Kurti tregon tri shkaqet kryesore që kishin bombardimet e NATO's

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka dhënë tri shkaqet që ai beson se kishin bombardimet e NATO-s, Sipas tij tri shkaqet e bombardimeve ishin që të mos përsëritej Bosnja në Kosovë, që të mos përsëritej Kosova në Maqedoni, dhe dështimi i Rambujesë.

Postimin e plotë të Kurtit mund ta lexoni më poshtë:

19 vjet më parë, aeroplanët e NATO-s sulmuan caqet e forcave serbe në Jugosllavinë e Milosheviqit. Besoj se bombardimet e NATO-s kishin tri shkaqe kryesore kur filluan:
1) Që të mos përsëritej Bosnja në Kosovë. Masakra e Reçakut e 15 janarit 1999 po tregonte se një Srebrenicë e re ishte bërë fort e gjasshme në Kosovë - kjo duhej parandaluar.
2) Që të mos përsëritej Kosova në Maqedoni. Zgjerimi i konfliktit në kushtet kur as nuk zgjidhet as nuk ndalet ai është dukuri e zakonshme - edhe kjo duhej parandaluar.
3) Dështimi i konferencës së Rambujesë. Milosheviqi përfundimisht refuzoi të nënshkruante marrëveshjen me palën kosovare ndonëse në dokumentin e ofruar Serbia përfitonte tejet shumë.
Në këto orë të vona të 24 marsit të vitit 1999, u vranë në Mitrovicë Latif Berisha dhe Agim Hajrizi.
Latif Berisha ishte profesor universitar, poet, kryetar i LDK-së në Mitrovicë dhe anëtar i kryesisë në LDK, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, i angazhuar në vazhdimësi për ngritjen arsimore të popullit. Ai u vra në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës.
Agim Hajrizi ishte ekonomist, sindikalist i paepur, kryetar i sindikatave komunale në Mitrovicë, kryetar i qeverisjes komunale në Mitrovicë në vitet e '90-ta. U vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën dhe djalin 10 vjeçar.
Kadri Kadriu ishte poet dhe piktor, që besonte se kultura na sjell më pranë lirisë, ishte krijues i veprave artistike shumë të vlefshme. U vra dy javë para Latif Berishës e Agim Hajrizit, saktësisht më 11 mars 1999.
Këta tre intelektualë, veprimtarë të çështjes kombëtare e mbështetës të UÇK-së, u ndanë nga jeta të parët porsa filluan bombardimet e NATO-s në Mitrovicën që mbeti e ndarë me përfundimin e atyre bombardimeve.
Mitrovica ishte shënjestra e Serbisë agresore. Mitrovica është plaga jonë që s'është mbyllur./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kurti tregon tri shkaqet kryesore që kishin bombardimet e NATO's
Kurti tregon tri shkaqet kryesore që kishin bombardimet e NATO's
https://3.bp.blogspot.com/-Tom3ZSLozPQ/WrcIUoWLeDI/AAAAAAAAFI4/oYVl9dozdbQ1noAKkOzB9eEScoWA70IlwCLcBGAs/s640/thumbnail-albin-kurti_1521931691-3794756.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Tom3ZSLozPQ/WrcIUoWLeDI/AAAAAAAAFI4/oYVl9dozdbQ1noAKkOzB9eEScoWA70IlwCLcBGAs/s72-c/thumbnail-albin-kurti_1521931691-3794756.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kurti-tregon-tri-shkaqet-kryesore-qe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/kurti-tregon-tri-shkaqet-kryesore-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy