Kush janë 4 “familjet” me lidhje të forta politike, që kontrollojnë tregun mediatik në Shqipëri

, Kush janë 4 “familjet” me lidhje të forta politike, që kontrollojnë tregun mediatik në Shqipëri

“Tregu i medias në Shqipëri është i kontrolluar nga një grup i vogël pronarësh me lidhje të forta politike”.Ky është një ndër përfundimet në të cilat ka arritur një studim i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Reporterë Pa Kufij (RSF).Përmes një kërkimi tre mujor, rezultatet e “Monitorit të Pronësisë së Medias në Shqipëri” hedhin dritë mbi tregun e shqiptar të medias duke publikuar se kush e ka nën pronësi dhe kush e kontrollon median.Monitorimi tregon “nivel shumë të lartë përqendrimi të audiencës në tregun shqiptar të medias”.Sipas rezultateve, “katër pronarët kryesorë në segmentin e televizioneve, familja Frangaj, familja Hoxha, familja Dulaku dhe familja Ndroqi, arrijnë gjysmën e audiencës totale (mes 48.93% dhe 58,60%.Tre pronarë kanë pesë licenca transmetimi dixhital, nga të cilat njëri ka marrë tre.Në radio, përqendrimi i audiencës është edhe më i lartë, ku katër pronarë kontrollojnë pothuajse dy të tretat (63.69%) e audiencës.Një nivel mesatar përqendrimi mund të dallohet vetëm te shtypi, ku katër pronarët kryesorë kanë një lexueshmëri të kombinuar prej 43.29%”.Ndërsa matjet edhe të pronësisë ndërsektoriale të medias, TV, shtyp, radio dhe online, “zbuluan se të tetë pronarët kryesorë arrijnë një audiencë që varion nga 72,1% deri në 80.1%”.Sa i përket “përqëndrimit në treg”, studimi nënvizon se “tregu shqiptar i medias është i vogël dhe i mbisaturuar, duke krijuar presione të ashpra ekonomike”.

, Kush janë 4 “familjet” me lidhje të forta politike, që kontrollojnë tregun mediatik në Shqipëri

Nga analiza e 12 të përditshmeve kombëtare “u identifikua një pronar që kontrollon 54% të tregut.Të katër botuesit kryesorë në vend kontrollojnë bashkërisht 86.5% të tregut të shtypit.Pavarësisht se numri i lartë i mediave sugjeron një varietet sasior oferte, të dhënat financiare tregojnë se pjesa e luanit në të ardhura është e përqendruar në pak grupe mediatike nën pronësi familjare.Përqendrimi brenda tregut të transmetimeve televizive pa pagesë te katër pronarët më të mëdhenj është 89.6% – ku dy më të mëdhenjtë më vete kontrollojnë më shumë se dy të tretat e tregut (71.7% të të ardhurave) – dhe rritet në 94% në rast se përfshihen edhe rrjetet e transmetimit dixhital si dhe transmetuesi publik”.Sipas studimit “masat rregullatore mbrojtëse mungojnë. Megjithëse tregu i medias audiovizuale është i rregulluar me ligj, shumica e ekspertëve të medias e perceptojnë organin rregullator, Autoritetin e Medias Audiovizuale, si nën ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të aktorëve politikë dhe korporativë”.Rezultatet e kërkimit, bazuar në metodologjinë e ndjekur, arrijnë në përfundimin se”kontrolli politik mbi mediat në Shqipëri vlerësohet si i lartë.Audienca e pronarëve me lidhje politike varion nga 65,18% në 75,86%”.Një situatë e tillë sipas studimit ka bërë që “për shkak të presionit që vjen nga pronarët e medias me interesa politike dhe ekonomike, shumë gazetarë shqiptarë përdorin vetëcensurën.Përveç rrjetit të komplikuar që krijohet rreth interesave të lidhura të pronarëve të medias, klima e medias në Shqipëri është nën presion edhe nga një seri faktorësh të tjerë, përfshirë reklamuesit e mëdhenj koorporativ dhe institucionet qeveritare.

, Kush janë 4 “familjet” me lidhje të forta politike, që kontrollojnë tregun mediatik në Shqipëri

Gjithsesi, asnjë nga këto faktorë të jashtëm nuk luan një ndikim aq të madh për t’i shtyrë gazetarët drejt vetëcensurës se sa interesat ekonomikë dhe politikë të pronarëve”.Lidhjet politike të pronarëve të mediave, kanë bërë që presioni të jetë në rritje.Studimi i referohet në veçanti marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me mediat lokale.“Denigrimi i medias shpesh shfaqet në retorikën e Ramës përgjatë viteve të fundit shoqëruar me një rritje të komunikimit të tij përmes medias sociale për të shmangur pyetjet nga gazetarët.Disa komentatorë kanë sugjeruar se pas gjuhës së pasur të përdorur kundër medias nga politikanët shqiptarë qëndron një ‘strategji sharjesh’, e cila synon të devijojë vëmendjen e publikut nga skandalet duke ofruar një spektakël televiziv të gatshëm.Të tjerë e shohin atë si përpjekje për të delegjitimuar një grusht gjithnjë e më të vogël mediash dhe gazetarësh kritikë, të cilët nuk janë të kontrolluar drejtpërsëdrejti nga oligarkët dhe në mënyrë të tërthortë nga Rama, Meta, Berisha dhe klientët e tyre”.Sipas Kristina Vokos, drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Albania “miti se, pavarësisht problemeve, media shqiptare përfaqëson pluralizëm këndvështrimesh, është rrëzuar. Një grup i vogël familjesh mbërrijnë më shumë se sa gjysmën e audiencës dhe kanë mbi 90% të të ardhurave në tregun tonë të medias.”

, Kush janë 4 “familjet” me lidhje të forta politike, që kontrollojnë tregun mediatik në Shqipëri

Ndërsa Olaf Steenfadt, drejtori global i Projektit të RSF Monitori i Pronësisë së Medias theksoi se “pas shumë dekadash tranzicioni dhe përpjekjeve të shumta nga aktivistët e shoqërisë civile brenda Shqipërisë, si dhe pas kontributeve të rëndësishme nga bashkësia ndërkombëtare, panorama e medias duket se po rrëshqet nga rruga drejt pavarësisë, pluralizmit dhe qëndrueshmërisë”.Ai i ka bërë thirrje “elitave të kuptojnë vlerën e një sektori mediatik me të vërtetë të shëndetshëm dhe të veprojnë në mënyrë të përshtatshme, duke marrë parasysh edhe përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button