Kokëdhima: Në Shqipëri paguhen deri në 500 mijë euro për tu bërë kryebashkiak

Pas debatit në lidhje me lobimin rus të Partisë Demokratike, reagoi edhe kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhma.

 

Ai shkruan se fotot me Obamën apo me Trumpin të bëra nga politikanët tanë bëhen për tu hedhur hi syve popullit.

“Është bërë “normale” tashmë që kryetarët e partive të vjetra shqiptare paguajnë qindra-mijëra dollarë për një foto me Barack Obama-n apo Donald Trump-in. Kërkojnë të blejnë nga pak nder! Duan t’u hedhin hi syve njerëzve, të dëshmojnë se janë shumë më të rëndësishëm se sa i vlerësojmë ne në këtë provincën tonë.

Duan të manipulojnë veçanërisht militantët fanatikë të partive të vjetra që këta të fundit të turren me thika në gojë dhe të shqyejnë zgjedhjet dhe shtetin për t’i dhënë pushtet kryetarit të tyre të pander që do të sundojë në katër vitet që do vijnë!

Paratë e kryetarëve të partive të vjetra janë para droge e kriminelësh. Ja pse shumë kriminelë i shohim në parlament, disa të tjerë fitojnë tenderat e qeverisë dhe të tjetër akoma emërojnë drejtorët e shtetit.

Drejtorët mbledhin para gjatë ditës duke grabitur popullin, në mbrëmje i ndajnë me kryetarët e partive dhe padronët e tyre kriminelë. Për të punuar me fondet publike e përfituar koncesione duhet të paguash kryetarët e partive të vjetra me shuma marramendëse e pjesë të biznesit që shkojnë nga 20 deri në 50 për qind të kontratës apo të kapitalit”, shkruan Kokëdhima.

Sipas tij për të vënë kandidaturën për deputet në partitë e vjetra duhet të paguash kryetarët, sekserët dhe ortakët e tyre që mund të jenë sekretarë të përgjithshëm, nënkryetarë, kryetarë grupi, ministra apo ish-ministra etj, me shuma nga 200 deri në 300 mijë euro.

“Dëshiron të vësh kandidaturën për kryetar bashkie? Duhet të paguash si më sipër kryetarët e partive të vjetra nga 200 mijë deri në 500 mijë euro. Bashkia e Tiranës ka situatë tjetër. Fondet që mblidhen ilegalisht dhe nëpër xhepa nga kryetarët e partive të vjetra dhe kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë shkojnë në mbi 30 milionë euro. Fiton apo i humbet zgjedhjet partia, kryetarët fitojnë gjithmonë miliarda lekë.

Prania e financimeve ilegale të partive të vjetra nga polet e huaja që nuk janë dashamirëse të paqes, të kursit euroatlantik dhe të interesave të Shqipërisë, është bërë një temë debati me ndjeshmëri gjithnjë e më të lartë në mjediset tona. Partitë e vjetra dhe kryetarët e tyre janë sot kështjella të krimit dhe të mafies.

Në këto 25 vite shkatërruan zgjedhjet dhe liritë politike, lirinë e tregut dhe të konkurrencës, i dhanë fund sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve, grumbulluan të gjitha pushtetet në duart e konjukturës së kryetarëve të dy-tri partive të vjetra, rrëzuan republikën që ëndërronin qytetarët dhe vendosën sundimin shtypës të tiranisë së krimit dhe të korrupsionit; mbyllën çdo hapësirë për partitë e reja dhe përtëritjen e elitës politike në rrugë paqësore; komisionerët e numëruesit e tyre, së bashku me institucionet e shtetit vjedhin, blejnë, manipulojnë dhe deformojnë votën e popullit.

Sundimtarët e rinj vetëm grabisin çdo ditë pa mëshirë popullin dhe pasuritë e tij, rrisin borxhin publik dhe taksat në një vend që nuk ka prodhim, ekonomi reale dhe eksporte”, shprehet Kokëdhima.

Për politikanin Kokëdhima, Shqipëria ka dështuar që të vendosë demokracinë dhe partnerët e saj perëndimorë nuk po kanë një interes të dukshëm që vendi ynë të çlirohet nga konjuktura e kryetarëve të partive të vjetra.

“Ka 25 vjet që Shqipëria bën zgjedhje që janë ku e ku më pa integritet dhe më të pabesueshme edhe se pseudozgjedhjet që bënte regjimi i kaluar monist. Partnerët tanë ndërkombëtarë financojnë dhe mbajnë në këmbë regjimin tiranik të Tiranës dhe certifikojnë si progresive vazhdimisht zgjedhjet tona të palira, pa standarde dhe jo demokratike.

Po të bëheshin këto zgjedhje në një vend perëndimor, ai vend do të zhytej në flakë, në zjarr dhe në kaos”, përfundon ai./Gazeta Express/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kokëdhima: Në Shqipëri paguhen deri në 500 mijë euro për tu bërë kryebashkiak
Kokëdhima: Në Shqipëri paguhen deri në 500 mijë euro për tu bërë kryebashkiak
Kokëdhima: Në Shqipëri paguhen deri në 500 mijë euro për tu bërë kryebashkiak
https://4.bp.blogspot.com/-v6Fm3u1N-Ho/Wq_JEAKBP_I/AAAAAAAAVDI/bhhb8vV7c3wt2YklyCWIvhluk9OlXMABQCLcBGAs/s640/kokedhima-548x365_1521451667-7621638.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-v6Fm3u1N-Ho/Wq_JEAKBP_I/AAAAAAAAVDI/bhhb8vV7c3wt2YklyCWIvhluk9OlXMABQCLcBGAs/s72-c/kokedhima-548x365_1521451667-7621638.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kokedhima-ne-shqiperi-paguhen-deri-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kokedhima-ne-shqiperi-paguhen-deri-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy