Komandanti i KFOR-it: Vendimi për shkëmbime territoresh nuk mund të merret vetëm në Prishtinë e Beograd

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, ka folur për idenë e shkëmbimeve territoriale në mes të Kosovës e Serbisë, temë e shumë diskutuar kohëve të fundit në media.

Ai e ka bërë të qartë se misioni i KFOR-it nuk është i përfshirë në bisedime për diçka të tillë, por se nuk e ka mohuar faktin se mund të ekzistojë si ide.

“Ne nuk jemi pjesë e kësaj, nuk jemi të përfshirë në këtë proces. Mund të jetë ndonjë ide. Nuk e di a ma shumë se vetëm një ide, apo vetëm spekulime, por kjo është diçka që mund ta zgjojë situatën, mund të nxisë situata të tjera përgjatë Ballkanit”, ka thënë Cuoci.

“Kështu që kur flasim për shkëmbim të territoreve; kjo është diçka shumë e madhe dhe nuk ndërlidhet vetëm me këto dy vende (Kosovën dhe Serbinë). Por, natyrisht kjo nuk është në mandatin tonë; ky vendim merret në nivelet më të larta dhe nuk është një vendim që mund të merret, ndoshta, vetëm në Prishtinë dhe Beograd”, ka thënë .

“Gjithsesi, çfarëdo të jetë zgjidhja ne do të jemi këtu për të mbështetur procesin paqësor, pasi çfarëdo që të bëhet, duhet të bëhet në mënyrë paqësore”.

I pyetur se a sheh rrezik të kthimit të së kaluarës në Ballkan, Cuoci ka pohuar se “si bashkësi ndërkombëtare nuk besoj se ndonjë vend do të donte kthimin e të kaluarës”./tch/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7893,Camëri,108,Editorial,1681,Ekonomi,412,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2349,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1765,Reportazh,152,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,492,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Komandanti i KFOR-it: Vendimi për shkëmbime territoresh nuk mund të merret vetëm në Prishtinë e Beograd
Komandanti i KFOR-it: Vendimi për shkëmbime territoresh nuk mund të merret vetëm në Prishtinë e Beograd
Komandanti i KFOR-it: Vendimi për shkëmbime territoresh nuk mund të merret vetëm në Prishtinë e Beograd
https://2.bp.blogspot.com/-dUVSKy7UTbA/WprXoHO2uKI/AAAAAAAATz0/4vL8OqybEo4uCaWFctNfLBHNU2BEQ1QpwCLcBGAs/s640/auto_kfor1520022737-640x384.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-dUVSKy7UTbA/WprXoHO2uKI/AAAAAAAATz0/4vL8OqybEo4uCaWFctNfLBHNU2BEQ1QpwCLcBGAs/s72-c/auto_kfor1520022737-640x384.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/komandanti-i-kfor-it-vendimi-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/komandanti-i-kfor-it-vendimi-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy