Kanadaja lehtëson procedurat për emigrantët shqiptarë, ja kush përfiton

Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmed Hussen.

Dy zyrtarët diskutuan lidhur me marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada. Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin. Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim. Hussen informoi Majko se Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada.

Ministrat diskutuan edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kanada, me Hussen që shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare. Majko e ftoi zyrtarin e lartë kanadez të marrë pjesë në samitin e dytë të diasporës që do të zhvillohet në Tiranë.

Më herët Majko vizitoi shkollën shqipe në Ottawa ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frengjishtes.

“Foluni fëmijëve në gjuhën amtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua Ministri mësueseve dhe prindërve. Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësueseve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj. Gjatë takimit, Ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.

Ministri Majko mori pjesë edhe në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë. Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar Ermal Muça dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali.

Në ambientet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv.Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit. Majko nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombësve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim. “Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve”, ishin fjalët e Ministrit. Majko vlerësoi gjithashtu ekspozitën dedikuar grave, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8305,Camëri,113,Editorial,1806,Ekonomi,444,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1353,Iliridë,258,Kosovë,2452,Kulture,656,Luginë,50,Moti,2,Politik,1810,Reportazh,162,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,515,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kanadaja lehtëson procedurat për emigrantët shqiptarë, ja kush përfiton
Kanadaja lehtëson procedurat për emigrantët shqiptarë, ja kush përfiton
https://2.bp.blogspot.com/-zLL7NtO9kns/WqfWdbXXj-I/AAAAAAAAUss/rBurT1-cWB4B4XdOq4Y4HA-HOyiYDzFxgCLcBGAs/s640/kanada.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-zLL7NtO9kns/WqfWdbXXj-I/AAAAAAAAUss/rBurT1-cWB4B4XdOq4Y4HA-HOyiYDzFxgCLcBGAs/s72-c/kanada.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kanadaja-lehteson-procedurat-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kanadaja-lehteson-procedurat-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy