Ilir Shaqiri: Adem Jashari e kishte frymëzim Cerqiz Topullin
Ilir Shaqiri sot ka promovuar poemën e tij të titulluar “Adem Jashari” pikërisht në ditën e parë të Epopesë së UCK-së.
Shaqiri që në karrierën e tij ka shumë tekste për figura të rëndësishme të historisë së re të Kosovës ka rrëfyer për momentet që ai ka kaluar bashkë me Adem dhe Hamëz Jasharin.
“Më 5 mars 1998 kam qëlluar në Shtutgart, në atë kohë ishte përgatitur një festival. Për herë të parë në diasporë po bashkoheshin artistë, nga gjitha viset shqiptare. Ishim bërë gati gjithçka, ishin shitur biletat dhe e pamë në televizionin gjerman. Aty nuk shpjegohej shumë, por e pashë se çfarë kishte ndodhur me familjen Jashari. Dhe në bashkëpunim me të gjithë organizatorët vendosëm që të mos mbahet ai festival, i cili nuk u mbajt kurrë më. E kam takuar Bacën Rifat në Shtutgart, pasi atje u mbajt një demonstratë e shqiptarëve. Baca Rifat na jepte zemër neve”.
Shaqiri ka thënë se te Adem Jashari ka parë shumë detaje të luftëtarit Qerqiz Topulli, duke thënë se ai ka qenë frymëzim për komandantin e UÇK-së, njofton Klan Kosova.
“Adem Jashari ka dashur t’i ngjajë Qerqiz Topullit, e ka emituar, jo vetëm me mjekër por edhe pelerina e Ademit ngjan më gunën e Qerqizit. Ka pasur frymëzim nga filmi i Qerqiz Topullit, shumë, tepër dhe e di saktë nga bisedat”.
“Nëse shohim kronologjinë e ngjarjeve, shohim mjaftë ngjarje nga filmi i bërë më 1980 (Filmi i Qerqiz Topullit)”.
“Duket se emri i Adem Jasharit, komandantit tashmë legjendar, ka kaluar përmasat reale. Derisa e kam shkruar poemin, jam kujdesur që ta gdhend vargun. Figura e Ademit të gjithë ushtarët i mblidhte. Nëse flasim për artin, Hamzën e kishim në mes gjithmonë – një figurë madhështore. Ai që ka dashur një herë të rrijë me Hamzën donte të rrinte përsëri”.
“Ademit kur i thoshim në ansambël merre çiftelinë, thoshte s’është kjo për mua. Hamza dhe Ademi janë dykrenore, të dy bëjnë madhështinë e komandantin legjendar, madhështinë e luftës së UCK-së”.
“Figura e Adem Jasharit, portreti i tij është sa mitik aq i lashtë nëpër historinë tonë. Kur na shfaqet, gjithçka gjen te ai. Figura e Adem Jasharit mbledh gjithë historinë tonë, që prej Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!