Kartëmonedha 1000 lekëshe “pushton” tregun shqiptar

, Kartëmonedha 1000 lekëshe “pushton” tregun shqiptar

Kartëmonedha më e përhapur në Shqipëri mes atyre që janë në qarkullim është ajo 1000 lekëshe, pasi zë pak më shumë se 30% të totalit, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar në një studim të fundit për vendin tonë.
Siç duket edhe nga grafiku, ku kartëmonedha 1000 lekëshe paraqitet me ngjyrën e bardhë, 15 vite më parë, kjo prerje, zinte mbi 40% të totalit.

, Kartëmonedha 1000 lekëshe “pushton” tregun shqiptar

Kartëmonedha më pak e përhapur ndërkohë, duket se është ajo 200 lekëshe, pra prerja më e vogël në vlerë. Kartëmonedha 500 lekëshe ndërkohë zë pak më pak se 15% të totalit, duke pësuar një rënie të ndjeshme gjatë 15 viteve të fundit.
Nga ana tjetër, peshat e rënda thuajse janë katërfishuar në praninë e tyre në tregun e parasë në vendin tonë.
Kartëmonedhat 2000 dhe 5000 lekëshe, që janë edhe ato me vlerën më të lartë në treg, aktualisht zënë thuajse 40% të parasë në qarkullim në vendin tonë.
Dhjetë vite më parë zinin vetëm 10% të tregut.
Kjo është rrjedhojë e pashmangshme e inflacionit, pra shtimit të parasë në treg, duke ulur për rrjedhojë vlerën e kartëmonedhave më të vogla.
Kartëmonedha me vlerën më të madhe në treg në Shqipëri, ajo që mban edhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, sot zë rreth 15% të tregut.
Por, në vitin e largët 2003, zinte vetëm 3% të tregut, thotë FMN, gjë që ilustrohet nga ngjyra e kuqërremtë në grafik.

Pra, ndërkohë që në vitin 2003, kartëmonedhat me prerje të vogël, 200 dhe 500 lekëshe zinin thuajse 80% të tregut, sot ato zënë rreth 40% të tregut.
Por, kjo s’do të thotë aspak se, 1000 lekshi, 5000 lekshi dhe 2000 lekshi janë kartëmonedhat më të shpeshta në portofolin tonë, pasi kartëmonedhat e mëdha e kanë vendin kryesisht në bankë, ndërkohë që ato me denominim të ulët janë të destinuara të qëndrojnë në xhepat tanë.
FMN thotë gjithashtu se, kërkesa më e lartë për kartëmonedha me denominim të lartë është tregues se po shkohet drejt normave më të ulta të interesit, gjë që realisht ka ndodhur në vendin tonë gjatë viteve të fundit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button