“Kufirin detar e caktoi Haga”/ Majko: Në 1946 u dënuam për incidentin në ujërat tona

Pjesë e diskutimeve në negociatat për detin, është edhe territori detar ku ndodhi incidenti i Korfuzit në vitin 1946, për të cilin Gjykata e Hagës bëri përgjegjëse qeverinë shqiptare e cila edhe u dënua. Ish-kryeministri Majko thotë se kufiri me Greqinë ka qenë i përcaktuar. Sipas tij, edhe nëse negociatat nuk prodhojnë zgjidhje, në gjykatë historia është në anën tonë.

Edhe nëse me Greqinë nuk gjendet gjuha e përbashkët për të konkluduar një marrëveshje për ujërat, Shqipëria ka disa pikë në favor të saj.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës, e cila ka për detyrë të zgjidhë konflikte të tilla mes shtetesh, e ka përcaktuar njëherë si territor shqiptar pjesën e detit për të cilin po negociohet. Pandeli Majko, ish-Kryeministër dhe ish-ministër i Mbrojtjes, i referohet pikërisht incidentit të Korfuzit në 1946-n me qeverinë britanike. Sipas tij, Shqipëria u dënua për një ngjarje që ndodhi në ujëra që u konsideruan të sajat.

Incidenti i Korfuzit daton në Tetor të 1946-s kur dy anije angleze hasën në mina detare, për të cilat u akuzua qeveria shqiptare se i kishte vendosur. Territori detar u quajt shqiptar nga Gjykata e Hagës, dhe Shqipëria detyrohej t’i paguante Anglisë 844 mijë Paund.

Pas refuzimit, Britania e Madhe konfiskoi arin që gjermanët i kishin marrë Shqipërisë gjatë luftës. Sipas Majkos, kufiri me Greqinë, ndryshe nga sa pretendohet, ka qenë i mirëpërcaktuar.

Në 24 janar të vitit 2008, parlamenti shfuqizoi ligjin e 2001-shit për kufirin shtetëror të Shqipërisë, duke rrëzuar kufijtë detar me Greqinë dhe Malin e Zi. Arsyeja ishte hapja rrugë për paktin e ri detar me Greqinë, i rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Tashmë që negociatat për marrëveshjen e re kanë turbulluar politikën e ditës, Majko ka vetëm një këshillë: “Në këtë drejtim reagimet duhet të jenë shumë të rezërvuara dhe mundësisht ne të politikës fusim hundët shumë. I takon ekspertëve dhe sidomos atyre të thonë fjalën e fundit”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7991,Camëri,109,Editorial,1717,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2379,Kulture,630,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kufirin detar e caktoi Haga”/ Majko: Në 1946 u dënuam për incidentin në ujërat tona
“Kufirin detar e caktoi Haga”/ Majko: Në 1946 u dënuam për incidentin në ujërat tona
“Kufirin detar e caktoi Haga”/ Majko: Në 1946 u dënuam për incidentin në ujërat tona
https://3.bp.blogspot.com/-0SVupXGpavg/Wp7bAya6B_I/AAAAAAAAUEs/u3jhTEZuXlcpo2EZQKwE5w0ay_OGXzyjwCLcBGAs/s640/pandeli-majko-933x445-640x305.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0SVupXGpavg/Wp7bAya6B_I/AAAAAAAAUEs/u3jhTEZuXlcpo2EZQKwE5w0ay_OGXzyjwCLcBGAs/s72-c/pandeli-majko-933x445-640x305.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kufirin-detar-e-caktoi-haga-majko-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kufirin-detar-e-caktoi-haga-majko-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy