Investigimi në Kosovë: Ja si të punëson partia në shtet me konkurse false

Nga Bashkim Kastrati

Partitë politike kanë mbetur derë e domosdoshme për t’u punësuar në institucionet shtetërore. Ato në Kosovë, me të ardhur në pushtet, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal, punësojnë familjarët, anëtarët dhe militantët e tyre partiak.

Këto punësime bëhen përmes konkurseve, që do të thotë se paraprakisht dihet se kush do të punësohet në pozitën përkatëse, ndërsa kandidatët tjerë, testohen dhe intervistohen sa “për sy e faqe”.

Punësimet me favorizime partiake bëhen edhe për pozita të larta shtetërore, si drejtor të departamenteve nëpër ministri, kryeshefa ekzekutiv, sekretar të përgjithshëm etj.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Preportr, kjo formë e punësimit përveç ministrive, ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, vërehet dukshëm edhe në Universitetin e Prishtinës, ku ndër vite një numër i madh i anëtarëve të këshillit drejtues, rektorëve, dekanëve, prodekanëve kanë lidhje të drejtpërdrejt me partitë politike që kanë qenë apo janë në pushtet, kryesisht të PDK-së dhe LDK-së.

Një dukuri e tillë është evidentuar edhe tek pozitat e menxhamentit në spitalet rajonale dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një pjesë e drejtorëve dhe stafit tjetër menaxhues është i lidhur me partitë politike. Pra pa “miratimin” e partisë, nuk mund të punësohesh as në pozita të tilla, pavarësisht se të zgjedhurit mund edhe të jenë profesionistë të fushave të ndryshme, ndërsa sfidë mbetet se a do të jenë të tillët së pari në shërbim të interesave të partisë, apo të institucioneve ku punojnë.

Rekrutimi i këshilltarëve politikë

Sipas hulumtimit të Preportr, një dukuri që është përhapur viteve të fundit ka të bëjë me punësimet e këshilltarëve politikë në pozita të larta, sidomos nëpër ministri. Shumë këshilltarë politik para se të përfundojë mandati i qeverisë apo mandati i ministrave, punësohen si drejtorë të departamenteve apo edhe në pozita tjera të larta.

Preportr ka gjetur janë plotë 26 këshilltarë politikë që ndërkohë kanë marrë pozita të larta përmes rekrutimit me konkurs.

Kjo tregon se konkursi për ato pozita shpallet sa për sy e faqe, sepse këshilltarët politikë vetëm ndërrojnë zyrat nga kabineti i ministrave, në zyre të departamenteve të caktuara. Zakonisht ata marrin më së shumti pikë në testime dhe vlerësohen maksimalisht në intervista.

Ligjet nuk e ndalojnë patronazhin politik

Kuadri ligjor i cili e rregullon punësimin në administratë publike, duke filluar nga sekretarët e përgjithshëm e deri tek ai që rregullon punësimin në agjenci, rregullatorë të pavarur, përfshirë ndërmarrjet publike, duket se nuk e ndalon drejtpërdrejt politizimin e institucioneve publike.

Ndonëse Ligji për Shërbimin Civil, neni 11, specifikon se “pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve”, megjithatë ky ligj nuk ka arritur ta parandalojë politizimin e administratës publike.

Predispozitat ligjore specifikojnë që bordet duhet të jenë profesionale dhe pa precedentë penal apo interesa personale. Sidoqoftë, ligjet mbi agjencitë nuk specifikojnë asgjë mbi përkatësinë paraprake politike të këtyre drejtorëve. Si pasojë, drejtorët e këtyre agjencive të rëndësishme të pavarura mund jenë anëtarë të lartë vendimmarrës të partive politike apo edhe të përzgjedhur politik.

Kurse tek procesi i përzgjedhjes së bordeve, Ligji për Ndërmarrjet Publike parasheh që anëtarët e këtyre bordeve të jenë të paanshëm politikisht. Më saktësisht, një kandidat të paktën 36 muaj para datës së aplikimit nuk mund të jetë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8358,Camëri,113,Editorial,1823,Ekonomi,448,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1360,Iliridë,259,Kosovë,2467,Kulture,661,Luginë,51,Moti,2,Politik,1818,Reportazh,164,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,518,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Investigimi në Kosovë: Ja si të punëson partia në shtet me konkurse false
Investigimi në Kosovë: Ja si të punëson partia në shtet me konkurse false
Investigimi në Kosovë: Ja si të punëson partia në shtet me konkurse false
https://4.bp.blogspot.com/-nly3YbyGbZY/WqSM171V0iI/AAAAAAAAUho/wDttORKLxM8f0Z5gwe-2fpjrk4Mg6AbWQCLcBGAs/s640/44444444.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-nly3YbyGbZY/WqSM171V0iI/AAAAAAAAUho/wDttORKLxM8f0Z5gwe-2fpjrk4Mg6AbWQCLcBGAs/s72-c/44444444.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/investigimi-ne-kosove-ja-si-te-puneson.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/investigimi-ne-kosove-ja-si-te-puneson.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy