Kanoe, muzikë, panair… ja programi si do festohet Dita e Verës në Tiranë

Dita e Verës e kthyer tashmë në traditë, do të festohet në kryeqytet me muzikë, argëtim e lojëra pa fund duke sjellë gjithë gjallërinë, gëzimin dhe optimizmin e pranverës në qytetin tonë.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të zgjasin gjatë gjithë ditës, ndërkohë që këto ditë, ngjyrat e pranverës po veshin rrugët kryesore të qytetit, ku përmes luleve shumëngjyrëshe sjellin ngrohtësinë që të ofron pranvera në Tiranë.

Parku i Liqenit Artificial pritet që të jetë një nga destinacionet kryesore të qytetarëve të Tiranës.

Varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë do të gjallërojnë këtë ditë të shënuar. Ndërkohë që në orën 10:00 nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial do të zhvillohet parade e karnavaleve ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit do të parakalojnë me veshje të ndryshme.

Nuk do të mungojë as shfaqja fantastike për të gjithë të apasionuarit pas aventurës ku për 6 orë po në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet shfaqja me fluturime me balonë e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Aeronautikës dhe të atyre të ardhur nga Kosova.

Në rrugë të ndryshme të qytetit do të ketë edhe skena më të vogla për të vegjlit, por edhe për të rinjtë të cilët do të kenë mundësi që të ndjekin DJ dhe këngëtarët më të mirë të momentit të zhanreve të ndryshme muzikore.

Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët, që të festojnë dhe shijojnë atmosferën e Ditës së Verës në Tiranë.

PROGRAMI DITA E VERËS – 14 MARS 2018

Ora 09:00 Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 Tirana Open Air Show. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.

Ora 09:30-11:15 Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë-Shqipëri.

Ora 10:00 Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial

Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve

Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)

Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)

Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejboll, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).

Këndi i fotografisë së pranverës

Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë

Këndi i barbekysë

Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”. Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.

Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.

Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.

Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

Ora 12:00 Red Bull Race Air Shoë.

0ra:12:00-23:00 Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 Street Party Telekom.

Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Whiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.

Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Tower me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve

Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor)

Ardita Meni ( Soprano)

Zana Frashëri (Soprano)

Evis Mula (Soprano)

Erand Kurani (Fizarmonikë)

Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)

Sofika Kola (Soprano)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8358,Camëri,113,Editorial,1823,Ekonomi,448,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1360,Iliridë,259,Kosovë,2467,Kulture,661,Luginë,51,Moti,2,Politik,1818,Reportazh,164,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,518,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kanoe, muzikë, panair… ja programi si do festohet Dita e Verës në Tiranë
Kanoe, muzikë, panair… ja programi si do festohet Dita e Verës në Tiranë
https://2.bp.blogspot.com/-h9WjNTnkDuQ/WqSBtNxPgcI/AAAAAAAADlI/Y--JJD_OP6QDuLG7Vxi-4uXkUKQalSHZgCLcBGAs/s640/thumbs_b_c_639db69711b2ec1f2f0ee8a6dddd0f31-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-h9WjNTnkDuQ/WqSBtNxPgcI/AAAAAAAADlI/Y--JJD_OP6QDuLG7Vxi-4uXkUKQalSHZgCLcBGAs/s72-c/thumbs_b_c_639db69711b2ec1f2f0ee8a6dddd0f31-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kanoe-muzike-panair-ja-programi-si-do.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kanoe-muzike-panair-ja-programi-si-do.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy