i bënë ai të njohurit të ri, është një aftësi e ngritur në art. Po të bëri mik e ke besnik për jetë.

Myzeqari është dru pa mol. E mira e Myzeqesë i jep hijeshi fushës dhe dritë malit, sepse ajo në përmbajtje është iluminat. Myzeqari është i butë. Ai e di mirë se i buti mund të fortin. Jeta e myzeqarit i ngjan një lumi fushor që rrozgat që vinë me rrëmbim i nxjerr anash. Myzeqari e ka të ndriçuar rrugën e jetës nga ndërgjegjja dhe dielli.

Myzeqari nuk është besimtar fanatik. Kulti i tij është jeta.

Mbi të gjitha myzeqari është NJERI…

– Marr nga Fieri.al/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Historia e emrit,traditës dhe kulturës shqiptare të Myzeqes…
Historia e emrit,traditës dhe kulturës shqiptare të Myzeqes…
https://4.bp.blogspot.com/-WX_AuqbZDLc/WrlZ_3HNGzI/AAAAAAAAVnY/FNwi7SlolDcz-kJp0aE0Vr5x89JWEXY1gCLcBGAs/s640/4807631987_54159c8174.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-WX_AuqbZDLc/WrlZ_3HNGzI/AAAAAAAAVnY/FNwi7SlolDcz-kJp0aE0Vr5x89JWEXY1gCLcBGAs/s72-c/4807631987_54159c8174.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/historia-e-emrittradites-dhe-kultures.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/historia-e-emrittradites-dhe-kultures.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy