Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama dhe Bushati vizitë në Bruksel

Më 17 prill, Komisioni Europian do të publikojë ‘paketën e zgjerimit’, e cila, sipas burimeve nga BE, pritet të njoftojë dorëzimin e rekomandimeve në Këshillin Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Pikërisht lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të martën, më 20 mars, në Bruksel, do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli. “Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian”, deklaron eurodeputeti David Sassoli, duke shtuar se “vitet e fundit, ajo është angazhuar në reformat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjes, ekonomisë dhe drejtësisë”.

Ky takim parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit, ku negociatorët shqiptarë do të jenë në Bruksel të hënën më 19 mars. Dhe fjala e fundit do të jetë për 28 vendet anëtare të BE, shkruan “g.sh”.

Kushti i fundit që duhet të plotësojë Tirana është zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, e cila përfshin procesin e verifikimit të përbërjes së organit gjyqësor në vend. Komisioni ka rekomanduar qysh në nëntor të 2016-s çeljen e negociatave të anëtarësimit mes BE dhe Shqipërisë, duke nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të procesit të vetingut.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka thënë para pak javësh në prani të Presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker se Shqipëria i meriton negociatat, por kjo do të varet më pas nga vendimi i 28 vendeve anëtare të BE-së.

“Ne do jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin. Në mënyrë që vende të tjera të bashkohen me Bashkimin Europian do të na duhet që të gjitha problemet, grindjet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësimit”,-tha Juncker, ndërsa ishte në Shqipëri, në kuadër të turit rajonal. Një nga problemet që mbetet ende për t’u zgjidhur është ai me Greqinë për një marrëveshje të re detare. Mbetet ende në pritje vendimi i Presidentit Ilir Meta për t’i dhënë qeverisë autorizimin për negocim./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama dhe Bushati vizitë në Bruksel
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama dhe Bushati vizitë në Bruksel
https://4.bp.blogspot.com/-UJNJjh5u_u4/Wq8f4nfqRDI/AAAAAAAAEaI/UHf_8Qxdic8lAEkR-ho2XKZIT9H9tKUlwCLcBGAs/s640/brukseli-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-UJNJjh5u_u4/Wq8f4nfqRDI/AAAAAAAAEaI/UHf_8Qxdic8lAEkR-ho2XKZIT9H9tKUlwCLcBGAs/s72-c/brukseli-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/integrimi-i-shqiperise-ne-be-rama-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/integrimi-i-shqiperise-ne-be-rama-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy