Ja arsyet/ Zyrtari i lartë amerikan përjashton Tiranën

Ndihmës-sekretari i Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Wess Mitchell, do të udhëtojë në Prishtinë, Shkup, Beograd, Athinë dhe Nikosia, në datat 12-17 Mars, bën me dije Departamenti i Shtetit.

Sipas axhendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e Mitchell në Shqipëri.

“Më 12 mars në Prishtinë, ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, duke përfshirë Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë politikë e të shoqërisë civile për të riafirmuar lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ai do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të avancojë marrëdhëniet e normalizuara me Serbinë, të forcojë sundimin e ligjit, të nxisë rritjen ekonomike dhe të kapërcejë sfidat rajonale në favor të stabilitetit dhe integrimit perëndimor, thuhet në njoftimin zyrtar të DASH.

Në Shkup më 13 mars, Wess Mitchell do të takohet me Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e Jashtëm Dimitrov. Ai do të riafirmojë mbështetjen e SHBA për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, do të ofrojë mbështetje për negociatat e vazhdueshme me Greqinë dhe do t’i kërkojë qeverisë maqedonase të zbatojë reformat për të përmirësuar qeverisjen demokratike, sundimin e ligjit dhe një media të lirë.

Image

Më 14 mars në Beograd, ai do të takohet me zyrtarë të lartë serbë, duke përfshirë presidentin Vuçiç dhe kryeministren Brnabiç dhe udhëheqësit e opozitës. Ai do të riafirmojë marrëdhënien e fortë midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të nxisë qeverinë serbe të shtyjë përpara për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, për të bërë reformat e nevojshme për të arritur qëllimin e saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të mbështetur në mënyrë aktive stabilitetin rajonal.

Në Athinë më 15 mars, Asistent-Sekretari Mitchell do të takohet me zyrtarë të lartë grekë për të diskutuar thellimin e lidhjeve strategjike SHBA-Greqi dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë fushat e mbrojtjes, energjisë, tregtisë dhe investimeve.

Së fundi, në Nikosia më 16 mars, ai do të takohet me zyrtarë të lartë të Republikës së Qipros për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë zhvillimin e burimeve energjetike në Mesdheun Lindor. Ai do të takohet gjithashtu me liderët greko-qipriotë dhe turko- qipriotë, si dhe me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ja arsyet/ Zyrtari i lartë amerikan përjashton Tiranën
Ja arsyet/ Zyrtari i lartë amerikan përjashton Tiranën
https://4.bp.blogspot.com/-UNqRJra7phM/Wqaonys9BXI/AAAAAAAAUnI/NlefMesyPlUcgd2mcQ6eKGGYWmoKVCt7gCLcBGAs/s640/auto_Untitled-211520800975-640x452.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-UNqRJra7phM/Wqaonys9BXI/AAAAAAAAUnI/NlefMesyPlUcgd2mcQ6eKGGYWmoKVCt7gCLcBGAs/s72-c/auto_Untitled-211520800975-640x452.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ja-arsyet-zyrtari-i-larte-amerikan.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ja-arsyet-zyrtari-i-larte-amerikan.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy