Kosta Peçanci - krimineli i madh serb

Shkruan Fahri Xharra - Më 1941, një kryeçetnik shkruante: “Do të jem shumë i lumtur kur Kosta Peçanci do të më japë urdhër - Llapi, Sitnica dhe Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve. Atje në Kosovë nuk do të mbetet asnjë plis për farë.”
Ishte kjo dëshirë e kahmotshme serbe për zhdukjen e një populli të tërë- popullit shqiptar.

Por , kush ishte Kosta Peçanci , aq shumë i përfolur në analet e krimit mbi shqiptarët ?

Politika shtetërore dhe nacionale serbe gjatë viteve 1941-1945 kishte në dispozicion, për likuidimin e shqiptarëve, një arsenal programesh që ishin krijuar më parë. Më 15 janar 1937 ishte themeluar “Klubi Kulturor Serb”, të cilin e drejtonte Sllobodan Jovanoviq. Klubi e kishte organin e vet mediatik që quhej “Srpski glas”. Lidhur me këtë deri në vitin 1941 nga ky klub dolën 11 programe për likuidimin e shqiptarëve.

Këtij arsenali programesh (nga viti 1937) , më 1938 do t` i shtohet Konventa Jugosllavo-Turke për deportimin me dhunë në Anadoll të shqiptarëve në Jugosllavi. Kjo Konventë (program ndërshtetëror gjenocidal me premise të kulturocidit dhe infanticidit) do të mbetet gjeneratori kryesor që do t` u ndihmoi autorëve çetniko-komunistë serbë më vonë, për të shkruar programe të tjera për likuidimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike. Kuptohet se politika serbe nuk do të kënaqet me këtë Konventë dhe me atë që ishte thënë dhe shkruar në “Klubin kulturor serb” më 1937.

Kështu më 1 janar 1939 fushatës antishqiptare do t` i bashkohet me një Program (Elaborat) Ivo Andriqi, jo vetëm për likuidimin e shqiptarëve në Jugosllavi, por për ndarjen e Shqipërisë në bashkëpunim me Italinë fashiste. Mos të harrojmë se Ivo Andriqi ishte atëherë ambasador jugosllav në Berlin. Një shovinist tjetër që punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme i quajtur Ivan Vukotiq do të përpiloi një elaborat, për okupimin e tërë Shqipërisë. Më tej do të pasoi Programi i J. Jankoviqit për mënyrën e vendosjes së pushtetit serb në Shqipërinë bregdetare. Një ditë më vonë, më 8 II 1940 do të publikohet” Programi për kolonizimin dhe serbizimin definitive të Kosovës”.

Programin e pare për likuidimin e shqiptarëve në kushte të luftës e shkroi Kosta Peçanci më 6 VI 1941 me titull “ Depertimi në Kosovë”. Në Program në mes tjerash thuhet: “Kur të nisem në rrugën me fat , e di se çka mendon dhe çfarë planesh thur për jugun tone. Besoj që në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Fushë kosovë nuk do të mbetet asnjë plis për fare. Lumenjët Llapi, Sitnica dhe Ibri e Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve”. Këtë porosi Luba Novakoviqi ia dërgon Kosta Peçancit më 12 IX 1941 pasi që e kishte lexuar Programin fashist të Dimitrije Lotiqit për “Likuidimin e Hebrejve” nga viti 1939.

Për të

zbatuar elaboratin, Qeveria e Beogradit veç kishte organizuar formacione paramilitare të çetnikëve të udhëhequr nga Kosta Peçanci, Miliq Krstiq, Jovan Babunski, Vasilije Trbiq etj. që organizonin ekspedita dhune, terrori dhe plaçkitje të organizuara.

Dhe kështu Kosta Peçanci i rrethit të Deçanit mbetet një ndër kriminelët më të mëdhenj serb kundër shqiptarëve që i ka njohur historia./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8008,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosta Peçanci - krimineli i madh serb
Kosta Peçanci - krimineli i madh serb
Kosta Peçanci - krimineli i madh serb
https://3.bp.blogspot.com/-mmRzkJcdu68/Wp3No-WN3lI/AAAAAAAAUBg/eDCPohcgc8ksShHSAA-eTDfMP8_y4WUVQCLcBGAs/s640/Untitled.png
https://3.bp.blogspot.com/-mmRzkJcdu68/Wp3No-WN3lI/AAAAAAAAUBg/eDCPohcgc8ksShHSAA-eTDfMP8_y4WUVQCLcBGAs/s72-c/Untitled.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kosta-pecanci-krimineli-i-madh-serb.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kosta-pecanci-krimineli-i-madh-serb.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy