Korrupsioni rrezikon liberalizimin e vizave në Kosovë

Pas ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nga ana e Kuvendit të Kosovës, një kriter tjetër që mbetet i përhershëm për liberalizimin e vizave është ai luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përderisa zyrtarë të Qeverisë thonë se do të dëshmohet se Kosova ka rezultate konkrete që tregojnë për luftimin e korrupsionit, përfaqësues të shoqërisë civile mendojnë se ky kriter do të jetë mjaft vështirë të plotësohet dhe si i tillë edhe do të paraqitet problem për liberalizimin e vizave.

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se tashmë është shënuar progres në këtë çështje dhe se ky përparim, sipas tij, do të merret parasysh nga Komisioni Evropian në rekomandimin për liberalizimin e vizave.

“Janë gjithsej 39 raste, të cilat Bashkimi Evropian i përcjell nga afër, përkatësisht progresin që jemi duke e arritur në këto raste.

Konsideroj se jemi duke bërë progres dhe nuk do të ndalemi, do t’i japim mbështetjen e nevojshme edhe Prokurorisë, edhe gjyqtarëve që të arrijnë ta përmbyllin këtë proces me sukses dhe mos të jetë problem për liberalizimin e vizave”, thotë Tahiri.

Në kuadër të shtimit të aktiviteteve për përmbushjen e këtij kriteri, Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe Strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit 2018-2022.

Përmirësimi i politikave, përkatësisht zbatimi më efektiv i tyre dhe qeverisja e mirë, janë dy kushtet kryesore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Strategjia është ndarë në katër sektorë, ku bëjnë pjesë, sektori politik publik, administrata publike, zbatimi i ligjit dhe gjyqësori, si dhe prokurimi publik dhe menaxhimi i financave publike.

Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, dyshon se sistemi i drejtësisë mund ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Megjithatë, ai shpreson që Bashkimi Evropian do ketë mirëkuptim për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që ata të mos mbeten të izoluar për shkak të mungesës së përparimeve në punën e institucioneve.

“Në Kosovë luftimi i korrupsionit është një farsë dhe nuk ka luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Se pari mungesa e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar paraqet problem për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre dhe e dyta paraqet problem edhe në procesin e liberalizmit të vizave”.

“Por ne shpresojmë shumë se Bashkimi Evropian dhe mekanizmat e tij, do të kenë këtë herë mirëkuptim për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve do t’u japë mundësi që të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen”, konsideron Musliu.

Ai thotë se sfidë për luftimin e korrupsionit mbesin dënimet për zyrtarë të lartë të institucioneve.

Ai tregon se para pak kohe, Institutin e Kosovës për Drejtësi e kanë vizituar ekspertë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë nxjerrë një raport se nuk ka rezultate në luftën e korrupsionit të profilit të lartë.

“Gjetjet e ekspertëve të Bashkimit Evropian janë në përputhje të plotë më gjetjet sistematike të Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Prandaj lufta e cila duhet bëhet kundër këtij profili është një luftë, e cila mund të bëhet vetëm atëherë kur ndikimi politik nuk do të jetë prezent në sistemin e drejtësisë.

Dhe, fatkeqësisht, kjo është një sfidë jashtëzakonisht e madhe, e cila nuk mund të bëhet brenda pak ditësh, muajsh, por edhe ndoshta brenda pak vitesh”, thekson Musliu.

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, edhe zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë se vëmendja e institucioneve të Kosovës, duhet të përqendrohet në forcimin e rezultateve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndryshe, që nga viti 2016, Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë në zonën e Shengenit.

Nga ajo kohë, Kosova i kishte dy kritere për t’i përmbushur: atë të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që tashmë ka përfunduar dhe kriterin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Korrupsioni rrezikon liberalizimin e vizave në Kosovë
Korrupsioni rrezikon liberalizimin e vizave në Kosovë
https://1.bp.blogspot.com/-e5WOxA2H3Ck/Wrg-XObrHSI/AAAAAAAAFKg/WqWqyCu38Z8paKaTRnzIv-eoNUdYO-1NACLcBGAs/s640/Kuvendi-iKosoves.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-e5WOxA2H3Ck/Wrg-XObrHSI/AAAAAAAAFKg/WqWqyCu38Z8paKaTRnzIv-eoNUdYO-1NACLcBGAs/s72-c/Kuvendi-iKosoves.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/korrupsioni-rrezikon-liberalizimin-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/korrupsioni-rrezikon-liberalizimin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy