Italia “pushton” tregun e Shqipërisë

Ekonomia dhe importet e Shqipërisë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me ekonomitë e vendeve fqinje. Kujtojmë se të gjithë vendet fqinje kanë dhënë një kontribut historik në popullimin e tregut shqiptar me produktet agroushqimore, industriale dhe farmaceutike.

Eksportet e produkteve shqiptare janë të vogla në sasi, por nuk qëndrojnë pas në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Vendet kryesore të cilat kanë bërë tregti me Shqipërinë janë Greqia, Italia dhe Turqia, por rritje kanë patur edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Italia është furnizuesja kryesore e tregut shqiptar agroushqimor, duke kryesuar listën e vendeve nga të cilat importojmë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë vitit 2017 nga shteti fqinj janë importuar produkte bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale në vlerën e 18.5 miliardë lekëve.

Shifër kjo që ka ardhur në rritje krahasuar me vitin 2016, ku ka qenë 17.7 miliardë lekë. Duket se tregu shqiptar është mjaft tërheqës për vendin fqinj në këtë sektor-shkruan Scan.

Nga Italia vendi ynë importon mbi 200 produkte, duke nisur që nga ato me orgjinë shtazore, perime dhe fruta, te freskëta dhe të thara, kafe, çarja, drithëra të ndryshme si elb, thekër, oriz, misër tërshërë, rrush, miell, fara dhe bimë të ndryshme, lëngje dhe vajra të ndryshme, sheqer, çokollata, ujëra, verë, birra, pije të fermentuara, plehra me orgjinë bimore apo shtazore si dhe plehra kimikë, lëkurë kafshësh, pambuk etj.

Në sasi mallrash, gjatë 2017-ës janë importuar 115 mijë ton mallra nga 119 mijë që janë importuar në vitin paraardhës.

Ndërsa në vendin e dytë sa i përket importeve renditet Greqia me 14.4 miliardë lekë gjatë vitit që kaloi. Importet në total gjatë vitit 2017 janë regjistruar në vlerën e 112.7 miliardë lekëve nga 107.2 miliardë lekë që kanë qenë një vit më parë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8278,Camëri,113,Editorial,1798,Ekonomi,442,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1351,Iliridë,258,Kosovë,2444,Kulture,654,Luginë,49,Moti,2,Politik,1805,Reportazh,160,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,513,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Italia “pushton” tregun e Shqipërisë
Italia “pushton” tregun e Shqipërisë
https://4.bp.blogspot.com/-UcR8kA-Crhw/WqiEUPu7UkI/AAAAAAAAD_I/CgGrcqQTHB41Wv1HKYve3LMk0Y1FYqmLQCLcBGAs/s640/AGROUSHQIMI-765x383-800x445.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-UcR8kA-Crhw/WqiEUPu7UkI/AAAAAAAAD_I/CgGrcqQTHB41Wv1HKYve3LMk0Y1FYqmLQCLcBGAs/s72-c/AGROUSHQIMI-765x383-800x445.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/italia-pushton-tregun-e-shqiperise.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/italia-pushton-tregun-e-shqiperise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy