“Kristali”, një pirg me diploma false, edhe 900 italianë të diplomuar

Universitetet private, të cilat u mbyllën në 2014-ën me një vendim të Këshillit të Ministrave, dorëzuan pranë Ministrisë së Arsimit regjistrat e tyre, por universiteti jo publik “Kristal” nuk e bëri diçka të tillë.

Duke u nisur nga këto kushte, Ministria e Arsimit bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Pas shqyrtimit të çështjes, Prokuroria e Tiranës vendosi pushimin e saj.

Pas përfundimit të procesit nga oficerët e policisë gjyqësore, në arkivin e Ministrisë së Arsimit ndodhen edhe 61 regjistrat e universitetit jo publik “Kristal”, të cilat shihen si të vështira për t’u menaxhuar, jo vetëm në brendi, por edhe fizikisht.

Në Ministrinë e Arsimit ka një fluks të madh kërkesash si nga individë e institucione vendase, si dhe nga Kosova e Italia.

Fran Deda interesohet për nusen e djalit në Ministrinë e Arsimit, sepse këto të fundit janë në Itali. Nusja ka marrë një diplomë “Kristali” për infermieri dhe Frani pret që të marrë një vulë nga Ministria e Arsimit, e më pas ta çojë për vulë apostile në Ministrinë e Jashtme.

“Unë vij nga Rrësheni dhe jo nga ndonjë zonë e Tiranës. Unë kam 3 muaj që pres”, shprehet Fran Deda.

Nusja ka punuar në Shqipëri si infermiere dhe duket se nuk ka problem me vërtetësinë e diplomës.

“Më thonë se kanë mbi 4 mijë kërkesa, por unë nuk kam ardhur për të përfaqësuar popullim, por për dokumentet e mia”, thotë Deda.

“Ministria vendosi t’u referohet regjistrave nga 2017, por duke bërë shënim që nuk garanton vërtetësinë absolute që del nga ato regjistra”, shprehet zëvendësministri i arsimit, Ervin Demo.

22 institucione të arsimit të lartë, shumica private u mbyllën me VKM-në e 2014. Zëvendësministri i Arsimit, tregon se sa kërkesa janë prekur kohët e fundit nga Ministria e Arsimit.

“Janë 300 apo 400 kërkesa dhe janë verifikuar një sërë problematikash”, thotë Demo.

I pyetur në lidhje me 86 diplomat e parregullta që Ministria konfirmoi së fundmi, zëvendësmistri shprehet: “Diplomat që kanë qenë dhënë në programe që kanë qenë jo të licensuara, të cilat janë me qindra ndoshta edhe me mijëra mijëra diploma të pavlefshme”.

Zëvendësministri i Arsimit vë theksin edhe tek shtetasit italianë të pajisur me diplomë “Kristali”.

“Kanë qenë 900 italianë të regjistruar, kur në “Kristal” nuk ka patur programe në gjuhën italiane apo angleze”.

Por përse nuk ja referon Prokurorisë të gjitha këto raste Ministria e Arsimit?

“Regjistrat që ne disponojmë janë regjistra që Prokuroria i ka disponuar. Edhe studentët që nuk i gjejnë emrat nëpër regjistra, pretendojnë që është faji i institucionit që nuk ua ka shkruar emrin në regjistër. Ne jemi të hapur që regjistrat të merren edhe njëherë nëse Prokuroria i dëshiron”, shprehet zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kristali”, një pirg me diploma false, edhe 900 italianë të diplomuar
“Kristali”, një pirg me diploma false, edhe 900 italianë të diplomuar
https://4.bp.blogspot.com/-lKFHTaFs-e8/Wqm3xfQR7FI/AAAAAAAAECU/nvzTQx5QpOkkwAtl5cACFBT_RnqtMhyMACLcBGAs/s640/02_big-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-lKFHTaFs-e8/Wqm3xfQR7FI/AAAAAAAAECU/nvzTQx5QpOkkwAtl5cACFBT_RnqtMhyMACLcBGAs/s72-c/02_big-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kristali-nje-pirg-me-diploma-false-edhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kristali-nje-pirg-me-diploma-false-edhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy