Kosova reagon ndaj taksës së qeverisë shqiptare, Lekaj: Shqipëria nuk na konsultoi

Prej sot në mesditë ka filluar testimi i pagesës në Rrugën e “Kombit”. Një shofer makine do të duhej t’i rezervojë 10 euro për t’i paguar si taksë rrugës që kalon. Autoritet e shqiptare kanë vendosur këtë taksë edhe për shoferët e Shqipërisë.

Në Kosovë kanë paralajmëruar ankesa për këtë taksë. Pal Lekaj ka thënë se do t’i drejtohet autoriteteve shqiptare për të zbritur tarifën.

Të paktën dhjetë euro duhet t’i rezervoni për taksën rrugore nëse vendosni të shkoni me veturë nga Kosova në Shqipëri. Kaq para duhet të paguani dy drejtimet nëse kaloni nëpër autostradën e ndërtuar në kohën kur Shqipëria udhëhiqej nga Sali Berisha.

Ky i fundit e ka quajtur skandal vendosjen e tarifës rrugore sidomos për kosovarët, të cilët dërgojnë deri në 300 milionë euro në vit në Shqipëri. Berisha këtë pagesë e quan “taksa ‘Evdin’”, dhe thotë se kryeministri Edi Rama është turpi i kombit.

Sipas sqarimit të autoriteteve shqiptare, koncesionari duke nisur nga sot është ne fazën e testimit te sistemit te TOLL-it. Makinat kalojnë pa ju kërkuar pagesa por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do te vazhdoje deri javën e ardhshme. Me pas do përcaktohet data e fillimit te kalimit kundrejt pagesës.

Taksa rrugore edhe më e lartë është vendosur edhe për automjetet e rënda si autobusë dhe kamionë. Kushdo që kalon me këto mjete nëpër rrugën e kombit do të detyrohet të paguajë 20 euro për dy drejtimet. Taksa vlen edhe për banorët e zonave kah kalon autostrada.

 

Vendimi i Shqipërisë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Gazetën Express se s’kanë pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e “Kombit”. Ka thënë se të hënën do t’i drejtohet homologut të tij për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore.

“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekaj, të dielën për Express.

“Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Mjetet me 3 rrota 2.5 euro

Mjete me 4 rrota 5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët 11 euro

Mjetet e rënda, kamionët 26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H 23 euro

Sidoqoftë, taksat rrugore, është e shtrenjtë edhe në rajon. Për shembull në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nga Shkupi për në Staboll kushton 11 euro në një drejtim. Ndërsa prej Shkupi në Athinë një drejtim kushton 30 euro.

Në Kroaci, për 80 kilometra, shoferët duhet të paguajnë 25 kuna, apo 8 euro.

Edhe në Kosovë ka tarifa për përdorimin e rrugëve. Por, taksat nuk vlejnë për veturat e vogla.

Për automjetin e ngarkuar mbi 3.5 t deri në 12 duhet paguar 50 €. Për automjetin e ngarkuar mbi 12 duhet paguar 100 € etj.

Nga ora 12:00 e ditës së sotme ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë.

Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla, dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, raporton Tch.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.

Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën.

PËRVEÇ ‘RRUGËS SË KOMBIT’, JANË EDHE TETË RRUGË TJERA ME PAGESË NË SHQIPËRI

Por veç Rrugës së Kombit, shqiptarët, sipas faktor.al, do të paguajnë edhe për 8 autostrada e rrugë të tjera nacionale. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim jep këto rekomandime në bazë të një studimi të bërë.

Për rrugën Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë

Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

Në Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë.

Nëse do t’i referohemi precedentit të Rrugës së Kombit, tarifat e miratuara nga qeveria pritet të jetë maksimalja.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, për të udhëtuar nga Tirana në Vlorë, çdo drejtues automjeti do të paguajë 618 lekë të reja për 126 kilometër autostradë të taksueshme./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova reagon ndaj taksës së qeverisë shqiptare, Lekaj: Shqipëria nuk na konsultoi
Kosova reagon ndaj taksës së qeverisë shqiptare, Lekaj: Shqipëria nuk na konsultoi
Kosova reagon ndaj taksës së qeverisë shqiptare, Lekaj: Shqipëria nuk na konsultoi
https://3.bp.blogspot.com/-ef_8U6LliJQ/WrgBgPOosBI/AAAAAAAAViQ/yztRBoQxNbgcqEDwmbZXxbV1LibTOtQSwCLcBGAs/s400/autostrada-2400-3_1521917741-5405537-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-ef_8U6LliJQ/WrgBgPOosBI/AAAAAAAAViQ/yztRBoQxNbgcqEDwmbZXxbV1LibTOtQSwCLcBGAs/s72-c/autostrada-2400-3_1521917741-5405537-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kosova-reagon-ndaj-takses-se-qeverise.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kosova-reagon-ndaj-takses-se-qeverise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy